Hyrje | Sporti | Spanja, Italia, Gjermania, Anglia: Grupe të mirë për ne

Spanja, Italia, Gjermania, Anglia: Grupe të mirë për ne

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 

Euro 2012

 

 

Grupi i Italisë është i vetmi me tri skuadra që janë kualifikuar për në botërorin e Afrikës së Jugut. Në grupin e Gjermanisë, të gjithë flasin gjermanisht. Fabio Kapelo nervozohet, gazetari kujton çështjen “Terri”

 

Denion Ndrenika

Shumë herë kampionë botërorë dhe europianë bashkarisht, italianët, gjermanët, anglezët dhe spanjollët dhe me suksese shumëvjeçare, panë kundërshtarë të lehtë në shortin europianit që do të zhvillohet në Ukrainë dhe në Poloni në 2012. Të gjithë të mëdhenjtë janë të kënaqur me shortin.

Spanja

Kampionët europianë në fuqi spanjollët e trajnerit Vinsente del Boske kanë përballë në shortin e hedhur në Varshavë, Republikën Çeke, Skocinë, Lituaninë dhe Lihtenshtajnin e dobët. Ata pritet të do të dalin përpara të gjithëve për të mbrojtur “pronën” e fituar në 2008-ën në Austri dhe në Zvicër. “Kundërshtarët tanë nuk do të jenë në botërr, por kini kujdes prej tyre!”-tha Del Boske. Ai shtoi se ishte “relativisht i lumtur” nga shorti që e vendosi me kundërshtarë më të dobët dhe të dështuar në rrugën e Afrikës së Jugut 2010. Kurse, trajner i Skocisë është i lumtur me shortin sepse do të përballet me Spanjën! “Kjo festë do të shkojë mirë kur të luajmë në Spanjë, pikërisht atje ku ajo është shumë e mirë. Dhe, pastaj të marrin hak në “Hampden Park”, ku ajo do të jetë e kujdesshme”-tha Kreig Lëvein.

Italia

Kampionia e Botës në fuqi, Italia mendon se grupi i saj është në barazpeshë të plotë. Trajneri që e bëri kampione në Berlin më 2006, Marcelo Lipi tha se “me Serbinë dhe me Slloveninë, ne kemi përballë dy kombëtare që janë kualifikuar për në Afrikën e Jugut dhe kjo përbën një sfidë mes nesh”. “Megjithatë-shtoi Lipi-, është nëj epërsi fakti që jemi në një grup me pesë skuadra dhe shorti te të tjerët është më i vështirë se te ne”. Kurse, për Xhankarlo Abeten, nuk ka shumë lehtësi në këtë grup, në të cilin ai tha se “është i vetmi që ka tre skuadra pjesëmarrëse në Botërorin e Afrikës së Jugut”.

Gjermania

Pavarësisht nga një barazim jo i lehtë në këtë short, veçanërisht me kundërshtarët si Turqia, Austria dhe Belgjika, gjermani Joakim Lëv trajneri i tri herë kampionëve të Europës dhe po kaq të botës, tha se ishte i kënaqur me ata që i ranë nga goglat në Varshavë. “Unë jam i kënaqur, sepse ky është një grup shumë gjermanik, me Austrinë dhe pastaj më i plotë me Berti Fogstin që është trajner i Azerbajxhanit. Po ashtu edhe për trajnerin tjetër gjerman Bernd Shtork me Kazakistanin”-tha Lëv. Në fakt, Lëv nuk u tregua euforik. Ai shtoi se “më duhet të them se unë jam as i lumtur dhe as i tronditur”, sepse “logjikisht kjo nuk është fushatë e lehtë kualifikuese”-shtoi Lëv. Ai nuk e mohoi megjithatë përbërjen e grupit me disa gjermanë brenda, turqit si komunitarët më të shumtë që jetojnë në Gjermani dhe me lojtarë tepër të shquar të shkollës gjermane, austriakët që janë një fis me gjermanët si dhe Fogsti me Shtorkun. “Ky është një grup “gjerman” me shumë trajnerë gjermanë”-përsëri me pak humor Lëv. Edhe Belgjika ka gjithashtu një trajner “gjerman”, holandezin Dik Advokat, që ka drejtuar disa herë ekipe të Bundesligës dhe sot qëndron te belgët. Herën e fundit Gjermania e mposhti në miqësore gushtin e shkuar Belgjikën 2-0. “Ne jemi të kënaqur me këtë grup. Ne jemi po ashtu të kënaqur që përsëri kemi gjermanët e mëdhenj kundërshtarë në grupin tonë, sepse ne duam të mësojmë shumë”-tha Fogst, kampion europian si trajner me Gjermaninë në Angli më 1996.

Anglia

Nga ana e tij, Fabio Kapelo që zhvilloi një fushatë të mrekullueshme me Anglinë tha se shorti e vendosi në një grup të barazpeshuar, por ai u pa i nevrikosur kur një gazetar britanik kujtoi çështjen e Xhon Territ, të cilin e shkarkoi si kapiten pasi shkoi me ish-të fejuarën e shgokut të tij te Çelsi, Uejn Brixh, Vanesa Pernosil. Më pas Kapelo tha grupi nuk dukej i lehtë dhe pasi u qetësua foli për një projhekt që kërkon punë për të qenë i suksesshëm në këtë grup. “Të katër lundërshtarët tanë Zvicra, Uellsi, Bullgaria dhe Mali i Zi janë të rrezikshëm. Kundër Uellsit, do të jetë ndeshje ime e parë derbi britanik. Ajo do të jetë një përballje shumë interesante sidomos pasi ekipi i tyre është i ri por shum i talentuar. Zvicra është e fortë dhe kjo dihet. Por unë jam i lumtur që kemi një grup prej pesë ekipesh, sepse janë më pak ndeshje”-tha ai. Trajneri i Uellsit, Xhon Toshak e pa me inters gjithashtu grupin e tij. “Pas Anglisë, që të gjithë të tjerët do të mendojnë se vendi i dytë është i arritshëm për ta, kështu edhe veçanërisht sepse jemi vetëm pesë ekipe”-tha Toshak.

Portugalia

E kualifikuar me vështirësi në grupin e parë për në Botërorin 2010, Portugalia e Kristiano Ronaldos do të rigjejë përballë Danimarkën e fortë të trajnerit Morten Olsen. Portugezët u mundën 2-3 në fushatën e botërorit brenda në shtëpinë e tyre dhe u barazuan në çastet e fundit në Kopenhagen 1-1 pasi udhëhiqnin një lojë më të mirë për ta. Kualifikimin për në Afrikë ata e arritën kundër Bosnje e Hercegovinës në plej-of. Shorti për Euro 2012 i jep një tjetër skandinave, Norvegjinë që “zëvendëson” Suedinë që kishte, por edhe një më të vogël, Islandën. “E pra, ne nuk do të bëjmë udhëtim shumë të komplikuar. Unë jam i kënaqur me kundërshtarët dhe pastaj duke qenë se jemi vetëm pesë skuadra në grup, gjë që është e mirë”-tha trajneri Karlos Keiroz.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 1499 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive