Hyrje | Opinion | Axhenda 2014, një udhërrëfyes i freskët për pranimin e Ballkanit në BE

Axhenda 2014, një udhërrëfyes i freskët për pranimin e Ballkanit në BE

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Axhenda 2014, një udhërrëfyes i freskët për pranimin e Ballkanit në BE

 

Nga Dimitrios Droutsa

(Ministër Plotësues i Punëve të Jashtme të Greqisë)

 

Më 9 tetor të 2009-ës, tri ditë pasi ishte zgjedhur si kryeministri i ri i Greqisë, Jorgos Papandreu u zgjodh ministër i Jashtëm i Europës Juglindore. Mesazhi i tij ishte i dyfishtë dhe i qartë: që miratimi i shpejtë i Traktatit të Lisbonës do të lehtësojë lodhjen e Europës nga procesi i zgjerimit dhe ky moment i freskët duhet t’i japë të drejtë perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

Hyrja e të gjithë vendeve të rajonit tonë në Bashkimin Europian është një domosdoshmëri politike, gjeografike dhe historike. BE-ja, projekti më i madh i paqes në historinë e njerëzimit, u krijua në përgjigje kundrejt shkatërrimit që sollën dy luftërat botërore të shekullit XX. Lufta e parë mori spunto në mëngjesin e qershorit të vitit 1914 në Sarajevë. Në këtë mënyrë, data e caktuar nga Papandreu për bashkimin e Ballkanit Perëndimor në BE ishte viti 2014, pra 100 vjet pasi kishte filluar Lufta e Parë Botërore, e cila është fillesa dhe rrënja e shumë problemeve të përhershme të fqinjëve tanë.

Një numër faktorësh, që nga lodhja nga zgjerimi, kriza e përgjithshme e identitetit të vetë BE-së, po kështu edhe kriza globale, kanë ndikuar në dobësimin e axhendës së Selanikut, e cila lidhje me integrimin e rajonit tonë. Kjo axhendë u formua përgjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2003, kohë në të cilën Papandreu ishte në krye të diplomacisë greke.

Megjithëse, një udhërrëfyes europian për Ballkanin Perëndimor po funksionon. Ky udhërrëfyes, “Axhenda 2014”, do të riaktivizojë perspektivën europiane të rajonit. Greqia do të jetë motori i forcës mbrapa këtij veprimi, duke siguruar që partnerët tanë në BE të lëvizin drejt kësaj përgjegjësie dhe duke i udhëhequr fqinjët tanë në rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Data e shënjuar, 2014-ta, është padyshim ambicioze, por e arritshme. Kjo datë është sigurisht një simbolik dhe një shënjestër politike.

Është ambicioze, sepse Bashkimi Europian, dhe për këtë duhet të jemi shumë të qartë, nuk do të ulë nivelin e kritereve të tij dhe kërkesave paraprake. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të implementojnë reformat e nevojshme dhe të takojnë standardet përpara se të mirëpriten në Bashkimin Europian. Drejtuesit e vendeve që duan të integrohen në BE, duhet të bëjnë një progres real në një sërë fushash, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut, demokracinë, zbatimin e ligjit dhe lirinë e medias. Ka ende shumë punë për t’u bërë.

Është e arritshme, sepse shumë gjëra janë plotësuar tashmë. Bashkëpunimi rajonal është pothuajse një realitet, me një numër politikash të shëndetshme ekonomike, të cilat janë aktive. Është e arritshme, sepse me një vullnet dhe vizion të qartë, çështjet e pazgjidhura do të zgjidhen dhe në këtë mënyrë do të dominojnë marrëdhëniet dhe fqinjësia e mirë.

“Axhenda 2014” është e arritshme për arsyen e thjeshtë, se koha jonë ka ardhur. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë gati dhe meritojnë një të ardhme të sigurt, bashkëpunuese dhe në prosperitet. Një të ardhme, në të cilën principet dhe vlerat e BE-së do të jenë edhe të tyret.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor shtrihet në Europë. Përgjatë kësaj rruge, Greqia do të jetë një mik që do të mbështesë dhe do të ndihmojë. Qytetarët e Ballkanit duhet vetëm të zgjedhin që të ndajnë vizionin tonë dhe të punojnë për të realizuar “Axhendën 2014”.  

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 1685 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive