Shqiptaria dhe fqinjët e tyre në të ardhmen në BE apo...?
E dimë sa e rëndësishme është të lëvizësh pa viza nëpër popujt e Ballkanit Perëndimor. Të udhëtosh pa viza, do të thotë të mos mbash më radha në ambasada, të mos mbledhësh dokumente mbështetëse, si ftesa, bileta, të shpenzosh për përkthimin e tyre dhe të mos paguash më tarifën për vizën.
E dimë sa e rëndësishme është të lëvizësh pa viza nëpër popujt e Ballkanit Perëndimor. Të udhëtosh pa viza, do të thotë të mos mbash më radha në ambasada, të mos mbledhësh dokumente mbështetëse, si ftesa, bileta, të shpenzosh për përkthimin e tyre dhe të mos paguash më tarifën për vizën.
Qytetarët do të mund të vizitojnë familjet dhe miqtë e tyre dhe të kalojnë pushimet pa iu nënshtruar procedurave të gjata dhe të rënda administrative. Të rinjtë do ta kenë më të lehtë të studiojnë në Bashkimin Europian. Duke lehtësuar dhe shpejtuar kontaktet e biznesit, lëvizja pa viza do të sjellë gjithashtu përfitime konkrete ekonomike.
-Kjo është arsyeja pse Komisioni Europian ka ndërmarrë gjatë dy viteve të fundit nismën për të ecur përpara me të gjithë vendet e rajonit. Ne duam që të gjithë të përfitojnë, pasi qeveritë përkatëse të kenë arritur standardet. Kushtet bazë janë të njëjta për të gjithë vendet. Dje kishim kënaqësinë të propozojmë dhënien e mundësisë për të udhëtuar pa viza për qytetarët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me kusht që dy vendet e fundit të plotësojnë disa kritere në kohën e duhur. Propozimi ynë tani duhet të miratohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, pasi të jenë këshilluar me Parlamentin Europian. Qëllimi dhe bindja jonë është se Kosova dhe Shqipëria (ashtu si edhe Bosnje-Hercegovina) do të pasojnë së shpejti. “Udhërrëfyesi”, - një listë me kritere që duhen plotësuar në fushat e sigurisë së pasaportave, kontrollit të kufijve, luftës kundër korrupsionit etj., dhe që u është dhënë autoriteteve tuaja nga BE-ja në 2008-ën, mbetet ende në fuqi dhe vazhdon të jetë krejtësisht i realizueshëm, nëse autoritetet tona do të kenë vullnet të plotë për ta zbatuar atë. Nëse përparimi do të jetë i shpejtë, ne besojmë se Kosova dhe Shqipëria do t’i kapë shpejt fqinjët e saj.
E kuptojmë plotësisht që shumë qytetarë shqiptarë sot janë të zhgënjyer. Por Bashkimi Europian nuk mund të bënte më shumë. Ne përcaktuam të njëjtat kushte të detajuara për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe këto kushte duhen plotësuar para se Bashkimi Europian të hapë dyert e tij. Sipas tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk janë ende gati. Regjimi i udhëtimit pa viza për shtetasit e një vendi të caktuar nuk është thjesht çështje vendimi politik. Zona e “Shengenit” është një hapësirë e përbashkët për qarkullimin e lirë ndërmjet 28 shteteve. Për të garantuar sigurinë e shtetasve që banojnë në këtë zonë, duhen zbatuar standardet më të larta të sigurisë, veçanërisht në kufijtë e jashtëm të zonës “Shengen”.
Për këtë arsye, gjatë gjysmës së parë të vitit 2008, Komisioni Europian hartoi një listë të hollësishme kriteresh që duheshin plotësuar në fusha si përmirësimi i sigurisë së pasaportave, përforcimi i kontrollit kufitar, përforcimi i kuadrit institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo ishte e nevojshme për të garantuar që nga udhëtimi i lirë të mos përfitojnë aktivitete ilegale, si trafikimi i qenieve njerëzore apo drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin ilegal. Kosova dhe Shqipëria ka bërë shumë për të plotësuar kushtet për një regjim pa viza. Ne kemi qenë dëshmitarë të përkushtimit dhe motivimit të specialistëve që merren me zbatimin e ligjit, por edhe të politikanëve të vendeve tona, të cilët vunë energjitë e tyre për të plotësuar kërkesat në sektorin e drejtësisë dhe të punëve të brendshme. Puna më e madhe është kryer për përfundimin e sistemit elektronik të regjistrit civil dhe fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike. Ajo që mbetet për t’u bërë, është një përpjekje e fundit vendimtare për të përforcuar kuadrin institucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të trajtuar mungesat në personalizimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike, dhe për të trajtuar dobësitë në administrimin e kufijve dhe të migracionit. Komisioni Europian mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur procesin e reformave, në mënyrë që shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë së shpejti të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në vendet e zonës Shengen. Në rast se reformat vazhdojnë me të njëjtin ritëm, dhe në rast se plotësohen të gjithë kushtet, Komisioni Europian mund të marrë në konsideratë përgatitjen e një propozimi të ri, i cili mund të përfshijë Kosovën dhe Shqipërinë nga mesi i vitit 2010. Shpejtësia e progresit të vendeve tona drejt një regjimi udhëtimi pa viza është në dorën e udhëheqësve tanë.
-Sa i përket Ballkanit dhe integrimit të tij euroatlantik, dihet tashmë që kjo do të ndodhë shpejt, ndonëse shtetet kanë vizion për të ardhmen për vendet apo popujt e tyre. Se sa është bërë serioze, komplekse dhe e pazgjidhshme ekzistenca dhe veprimi politik i emisarëve të ndryshëm në Kosovë e Shqipëri të emëruar nga ana e kushedi çfarë misioni fatkeqësisht, këtë e dëshmojnë edhe raportet e tyre aq të pabaza dhe jo të përputhura me faktet dhe rrethanat që ekzistojnë në këto dy shtete të pavarura edhe në aspektin juridik të së drejtës ndërkombëtare. Ky problem jo që nuk është i pazgjidhshëm, por fare nuk do të duhej të figuronte si i tillë në praktikën e deritashme të veprimit në Kosovë e Shqipëri, sepse kryeshefat e misioneve iu nënshtrohen rregullave dhe normave të rendit dhe të drejtësisë ndërkombëtare, përkatësisht autorizimeve dhe përgjegjësisë direkte të eprorëve të tyre, e jo ligjeve dhe kushtetutave bizare provinciale të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë, e disa sish, të cilat, si akte të tilla antiligjore, antidemokratike dhe anticivilizuese kombëtare dhe ndërkombëtare kanë ndikuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi në dimensionin e parakohshëm të të dërguarve specialë të BE-së në Kosovë e Shqipëri.
Ndikimi i vendeve fqinjë drejt procesit
-Për të dalë nga kjo krizë serioze, që para së gjithash e cënon rolin dhe kredibilitetin ndërkombëtar të BE-së, parapëlqehet dhe është e domosdoshme që ta rishqyrtojnë taktikën diplomatike të emërimit të kryeshefave të tyre në Kosovë e Shqipëri.
- Në favor të kësaj ideje flasin në mënyrën e njëpasnjëshme të dërguarit specialë, si pasojë e mosnjohjes së realitetit dhe mentalitetit të kombit shqiptar dhe përparimit tonë drejt integrimeve euroatlantike, janë argumente të mjaftueshme, se në krye të misioneve, pavarësisht nga procedura e parashikuar ligjore e organeve të OKB-së e BE-së për nominimin e të dërguarve specialë në misionet paqësore ndërkombëtare të kaskave blu, se për këtë duhet të merret edhe pëlqimi i Serbisë agresore, patjetër duhet të emërohet një personalitet i njohur i diplomacisë dhe i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, i cili në thelb, e njeh psikologjinë e politikës serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
-Në këtë mision delikat ndërkombëtar të OKB-së e BE-së në Kosovë Shqipëri do të duhej të angazhohej strategu dhe diplomati më i shquar amerikan-evropianë, (i kalibrit të Riçard Hollbruk), sepse vetëm ky kalibër përfaqësuesi është ai autoritet i kompletuar ndërkombëtar, që do të mund ta shpëtonte misionin paqësor dhe kredibilitetin e OKB-së e BE-së në Kosovë e Shqipëri, si dhe së këndejmi do ta shpëtonte nga “balta e gjallë” e qarqeve të caktuara qëllimkeqe politikën e brendshme të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Se në çfarë stadi, Riçard Hollbruk e njeh problemin e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, këtë e dëshmon edhe diplomacia e tij e suksesshme në ndërkombëtarizmin e çështjes së Kosovës përmes Konferencës së Rambujesë, bërë në shkurt të vitit 1999. Me një fjalë, Riçard Hollbruku ishte një nga protagonistët kryesorë të politikës amerikane, i cili në sajë të mbështetjes së ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, e detyroi Serbinë gjenocidale të Sllobodan Milosheviëit, që të kapitullojë para bashkësisë ndërkombëtare.
Prandaj, për këtë qëllim, do të duhej të angazhoheshin si politika e qeverisë së Kosovës, ashtu edhe ajo e Shqipërisë, po qe se duan ta shpëtojnë “lëkurën” e tyre nga lufta e hapur e nacionalshovinizmit dhe e fashizmit të Serbisë kolonialiste, që në këtë mënyrë me çdo kusht po orvatet ta rehabilitojë politikën gjenocidale dhe agresionin serbomadh kundër shqiptarëve shekuj me radhë.
Nuk është kurrfarë befasie për opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar, sepse si duket tanimë është bërë “opsesion” bindja (si rrjedhim i instruksioneve dhe propozimeve të qarqeve diplomatike të Europës, si dhe i ushtrimit të trysnisë dhe i shantazheve të Serbisë kundër përparimit shtetëror shqiptar, se vetëm diplomatët e shteteve skandinave, përkatësisht evropiane, mund ta vënë në vijë të drejtë “lokomotivën” e BE-së në Kosovë e Shqipëri.
Mospërfaqësimi dinjitoz i një misioni....
Mirëpo, pavarësisht nga parashikimet dhe arsyet e këtilla të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe BE-ja, lidhur me nominimin e kryeshefave të misioneve të tyre, rezultatet dhe praktika e deritashme dhjetëvjeçare e misionit paqësor ndërkombëtar të OKB-së e BE-së në Kosovë e Shqipëri dëshmoi se problemi i dy vendeve nuk mund të avancohet, as të zgjidhet, duke i ndërruar kryeshefat “e dështuar” të misioneve si “kuleçtë e qirave”, si thotë një fjalë popullore. Kjo formë e veprimit diplomatik të KS-së të Kombeve të Bashkuara dhe BE-së, nuk është kurrfarë alternative e qëlluar, as e kapshme për të justifikuar “kapitullimin” e “revokimeve vullnetare”, por është në funksion dhe shërbim të drejtpërdrejtë të blerjes së kohës së politikës dhe propagandës zyrtare të Serbisë, që sikurse deri tani, ajo do ta bllokojë, ta sabotojë dhe ta luftojë me të gjithë mjetet joinstitucionale dhe antidemokratike veprimtarinë e gjithëmbarshme të misionit paqësor ndërkombëtar të OKB-së në Kosovë. Një përcaktim të këtillë të konstantës së shovinizmit antishqiptar dhe anti-OKB, politika propagandistike zyrtare serbe e ka shprehur, sapo ka marrë vesh për nominimin e ri të kryeshefave të BE-së, duke paralajmëruar se: do të angazhohet për mbrojtjen e interesave të bashkësisë serbe, si dhe do të riorganizojë jetën e pakicës serbe në Kosovë. Thjesht, esenca e këtij mesazhi me përmbajtje të njëanshme dhe subjektive, e shprehur me një ton të butë lajkatar të vardisjes së eksponentëve ekstremistë të politikës zyrtare serbe të Beogradit ndaj “mirëseardhjes” së kryeshefit të ri të misionit, sheshit paralajmëron “notën diplomatike” kërcënuese të palës serbe, se do të përjetojë të njëjtin “infarkt politik” të Dr. Bernard Kushnerit, Hans Hekerupit dhe të Hari Holkerit, po qe se që tani nuk rreshtohet vetëm në anën e Serbisë dhe të serbëve për t’i mbrojtur interesat e tyre, që janë në përputhje me politikën e tyre hegjemoniste dhe kolonialiste (që përbëjnë boshtin e mbijetesës së strategjisë dhe të taktikës së politikës dhe të propagandës së regjimit gjenocidal të Serbisë së Sllobodan Milosheviçit në luftën kundër pavarësisë së Kosovës, për të mbajtur edhe më tej Kosovën si koloni të tyre të dikurshme, natyrisht, duke i akuzuar shqiptarët para bashkësisë ndërkombëtare, si “diskriminues dhe mohues” të të drejtave dhe lirive të njeriut të minoritet serb për mossundim të ligjit, pasiguri qytetare në Kosovë. Edhe sipas kësaj “note diplomatike” kërcënuese të qeveritarëve shovinistë serbomëdhenj, që tani është krejt e kuptueshme se diplomatët europianë nuk guxuan të marrin hap të madh e të fusnin brenda liberalizimit të vizave Kosovën, përkundër vjelljes së paparë të diplomacisë së këtyre qarqeve që fatkeqësisht kanë prekur edhe progresin e shtetit shqiptar drejt këtij procesi.
-
3614 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg