Rrustemaj pas Canës, shqiptari tjetër në Premier Ligë
Bllekbërni ka blerë nga Malmoe e Suedisë futbollistin shqiptar, Besnik Rrustemaj, 16 vjeç. Rrustemaj ishte golashënuesi më i mirë i Malmos për grupmoshën dhe bëhet shqiptari i dytë që shkon në Premier Ligë brenda gushtit, pas Lorik Canës
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Lorik Cana është i bindur se do të qëndrojë në futbollin anglez të paktën edhe për 3-4 vjet. Mesfushori shqiptar ka debutuar me fanellën e Sanderlendit, në ndeshjen miqësore kundër Sëlltikut të Gllazgout, të cilin e fitoi klubi anglez me rezultat 2:1. Cana tregon për hapat e parë me Sanderlendin. “Është disi si të rikthehesh në shkollë. Kam njohur ambientin e ri, njerëzit e rinj, jam me ta që nga e mërkura”, tha për të përditshmen franceze “Le Parisien” mesfushori mbrojtës, i cili i tregoi edhe arsyet se përse vendosi ta zgjidhte Sanderlendin. “Projekti i klubit më bindi. Është ndjenjë e mirë kur luan me stadium të stërmbushur. Unë do të mbetem në Angli edhe për 3-4 vjet”, shtoi përfaqësuesi shqiptar. Cana e ka përsëritur faktin, se i mbetet merak që nuk e fitoi titullin e kampionit të Francës në sezonin e fundit, mirëpo shton se kontribuoi aq sa mundi, për ta ngritur Marsejën lart, deri në kupat e Europës.
Cana, i cili javën e kaluar kaloi te skuadra e Sanderlendit, synon që në edicionin e tij të parë në Ligën Premiere me skuadrën e tij të re të jetë në mesin e 10 skuadrave të para në renditje. "Vitin e kaluar ka qenë shumë vështirë për këtë skuadër, por sivjet ka trajnerin e ri dhe futbollistë të rinj. Ne do të mundohemi të japim maksimumin dhe mendoj se do të jemi në Top 10", ka pohuar Cana në një intervistë për BBC. Cana ka thënë se ka qenë i habitur nga pasioni i madh i tifozëve për të mbështetur atë gjatë ndeshjes me skocezët e Sëlltikut. "Unë e shoh se këtu njerëzit ndihen krenarë kur e mbështesin skuadrën. Shumë njerëz që punojnë këtu kanë tatuazhe me emblemën e skuadrës dhe kjo është diçka mahnitëse. Ata kanë pasion për klubin dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë jam krenar që jam lojtar i kësaj skuadre dhe jam i nderuar që do të luaj në këtë fanellë", ka përfunduar Cana.
Rrustemaj
Besnik Rrustemaj është përforcim i ri i Bllekbërnit. Me paraqitjet e tija të shkëlqyeshme me klubin suedez Malmo, talenti i ri shqiptar i ka bindur zyrtarët e Rovers që ta transferojnë atë në Angli. Duke e marrë parasysh moshën e tij të re, (Besniku është vetëm 16 vjeç), Rrustemaj do të jetë pjesë e akademisë së Bllekbërn. Sulmuesi shqiptar ka nënshtetësi suedeze. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Malmos për grupmoshën e vet. Përpos Rrustemajt, skuadra e menaxherit Sam Allardyce, Bllekbërn, ka transferuar edhe sulmuesin tjetër të Malmos, 15-vjeçarin Filip Pivkovski, po ashtu me nënshtetësi suedeze. “Tashmë është e qartë se dy sulmuesit, Besnik Rrustemaj (1993) e Filip Pivkovski (1994), e kanë lënë Malmon dhe kanë lëvizur drejt Bllekbërnit. Klubet kanë arritur marrëveshje dhe tash ka mbetur vetëm një detaj i vogël, derisa gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte. Futbollistët deri tani janë stërvitur me akademinë e Malmos dhe ndihen mjaft të përgatitur për sfidën e re. Ne urojmë që ata të përparojnë dhe të arrijnë sukses në karrierën e tyre”, shkruante në një komunikatë të Malmos, të publikuar të hënën në uebfaqen e vet zyrtare.
Shpërthen Shefki Kuqi
Shefki Kuqi ka eksploduar në ndeshjen e parë zyrtare me Koblenzin. Sulmuesi shqiptar shënoi dygolësh të dielën kundër Concordia Hamburgut, për t’ia siguruar klubit të tij të ri kualifikimin në rrethin e dytë të Kupës së Gjermanisë. Kuqi ndihet i lumtur me golat dhe me fitoren, për të cilën thotë se do t’i japë besim ekipit, para fillimit të sezonit në Bundesliga 2. Tus Koblenz të dielën zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare, duke e mposhtur skuadrën Concordia Hamburg me rezultat bindës 4:0, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Gjermanisë (DFB Cup). Padyshim, hero i padiskutueshëm i kësaj ndeshjeje ishte transferimi nga “Crystal Palace”, Shefki Kuqi, i cili shënoi dy gola. Sulmuesi shqiptar, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndjehet i lumtur me paraqitjen e tij. “Ne i përmbushëm të gjithë detyrat tona. Kjo fitore na jep më shumë besim për fillimin e garave kampionale. Unë jam i kënaqur me dy golat që i shënova. Tifozët e Koblenzit na përkrahën gjatë gjithë ndeshjes”, ka deklaruar Kuqi, i cili gjatë kësaj vere i është bashkuar Koblenzit, ku luan edhe vëllai i tij, Njaziu. Golin e parë Kuqi e shënoi në minutën e 13-të të ndeshjes, ndërsa të dytin personal, përkatësisht të katërtin për Koblenzin, e realizoi në minutën e 66-të. Me këtë fitore, Koblenz kaloi në rrethin e dytë të DFB Cup pas plot dy vitesh. Në anën tjetër, vëllai i Shefkiut, Njaziu, thotë se është kënaqur duke luajtur me vëllanë e tij të madh. “Shefkiu shënoi dy gola dhe luajti shumë mirë gjithandej. Skuadra jonë po shkon mirë e më mirë. Shefkiu dha kontribut të madh në fazën e sulmit, andaj tash e tutje nuk jam i obliguar t’i bëj të gjitha gjërat i vetëm në sulm”, tha Njazi Kuqi. Ky i fundit në këtë takim ka luajtur vetëm në pjesën e parë. “Unë isha pjesëmarrës në golin tonë të dytë dhe atë të tretë. Ditëve të fundit kam vuajtur nga një sëmundje e gripit. Megjithatë, jam i kënaqur me paraqitjen time. Unë u largova nga loja në pjesën e dytë, me qëndrim të mirë, dhe ne kishim vendosur që unë të luaja vetëm një pjesë të lojës”, përfundoi Njaziu, i cili u zëvendësua nga Muller, me të përfunduar pjesa e parë e lojës.
Te NEC-i
I befasuar dhe i lumtur
Erton Fejzullahu ishte i befasuar dhe i nderuar me debutimin e tij zyrtar me fanellën e klubit holandez NEC Nijmegen. Futbollisti shqiptar luajti 90 minuta, në ndeshjen e së dielës në kampionatin holandez, të cilën e humbi skuadra e tij e re me rezultat 2:0, nga Fejënord. Ai e pati rastin të luante përpara 42 mijë shikuesve, gjë e cila nuk i kishte ndodhur më parë. “Trajneri më erdhi afër dhe më pyeti nëse isha i gatshëm të luaja nga fillimi dhe unë i thashë menjëherë: po natyrisht. Ishte një ndjenjë e mirë për mua, posaçërisht në një stadium si ky. Unë kurrë nuk kam luajtur para aq shumë shikuesve. As nuk e kam paramenduar se do të luaj nga minuta e parë e ndeshjes”, tha 21-vjeçari për uebfaqen zyrtare të NEC Nijmegen. Sulmuesi i Përfaqësueses U-21 të Suedisë është ndarë i kënaqur me lojën që ka treguar. “Jam i kënaqur me mënyrën sesi luajta. Mirëpo unë mund të rritem (përmirësohem), pasi jam duke punuar fort. Mendoj se mund të tregojmë lojëra të mira këtë sezon. Kjo humbje 2:0 është e papranueshme dhe e pajustifikueshme. Kemi mundur ta fitonim një pikë”, shtoi Fejzullahu, i cili tha se pas ndeshjes u përkëdhel nga trajneri. Erton Fejzullahu shpreson të luajë vazhdimisht gjatë këtij sezoni si titullar dhe të shënojë gola. “Synim imi i parë është që ta gjej një vend në përbërjen e parë, ndërsa më pas objektiv kam gjetjen e rrugës për të shënuar sa më shumë gola që të jetë e mundur”, theksoi sulmuesi. Golat për Fejënordin në këtë takim i kanë realizuar ish-sulmuesi i Milanit, Tomason, në minutën e 9-të të takimit dhe Fer në minutën e 77-të. Erton Fejzullahu ishte transferuar javë më parë në NEC Nijmegen nga klubi suedez Mjallby.
-
3807 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg