Hyrje | Opinion | Topi: Mediator për krizën, vetëm nëse më kërkohet nga partitë

Topi: Mediator për krizën, vetëm nëse më kërkohet nga partitë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 

 

Kreu i shtetit thotë se e ka menduar mundësinë që të jetë mediator për zgjidhjen e krizës politike. Sipas tij, kriza mund të zgjidhet edhe nga vetë partitë

 

 

Kreshnik KUÇAJ

Presidenti Bamir Topi u kërkoi mbrëmë forcave politike në vend, që të nisin dialogun mes tyre për të gjetur një zgjidhje për kalimin e situatës së rënduar politike. Sipas kreut të shtetit, në rast se forcat politike shprehin vullnet për nisjen e negociatave, atëherë mund të gjendet edhe rruga e zgjidhjes së situatës politike, për të cilën tha se në dukje ka simptoma të krizës politike. Duke folur në emisionin “Ora e debatit” të gazetarit Alfred Peza, Topi tha se e ka menduar mundësinë që ai të organizojë një tryezë negociatash, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike. Megjithatë, sipas Topit, duhet që fillimisht partitë politike të shprehin vullnet për këtë gjë. “Unë nuk kam bërë ndonjë tentativë të drejtpërdrejtë për uljen e palëve. Duhet ta shprehin vullnetin partitë politike në radhë të parë, që të kërkojnë mediatorin dhe atëherë duhet të futet në lojë institucioni, sepse ata mund të gjejnë mediatorin brenda tyre. Ju mendoni se unë nuk e arsyetoj këtë? Sigurisht që e arsyetoj”, tha kreu i shtetit, i pyetur nëse është bërë iniciator për fillimin e një dialogu. Por, kreu i shtetit shpjegoi se për ndërhyrjen e tij mbipartiake dhe institucionale, duhet që të jetë terreni i përshtatshëm pasi vullneti nuk varet nga ai por nga vetë forcat politike. kreu i shtetit tha se deri tani ka bërë aq sa mund të bëhej nëpërmjet apeleve drejtuar forcave politike apo takimeve me faktorët politike. duke shkuar më tej, kreu i shtetit tha se dy palët politike në vend kanë mundësi të shumta për gjetjen e zgjidhjeve dhe arritjen e një konsensusi dhe për këtë iu referua rastit kur u arrit konsensusi për ndryshimet kushtetuese të prillit të 2008. Sipas Topit, edhe në këtë rast dukej se nuk do të arrihej konsensusi por në fakt ndodhi ndryshe. Po ashtu, sipas kreut të shtetit, palët politike mund t’i adresohen edhe shembujve të vendeve të tjera ku ka pasur gjithashtu probleme të ngjashme.  “Zgjidhje të këtij karakteri nuk ndodhin vetëm në Shqipëri por edhe në ato vende që kanë një demokraci afatgjatë. Mendoj që ekzistojnë edhe eksperiencat sesi mund të zgjidhjet kjo krizë. Pra është e rëndësishme vullneti. Më përpara ka pasur vullnete mbi të cilat janë realizuar bashkëpunime si në rastin e vitit 2008 ku u realizuan ndryshimet kushtetuese me një vullnet të gjerë. Kemi një eksperiencë që ky vullnet ka ekzistuar” tha Topi duke iu kërkuar palëve që të vazhdojnë në këtë rrugë. Ndërkohë, kreu i shtetit iu referua edhe takimit me ambasadorin amerikan Xhon Uidhërs, me të cilin tha se ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend dhe për situatën e medias. Duke mos dhënë shumë detaje të takimit, kreu i shtetit tha se ai takim ishte përqendruar në çështjen e dhunimit të gazetarit Mero Baze dhe për situatën e medias shqiptare në tërësi. Ndërkohë, Topi nuk bëri ndonjë koment nëse ambasadori amerikan mund të ketë propozuar ndonjë zgjidhje për krizën politike në vend apo për ndonjë diskutim për përfshirjen e tij mbipartiake dhe institucionale në zgjidhjen e situatës politike. ndërkohë, i pyetur nëse situata politike ku opozita ka bojkotuar Kuvendin pasi mazhoranca nuk pranon hapjen e kutive, ka shkaktuar një krizë politike, Topi tha se për këtë ka një analizë. “Nuk mund të jap një përgjigje eksplicite por unë patjetër që kam një analizë nga e cila mund të dalë që mungesa e dialogut, mospjesëmarrjes, çështjet e parealizuara, patjetër që të japin idenë e simptomave të një krizë politike. Por ajo që unë shikoj si Presidenti i Republikës është se përgjithësisht unë shikoj se ne kemi institucione të stabilizuara” tha Topi. I pyetur nëse bojkoti i opozitës mund të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave, Topi tha e ky proces është i pandalshëm.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 1723 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive