Josip Kuzhe: Short shumë i vështirë
Trajneri i Kombëtares së Shqiptarëve foli menjëherë pas njohjes së kundërshtarëve. Ai tha se nuk ka short dashamirës për Shqipërinë. Franca dhe Rumania janë të kënaqura. Me ne edhe Bosnje e Hercegovina, Bjellorusia dhe Luksemburgu
Denion Ndrenika
Trajneri i Kombëtares së Shqiptarëve, Josip Kuzhe është shprehur menjëherë pas ceremonisë së njohjes së kundërshtarëve të Kampionatit Europian 2012, se për Shqipërinë shorti nuk ka qenë, aspak dashamirës. “Është një grup i vështirë. Kundërshtarët në individualitetet e tyre, janë të gjithë shumë të veçantë dhe të fortë. Mund të kishim shanse më të mira në vazot 3 dhe 4”-është shprehur trajneri Kuzhe i cituar nga faqja zyrtare në internet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pavarësisht kësaj, trajneri i përfaqësueses shqiptare ka deklaruar se tashmë ndeshjet duhen vlerësuar të gjitha me të njëjtin seriozitet. “Do t’ i studiojmë një për një dhe do të kërkojmë të marrim më të mirën prej tyre”- ka përfunduar Kuzhe. Sakaq, sot në orën 12.00, trajneri i përfaqësueses shqiptare, do të japë në orën 12.00 një konferencë për shtyp, për mediat në ambientet e FSHF. Kurse, presidenti Armand Duka, i pranishëm në ceremoninë e Varshavës, tha: “Shorti nuk është treguar bujar me Shqipërinë. Si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo financiare, skuadrat nuk ishin ato që dëshironim”. Duke analizuar, ekipet që bëjnë pjesë në Grupin D, Presidenti Duka theksoi se skuadrat e vazos 2 (Rumania), 3 (Bosnjë Hercegovina) dhe 4 (Bjellorusia), ishin pikërisht ato, që Shqipëria nuk i preferonte: “Për fat të keq në grup na ranë ekipe të forta dhe të “varfra” nga pikëpamja financiare. Të treja këto skuadra, janë të forta dhe të vështira për Shqipërinë”- ka theksuar ai. Presidenti Armand Duka e ka vlerësuar të gjithë shortin si shumë të vështirë, ndërkohë që e ka komentuar kështu, qënien “kokë” e Grupit D të Francës, nënkampione e botës: “Patjetër që është një nga skuadrat më të rëndësishme të botës. Një ekip shumë i vështirë nga pikëpamja sportive. Ishte 50% e shanseve që do të kërkonim nga ekipet e vazos së parë”- ka përfunduar Presidenti i FSHF-së. Ndërkaq është vendosur që në datë 19 shkurt në Luksemburg të bëhet takimi ndërmjet presidenteve dhe trajnerëve të Grupit D për përcaktimin e datave të ndeshjeve.
Franca
Zherar Hulie, drejtor teknik i Kombëtares së Francës tha se grupi nuk ishte i vështirë për djemtë e trajnerit Rajmond Domenek. “Ky grup është i përshtatshëm. Në fakt, Rumania ëhtë skuadër e vështirë, ndërsa për Bosnje e Hercegovinën mund të them se ajo do të mbetet skuadër e çuditshme për të gjetur lojtarë si Safet Susiç (trajneri i boshnjakëve pas Çira Bllazheviçit), sikurse isha unë trajner te Paris Sen Zhermen”-tha ai. Ndërsa, presidenti i federatës Zhan-Pierr Eskale, u tregua disi më i kujdesshëm kur foli për kundërshtarët. “Nuk ka ndonjë gjë shumë të qartë në këtë grup për ecurinë kualifikuese. Duhet të keni kujdes nga kundërshtarët sepse më duket se grupi ëhstë shumë i barazpeshuar. Ne do të ndeshemi përsëri me Rumaninë, në të vërtetë një zakon i vjetër. Bjellorusët kanë bërë përparime të mëdha, ndërsa Bosnje e Hercegovina mbetet një skuadër e vështirë. Për Luksemburgun mund të them se ai ka fituar kundër Zvicrës në eliminatoret e Botërorit 2010 dhe Zvicra është kualifikuar për në Afrikën e Jugut”-tha ai. Eskale shtoi se kishte kënaqësi që kundërshtarët janë nga vende jo shumë larg gjeografikisht nga Franca. “Gjëja e vetme që na kënaq është se nuk ishin udhëtime shumë nuk kanë dallim shumë kohë”-shtoi presidenti.
Rumania
Razvan Luçesku, trajneri i Rumanisë tha pas shortit se ishte e vështirë të fliste që tani për projektin e kombëtares. “Është e vështirë të bisedoni në një muaj që tani për disa ndeshje, por Franca ka lojtarë që luajnë për Barcelonën, Mançester Junajtdin, Realin e Madridit. Megjithatë, ne jemi të sigurtë në kapacitet që kemi sepse rezultatet tona të kohëve të fundit kundër francezve kanë qenë të mira. Ndeshjet mes nesh do të jenë më të pëlqyerat në këtë grup”-tha ai. Ndërkaq, Mirça Sandu, presidenti i federatës rumune tha se barazimet do të ishin të pëlqyeshme kundër Francës. “Këto janë përballje nga më të mirëpriturat. Ne kemi pasur rezultate mbresëlënëse me Francën kohët e fundit, por do të doja që të kishim në grup Portugalinë që në vjeshtë kur të fillojnë eliminatoret”-tha Sandu. Për Dumitru Dragomir, kryetar i ligës profesioniste rumune, shorti është i mirë. Ai tha se “është me të vërtetë një grup i madh”, por dhe se “me Francën, ne do të jemi favoritë”. “Megjithatë, unë mendoj se për vendin e parë, ajo do të jetë e vështirë për t’u përcaktuar. Ne nuk kemi ndonjë frikë nga Bosnje e Hercegovina”-vijoi Dragomiri. Për kapitenin e rumunëve, Kristian Kivu që luan tek Interi në Itali, kombëtarja është me një grup të qëndrueshëm dhe grupi në barazpeshë. “Me pak fat ne mund të synojmë dhe të arrijmë në vendin e parë. Por, Franca është në të vërtetë një skuadër e nivelit të lartë”tha Kivu. Deklaratat u dhanë nga gazeta franceze “L’Equpie” referuar gjithashtu Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
Finalistët
Të kualifikuar do të jenë të gjithë ekipet e vendeve të para dhe e dyta më e mirë mes të 9-ve. Katër të kualifikuar të tjerë do të dalin nga ndeshjet e plej-ofit. Dy vende janë të organizatorëve, Poloni dhe Ukrainë. Eliminatoret do të fillojnë më 2 shtator 2010 dhe do të përfundojnë pas plej-ofit më 15 nëntor 2011
Bilancet me kundërshtarët e Grupit D*
Miqësore me Rumaninë
23 tetor 1949 Bukuresht Rumani-Shqipëri 1-1
29 nëntor 1949 Tiranë Shqipëri-Rumani 1-4
5 tetor 1950 Bukuresht Rumani-Shqipëri 6-0
20 shtator 1988 Kostanca Rumani-Shqipëri 3-0
Zyrtare me Rumaninë
13 tetor 1946 Shqipëri-Rumani 1-0 K.Ballkanik
25 maj 1947 Shqipëri-Rumani 0-4 K.Ballkanik
2 maj 1948 Rumani-Shqipëri 0-1 K.Ballkanik
23 tetor 1949 Rumani-Shqipëri 1-1 K.Ballkanik
29 tetor 1972 Rumani-Shqipëri 2-0 Botërori 1974
6 maj 1973 Shqipëri-Rumani 1-4 Botërori 1974
25 mars 1987 Rumani-Shqipëri 5-1 Euro 1988
28 tetor 1987 Shqipëri-Rumani 0-1 Euro 1988
6 shtator 2006 Shqipëri-Rumani 0-2 Euro 2008
21 nëntor 2007 Rumani-Shqipëri 6-1 Euro 2008
Zyrtare me Bjellorusinë
2 shtator 2006 Bjellorusi-Shqipëri 2-2 Euro 2008
17 nëntor 2007 Shqipëri-Bjellorusi 2-4 Euro 2008
Miqësore me Luksemburgun
13 shkurt 2002 Luksemburg-Shqipëri 0-0
Zyrtare me Luksemburgun
2 qershor 2007 Shqipëri-Luksemburg 2-0 Euro 2008
6 qershor 2007 Luksemburg-Shqipëri 0-3 Euro 2008
Zyrtare Francën
7 nëntor 1990 Shqipëri-Francë 0-1 Euro 1992
30 mars 1991 Francë-Shqipëri 5-0 Euro 1992
Miqësore me Bosnje e Hercegovinën
30 maj 1995 Shqipëri-Bosnje e Hercegovinë 2-0
24 prill 1996 Bosnje e Hercegovinë-Shqipëri 0-0
Rumunët janë kundërshtarët më të vështirë për Shqipërinë. Thuajse në çdo rast ata ia kanë dalë mbanë të fitojnë. Në të vërtetë kundër tyre shqiptarët kanë triumfuar vetëm në vitin 1946 në Tiranë dhe në 1948 në Bukuresht në dy ndeshje për Kampionatet Ballkanike.
Rumania
Rumania e futbollit nuk është një kundërshtar i panjohur për Shqipërinë. Të dyja përfaqësueset janë ndeshur plot 13 herë midis tyre që nga përballja e parë para 61 vjetësh. Një bilanc aspak optimist për Shqipërinë, ka fituar 2 ndeshje, barazuar 1, teksa kemi pësuar 10 humbje (9 rresht), e fundit më 21 nëntor 2007 me rezultatin e thellë 6-1. Oto Bariç ishte trajneri i 8-të që është ndeshur me një kombëtare rumune.
Franca
Franca është një nga pesë kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin D në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të luhen në Poloni dhe Ukrainë. Kundër Francës jemi ndeshur dy herë në takimet e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 1992. Humbëm në Tiranë 1-0 (17 nëntor 1990) dhe në Francë 5-0 (30 mars 1991).
Bosnje e Hercegovina
Bosnjë-Hercegovina është një nga pesë kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin D në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të luhen në Poloni dhe Ukrainë. Ndaj skuadrës boshnjake kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore. Në të parën, të luajtur në Tiranë, Shqipëria fitoi 2-0 me gola të realizuar nga Anesti Qendro dhe Enkelejd Dobi. Ndeshja u zhvillua më 30 nëntor 1995. Në po këtë vit, Bosnja kishte dalë nga lufta dhe ende nuk ishte pjesë e UEFA-s. Takimi i kthimit në Zenica të Bosnjës u mbyll në barazim pa gola. Gjithsesi, situata tani ka ndryshuar, pasi Bosnja ka bërë përparime të shumta dhe ndryshe nga Shqipëria ndodhej në vazon 3, kurse Kombëtarja jonë në vazon 5.
Bjellorusia
Bjellorusia është një nga pesë kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin D në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të luhen në Poloni dhe Ukrainë. Me Bjellorusinë kemi zhvilluar dy ndeshje për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008 nën drejtimin e Oto Bariçit. Barazuam në Minsk me rezultatin 2-2 (golat nga Ervin Skela dhe Besnik Hasi), ndërsa humbëm në Tiranë me rezultatin 4-2 (golat nga Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani). Bjellorusia nuk mund të konsiderohet një kundërshtar i lehtë.
Luksemburgu
Luksemburgu është një nga pesë kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin D në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të luhen në Poloni dhe Ukrainë. Gjithsej kemi realizuar 3 ndeshje kundër Luksemburgut, me bilancin 2 fitore dhe 1 barazim pa gola (13 shkurt 2002) në kohën kur kuqezinjtë i drejtonte Sulejman Demollari. Në dy përballjet e fundit ndaj Luksemburgut për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, Shqipëria e drejtuar asokohe nga kroati Oto Bariç i fitoi të dyja ndeshjet, si në Tiranë (2-0) ashtu dhe në Luksemburg (3-0), teksa sulmuesi Edmond Kapllani (atëherë në radhët e Karlsruhes) realizoi 3 gola, dhe nga një gol Altin Haxhi dhe Ervin Skela.
Bilancet nga “fshf” dhe “albania-sport”
Datat e ndeshjeve të përcaktuara nga UEFA
03-04 shtator 2010
08-09 tetor 2010
25-26 mars 2011
03-04 qershor 2011
02-03 shtator 2011
07- 08 tetor 2011
07 shtator 2010
12 tetor 2010
29 mars 2011
07 qershor 2011
06 shtator 2011
11 tetor 2011
Plej-Ofi
11-12 nëntor 2011
15 nëntor 2011
Euro 2012
Grupi A
Gjermani
Turqi
Austri
Belgjikë
Kazakistan
Azerbajxhani
Grupi B
Rusi
Sllovaki
Irlandë
Ish-RJ Maqedoni
Armeni
Andorrë
Grupi C
Itali
Serbi
Irlandë e Veriut
Slloveni
Estoni
Ishujt Faroe
Grupi D
Francë
Rumani
Bosnje-Herzegovinë
Bjellorusi
Shqipëri
Luksemburg
Grupi E
Holandë
Suedië
Finlandë
Hungari
Moldavi
San Marino
Grupi F
Kroaci
Greqi
Izrael
Letoni
Gjeorgji
Maltë
Grupi G
Angli
Zvicër
Bullgari
Uells
Mali i Zi
Grupi H
Portugali
Danimarkë
Norvegjië
Qipro
Islandë
Grupi I
Spanjë
Rep.Çeke
Skoci
Lituani
Lihtenshtajn
Organizatorë
Poloni
Ukrainë
-
1758 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg