MSH: Gati lista, do të pasurohet me mbi 16 barna të reja
Barnat e rimbursueshëm
Lista e re me medikamente të rimbursueshme pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë
Marsel LELA
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati listën e re të barnave të rimbursueshëm. Bëhet fjalë për futjen në këtë listë të mbi 16 medikamenteve të reja, të cilat shërbejnë për kurimin e disa sëmundjeve që prekin një numër të madh njerëzish.
Lista e re e barnave të rimbursueshëm pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave. Kështu, lista e re e barnave të rimbursueshëm mund të jetë edhe zgjidhja e ngërçit të krijuar mes grosistëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për furnizimin e tregut me medikamente të rimbursueshme.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, bëri të ditur ditën e djeshme, se grosistët tashmë e kanë gati listën e re të barnave.
“Absolutisht kemi një listë të pasuruar me medikamente të reja. Janë më shumë se 16 alternativa të reja që i shtohen listës së barnave”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Bëhet e ditur se Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion këtë vit rreth 5.3 miliardë lekë për ilaçet e rimbursueshme.
Ndonëse synohej të shtoheshin më shumë artikuj, nga të cilët të kishte edhe më shumë përfitues, këtë vit janë shtuar vetëm 16 artikuj që, sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, janë alternativa për patologji që prekin një numër të madh pacientësh.
Pak kohë më parë, distributorët që hedhin në treg ilaçe të rimbursueshme kishin kërcënuar se do të linin tregun bosh, për shkak se lista e këtyre medikamenteve nuk ishte miratuar ende dhe se rritja e euros kundrejt lekut po i nxirrte bizneset e tyre me humbje.
Lista e re me medikamente të rimbursueshme pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë. Për sa i përket listës së barnave të rimbursueshëm që u miratua në vitin 2009, kjo e fundit u pasurua me 31 barna të reja, të cilat rritën numrin e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Kjo listë futi në përmbajtjen e saj barna mjaft të shtrenjta trajtimin e qindra pacientëve me sëmundje të rënda, barna të cilët u futen për herë të parë në listën e rimbursimit.
Disa prej sëmundjeve që do të trajtoheshin me këto ilaçe ishin leucemia dhe infeksionet post-transplant.
Një vëmendje e veçantë në listën e barnave të rimbursueshëm për vitin 2009 iu kushtua edhe pacientëve të rinj që vuajnë nga sëmundjet e rënda, siç është leucemia, apo pacientët që kryejnë transplant. Për këta të fundit u fut për herë të parë në listë një medikament i ri antiviral, që shërben për trajtimin e infeksioneve post-transplanti.
Gjithashtu, kjo listë pati edhe kombinime të tjera mjekimesh për moshat e treta, ilaçe të cilat shërbejnë për kurimin e astmës bronkiale, epilepsisë etj. Përveç barnave që mbulojnë diagnoza të reja dhe kombinimeve të reja të mjekimit, në këtë listë u shtuan doza të reja të barnave, të cilat kanë një përdorim më të përshtatshëm te fëmijët apo tek të sëmurët kronikë.
Konkretisht, për vitin 2009, listës iu shtuan 31 barna të reja, 70 alternativa tregtare të reja, duke e çuar në 405 numrin total të listës.
Lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2009
1. Drotaverine hydrochloride 40 mg tabl
2. Acid ursodesoxycholic 300 mg caps
3. Ticlopidine Hydrochloride 250 mg caps.
4. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 50mcg/0.3ml pre-filled syr.
5. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 75mcg/0.3ml pre-filled syr.
6. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta100mcg/0.3ml pre-filled syr.
7. Indapamide 2.5 mg caps.
8. Olmesartan medoxomil + Hydrochlorthiazide (20 +12.5) mg tabl.
9. Valganciclovir 450 mg f.c.tabl.
10. Imatinib 100 mg caps.
11. Ibandronic acid, monosodium salt monohydrate 50 mg f.c.tabl.
12. Lamotrigine 25 mg dispersible tabl. & tabl.
13. Lamotrigine 50 mg dispersible tabl. & tabl.
14. Lamotrigine 100 mg dispersible tabl. & tabl. 15. Lamotrigine 200 mg tabl.
16. Gabapentin 100 mg caps.
17. Gabapentin 300 mg caps.
18. Gabapentin 400 mg caps.
19. Levetiracetam 100 mg/ml - 300 ml Oral solution fl.
20. Levetiracetam 500 mg f.c.tabl.
21. Olanzapine 5 mg coated tabl. & tabl.
22. Budesonide 100 mcg/doze -10 ml nazal spray fl.
23. Budesonide 100 mcg/doze Inhaler *200 doza fl.
24. Budesonide 200 mcg/doze Inhaler *100 doza fl.
25. Budesonide + Formoterol fumarate dihydrate
Turbo Inh. poëder x 80/4.5 mcg/dose fl.
26. Budesonide + Formoterol fumarate dihydrate
Turbo Inh. poëder x 160/4.5 mcg/dose fl.
27. Fluticasone propionate
Inhaler susp x 250 mcg/dose -120 doza fl.
28. Salmeterol xinafoate + Fluticasone propionate
DISCUS Inh. x (50 mcg + 250 mcg)/unit dose fl.
29. Salmeterol xinafoate + Fluticasone Propionat
DISCUS Inh. x (50 mcg + 100 mcg)/ unit dose fl.
30. Salmeterol xinafoate + Fluticasone propionate
DISCUS Inh. x (50 mcg + 500 mcg) /unit dose fl.
31. Deferriprone 500 mg tabl
Shkollat e mesme
Arsimtarët: Licencë për lëndën, ose largohen nga puna
Nëse mësuesit nuk pajisen me licencë për lëndën që japin mësim, do të zëvendësohen me mësues të tjerë
Marsel LELA
TIRANË - Për të dhënë mësim një lëndë të caktuar, mësimdhënësit e shkollave të mesme tani duhet të jenë të pajisur me licencë, e cila vërteton aftësinë e tyre për të dhënë mësim atë lëndë. Kjo u vendos dje gjatë nënshkrimit të kontratës mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatave të Arsimit. Futja në kontratë e kësaj pike bëhet për shkak të rritjes së nivelit të mësuesve nëpër shkollat e mesme dhe kësisoj, krijimin e një niveli më të lartë mësimdhënie.
Nëse mësuesit e këtyre shkollave nuk do të pajisen me licencë për lëndën që ata japin mësim, këta të fundit do të zëvendësohen me mësues të tjerë që janë pajisur me këtë licencë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar dje, mësimdhënësit e shkollave të mesme tani duhet të licencohen, pra të kenë marrë nëpërmjet një konkursi një licencë që të njohë aftësitë e tyre, për të dhënë mësim në një lëndë të caktuar. Kjo është një nga pikat e reja që do të kenë kontratat e reja mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatave të Arsimit.
Sipas kryetarit të Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, Xhaferr Dobrushi, kjo është një kërkesë për të arritur standardet që kërkon koha.
Kështu, lidhur me këtë çështje, MASH-i nënshkroi një marrëveshje për disa ndryshime në kontratat kolektive në fuqi, me Federatën e Sindikatave të Arsimit të Mesëm dhe Sindikatën e Pavarur të Arsimit Shqiptar.
Në këtë marrëveshje u ra dakord për disa ndryshime që duhet të ndodhin në dispozitat e kontratave të reja.
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kontrata e rinovuar, e cila shënon fillimin e punës së grupit të MASH-it dhe grupeve të dy sindikatave, synon të ruajë të gjitha standardet e arritura dhe të zhvillojë më tej shumë prej tyre. “Qëllimi jonë i përbashkët është që standardet e kontratës të jenë një bazë e mirë për zhvillimin e reformës së sistemit tonë arsimor në të gjitha këndvështrimet, duke filluar nga rritja e statusit të mësuesit dhe e nivelit të kualifikimit të tyre, deri tek tërësia e masave që ndërmerr MASH-i për rritjen e kualifikimit të mësuesve në detyrë që garantojnë punësim në bazë të meritës”, u shpreh kreu i MASH-it, Myqerem Tafaj.
Të dy palët nënshkruan që procesi i negocimit për ripërtëritjen, ndryshimin, plotësimin dhe përmirësimin e Kontratës Kolektive të Punës të fillojë nga data e djeshme. Në këtë kontratë specifikohen ndryshimet e disa dispozitave ekzistuese dhe përfshirja e dispozitave të reja, që diktohen nga angazhimet e të dy palëve për zhvillimin me sukses të procesit të reformimit dhe modernizimit të arsimit, si dhe të kërkesave që rrjedhin nga plotësimi i standardeve të sotme europiane, për një arsim cilësor dhe krijimin e shanseve të barabarta për të gjithë.
“Objektivi ynë është që standardet e kontratës sonë t’u afrohen gjithmonë e më shumë atyre të kontratave kolektive të mësuesve në vendet europiane”, theksoi Tafaj.
Studimet europiane
Aplikimet vazhdojnë deri në 12 mars, fituesit do të shpallen në muajin maj
TIRANË – Vazhdon aplikimi për shkëmbim studentësh në 18 universitetet e Konsorciumit “Erasmus Mundus” - “Join EU-SEE”, për programe të plota studimore masteri dhe doktorature. Ashtu siç janë njoftuar edhe disa ditë më parë, aplikimet e të interesuarve do të pranohen online në faqen zyrtare të konsorciumit nga data 27 janar deri më 12 ,ars, ndërsa fituesit do të shpallen në muajin maj.
Përfitues të këtij programi janë studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, të cilët mund të përfitojnë nga shkëmbimi një semestër në një nga universitetet e konsorciumit e deri në studime të plota postdiplomike.
Bursat e “Erasmus Mundus” variojnë nga 1 mijë euro në muaj për studentët e “Bachelor”-it dhe deri në 2500 euro në muaj për pedagogët që do të përfitojnë nga shkëmbimi i stafit pedagogjik.
Gjithashtu, në lidhje me programet pasuniversitare europiane, janë shpallur edhe diplomat e nivelit të dytë në Studimet Europiane.
Programet Master i Nivelit të Dytë janë akorduar në këto degë: Legjislacioni dhe Institucionet Europiane, Politika dhe Qeverisja në Europë, Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Bashkimit Europian. Aplikimin në këto programe bëhet pranë zyrës përkatëse, ku kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e tyre.
Gjithashtu, aplikantët duhet të plotësojnë edhe disa kritere për t’u pranuar në këto programe pasuniversitare.
Barnat e rimbursueshëm
MSH: Gati lista, do të pasurohet me mbi 16 barna të reja
Lista e re me medikamente të rimbursueshme pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë
Marsel LELA
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati listën e re të barnave të rimbursueshëm. Bëhet fjalë për futjen në këtë listë të mbi 16 medikamenteve të reja, të cilat shërbejnë për kurimin e disa sëmundjeve që prekin një numër të madh njerëzish.
Lista e re e barnave të rimbursueshëm pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave. Kështu, lista e re e barnave të rimbursueshëm mund të jetë edhe zgjidhja e ngërçit të krijuar mes grosistëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për furnizimin e tregut me medikamente të rimbursueshme.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, bëri të ditur ditën e djeshme, se grosistët tashmë e kanë gati listën e re të barnave.
“Absolutisht kemi një listë të pasuruar me medikamente të reja. Janë më shumë se 16 alternativa të reja që i shtohen listës së barnave”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Bëhet e ditur se Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion këtë vit rreth 5.3 miliardë lekë për ilaçet e rimbursueshme.
Ndonëse synohej të shtoheshin më shumë artikuj, nga të cilët të kishte edhe më shumë përfitues, këtë vit janë shtuar vetëm 16 artikuj që, sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, janë alternativa për patologji që prekin një numër të madh pacientësh.
Pak kohë më parë, distributorët që hedhin në treg ilaçe të rimbursueshme kishin kërcënuar se do të linin tregun bosh, për shkak se lista e këtyre medikamenteve nuk ishte miratuar ende dhe se rritja e euros kundrejt lekut po i nxirrte bizneset e tyre me humbje.
Lista e re me medikamente të rimbursueshme pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë. Për sa i përket listës së barnave të rimbursueshëm që u miratua në vitin 2009, kjo e fundit u pasurua me 31 barna të reja, të cilat rritën numrin e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Kjo listë futi në përmbajtjen e saj barna mjaft të shtrenjta trajtimin e qindra pacientëve me sëmundje të rënda, barna të cilët u futen për herë të parë në listën e rimbursimit.
Disa prej sëmundjeve që do të trajtoheshin me këto ilaçe ishin leucemia dhe infeksionet post-transplant.
Një vëmendje e veçantë në listën e barnave të rimbursueshëm për vitin 2009 iu kushtua edhe pacientëve të rinj që vuajnë nga sëmundjet e rënda, siç është leucemia, apo pacientët që kryejnë transplant. Për këta të fundit u fut për herë të parë në listë një medikament i ri antiviral, që shërben për trajtimin e infeksioneve post-transplanti.
Gjithashtu, kjo listë pati edhe kombinime të tjera mjekimesh për moshat e treta, ilaçe të cilat shërbejnë për kurimin e astmës bronkiale, epilepsisë etj. Përveç barnave që mbulojnë diagnoza të reja dhe kombinimeve të reja të mjekimit, në këtë listë u shtuan doza të reja të barnave, të cilat kanë një përdorim më të përshtatshëm te fëmijët apo tek të sëmurët kronikë.
Konkretisht, për vitin 2009, listës iu shtuan 31 barna të reja, 70 alternativa tregtare të reja, duke e çuar në 405 numrin total të listës.
Lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2009
1. Drotaverine hydrochloride 40 mg tabl
2. Acid ursodesoxycholic 300 mg caps
3. Ticlopidine Hydrochloride 250 mg caps.
4. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 50mcg/0.3ml pre-filled syr.
5. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 75mcg/0.3ml pre-filled syr.
6. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta100mcg/0.3ml pre-filled syr.
7. Indapamide 2.5 mg caps.
8. Olmesartan medoxomil + Hydrochlorthiazide (20 +12.5) mg tabl.
9. Valganciclovir 450 mg f.c.tabl.
10. Imatinib 100 mg caps.
11. Ibandronic acid, monosodium salt monohydrate 50 mg f.c.tabl.
12. Lamotrigine 25 mg dispersible tabl. & tabl.
13. Lamotrigine 50 mg dispersible tabl. & tabl.
14. Lamotrigine 100 mg dispersible tabl. & tabl. 15. Lamotrigine 200 mg tabl.
16. Gabapentin 100 mg caps.
17. Gabapentin 300 mg caps.
18. Gabapentin 400 mg caps.
19. Levetiracetam 100 mg/ml - 300 ml Oral solution fl.
20. Levetiracetam 500 mg f.c.tabl.
21. Olanzapine 5 mg coated tabl. & tabl.
22. Budesonide 100 mcg/doze -10 ml nazal spray fl.
23. Budesonide 100 mcg/doze Inhaler *200 doza fl.
24. Budesonide 200 mcg/doze Inhaler *100 doza fl.
25. Budesonide + Formoterol fumarate dihydrate
Turbo Inh. poëder x 80/4.5 mcg/dose fl.
26. Budesonide + Formoterol fumarate dihydrate
Turbo Inh. poëder x 160/4.5 mcg/dose fl.
27. Fluticasone propionate
Inhaler susp x 250 mcg/dose -120 doza fl.
28. Salmeterol xinafoate + Fluticasone propionate
DISCUS Inh. x (50 mcg + 250 mcg)/unit dose fl.
29. Salmeterol xinafoate + Fluticasone Propionat
DISCUS Inh. x (50 mcg + 100 mcg)/ unit dose fl.
30. Salmeterol xinafoate + Fluticasone propionate
DISCUS Inh. x (50 mcg + 500 mcg) /unit dose fl.
31. Deferriprone 500 mg tabl
-
1384 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg