Opera “Manon Lescaut” për Shën Valentinin
Regjia e kryeveprës së Puçinit i është besuar Nikolin Gurakuqit, ndërsa interpretimi, disa prej emrave të njohur të skenës sonë operistike si Irini Nikolla, Shoresa Beka, Eva Golemi, Erlin Zeraliu etj.
Një koencidencë e këndshme vjen së shpejti nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit për të gjithë të dashuruarit. Pikërisht më 14 shkurt, (Ditën e Shën Valentinit) në sallën e TKOB-it do të shfaqet premiera e operës “Manon Lescaut”, me muzikë të kompozitorit të njohur italian Xhakomo Puçini. Sa i takon stafit realizues, regjia e kryeveprës së Puçinit i është besuar Nikolin Gurakuqit, ndërsa interpretimi, disa prej emrave të njohur të skenës sonë operistike si Irini Nikolla, Shoresa Beka, Eva Golemi, Erlin Zeraliu etj. Subjekti i shfaqjes do ta njohë spektatorin me një dashuri, e cila shndërrohet në tragjedi, vepër e cila mbahet si një triumf i madh i kompozitorit të famshëm italian. Frymëzuar nga romani i abatit Antoine François Prévost “Historia e kalorësit Des Grieux dhe e Manon Lescaut, opera u krijua gjatë periudhës 1889-1892. Kohën e krijimit të saj e zgjati mbi të gjitha përpunimi i thellë i libretit, përpunim që kaloi nëpërmjet duarve të pesë letrarëve. Në fillim u mor me shkrimin e tij kompozitori Ruggero Leoncavallo, i cili e braktisi shpejt punën., në pjesën më të madhe u shkrua nga Marco Praga e Domenico Oliva. Përfundimi i libretit u bë nga Luigi Illica, i cili në veçanti punoi me aktin e tretë dhe me skenën e fillimit të aktit të dytë. Manon Lescaut, opera e tretë e Puçinit në rrjedhë kronologjike, i tregoi autorit rrugën e ardhshme që duhej të ndiqte për të shkruar një opera të vërtetë.. Dhe kjo është konsideruar si partitura e tij operistike më e pjekur. I njëjti subjekt kishte frymëzuar Manon Lescaut e Daniel-François-Esprit Auber (Paris, Opéra-Komike, 23 shkurt 1856) e mbi të gjitha Manon e Jules Massenet (Paris, Opéra-Komike, 19 janar 1884). Kur Marco Praga i tha se do t’i duhej të përballej me operan fatlume të Massenet, Puçini iu përgjigj: “Ai e ka ndier veprën në versionin francez. Unë do ta ndjej në versionin italian, si një pasion i dëshpëruar.” Manon Lescaut, është vepra e parë e tij që mori famë ndërkombëtare e cila u trajtua me shumë dashamirësi nga ata të cilët zakonisht e mbronin Puçinin. Në atë kohë, kompozitori akoma po provonte në fushën operistike dhe duke mos qenë shumë i sigurt në potencialitetin e tij, bëri disa gabime duke prishur tërësinë dramatike të veprës; prandaj thamë më sipër se Manon Lescaut është vepra me pak fjalë është vepra që e mësoi. Opera përmban referime në stilin muzikor edhe të kompozitorëve të tjerë dhe në veçanti të Wagnerit dhe Verdit. Manon Lescaut është me fjalë të tjera një lloj letër kreditimi me anë të të cilës do te mund të përballohen me një panoramë më të gjerë operat e mëvonshme edhe me të famshme. Megjithëse shkaku i parë i preokupimit të kritikëve vjen nga defekte të dramaturgjisë së veprës. Në vlerësimin e saj është e rëndësishme të përqendrohemi mbi çështje të pastra muzikore: niveli i lartë i heterogjenitetit stilistik. Kjo nga njëra anë vjen si rezultat i zakonit të Puçinit për të mbledhur pjesët e veprave të shkruara që kur ishte student dhe për t’i përdorur ato në kontekstin dramatik të veprave të reja. Asnjë opera nuk përmban më tepër muzikë të “vjetër” sesa Manon Lescaut. Megjithëse bashkëpunëtorët letrarë të Puçinit nuk i shihnin me sy të mirë ndryshimet, humbjen e ngjashmërisë dhe spastrimin e strukturës narrative të Prevost, kompozitori ishte i vetëdijshëm që dramaticiteti i tij muzikor do të transmetohej me mjete të tjera. Megjithatë, këto shkëputje në dramë, mund të shpjegohen edhe në një aspect tjetër, duke marrë në konsideratë heterogjenitetitn stilistik dhe tendencën e çdo akti për të artikuluar strukturat e tij në mënyrë të padëgjuar më parë dhe për të formuar me këtë vepër një botë të vetën shprehëse. Në fakt, nëse Manon Lescaut pëlqehet, kjo për faktin e këtyre niveleve të ndryshimeve në përmbajtje, në dramaturgjinë muzikore, në ndërtimin strukturor e të efekteve. Në këtë kuptim, mungesa e një “historie” koherente shkon në mënyrë të shkëlqyer me karakterin muzikor dhe dramatik të operas. Gjithçka na fton ta shijojmë Manon Lescaut pak nga pak, të përceptojmë çdo fjalë të dramës si të domosdoshme dhe madje edhe penetruese në brendësi të gjuhës së personazheve. Vepra të emocionon nga pasuria melodike që stimulon kënaqësitë muzikore. Puçini, ndoshta pa e ditur, ishte plotësisht njeriu I duhur I kohës së tij me dilemat estetike, që shprehen në pavendosmëritë e tij, me ndryshimet e herë pas hershme të drejtimit që marrin personazhet, zgjidhjen e problemeve krijuese. Por kjo nuk do të thotë që stili i tij, sensi i tij preciz se ku duhej ekzaktesisht të vendoste pjesët e ndryshme dhe zgjedhja e goditur se çfarë maskash stilistike do të përdorte, nuk ishin krejtësisht të përkryera. Në këtë kuptim, Manon mbetet pa dyshim një nga operat përfaqësuese të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
P. GROSI
DRAMA
Akti I
“Një shesh i gjerë pranë portës së Parisit”. Në rrethinat e një bujtine, studentë, borgjezë, vajza bëjnë shaka e humor mbi temën e dashurisë e të rinisë. Një nga studentët, Renato Des Grieux, mburret me indiferencën e tij ndaj dashurisë. Mbërrin një karrocë nga e cila zbresin Manon Lescaut, një vajzë e destinuar për jetën e manastirit dhe i vëllai: Lescaut. Kur Des Grieux sheh Manon, bie në dashuri me shikim të parë dhe kur vazja mbetet vetëm, ai i afrohet me të shpejtë dhe arrin t’i lërë një takim asaj.
Ndërkohë, Lescaut arkitekton rrëmbimin e motrës për llogari të bankierit të pasur Geronte di Ravoir. Në këtë mënyrë, ajo do të bëhet e dashura e bankierit dhe si shpërblim ai do t’i japë jetën luksoze. Por një nga studentët, Edmondo, dëgjon dialogun, informon mikun Des Grieux e organizon një kundërlëvizje: do të jetë Renato që do të rrëmbejë Manonin. Me vështirësi Des Grieux arrin të bindë Manonin të largohet me të, dhe teksa studentët përshëndesin nisjen me karrocë të dy të dashuruarve, Geronte betohet për hakmarrje. Nga ana tjetër vëllai Lescaut është i bindur se motra e tij nuk do ta durojë gjatë jetën modeste.
Akti II
Gjendemi në sallonin e shtëpisë së Geront. Ashtu si u demonstrua, idili i dashurisë zgjati pak, e Manon kthehet tek i vëllai për t’u bërë tashmë e dashura e bankierit. Manon përgatitet për një pritje të madhe, ku dhe i duhet të vallëzojë dhe të këndojë. Aq shumë nis të mërzitet e të ndjejë mungesën e Des Grieux sa i vëllai që të ruajë situatën, thërret fshehurazi de Grieux në pallat. Pritja mbaroi. Manon është vetëm. Papritur në dhomën e saj hyn Des Grieux dhe me të rinis pasioni i vjetër. Mbërrin Geronte i cili përballë edhe ironisë së vajzës e cila i kujton diferencën e moshës, largohet i tërbuar... Manon e ndjen rreziku, Des Grieux i përgjërohet të larohen menjëherë, por edhe kur i vëllai e lajmëron se Geronte e ka denoncuar në polici, ajo përpiqet të rrëmbejë disa bizhuteri. Arrijne policët të cilët e denoncojnë për vjedhje dhe tradhëti.
Akti III
Është natë. Manon është mbyllur në burg së bashku me kurtizanet e tjera. Ajo pret që në agim ta ngarkojnë në një varkë dhe ta nisin me të tjerët në Amerikë. I vëllai përpiqet ta shpëtojë nga burgu por e pamundur. Atëherë, në agim Des Grieux të cilit nuk i ngelet mundësi tjetër i lutet dhe përgjërohet komandantit që të hypë dhe ai në atë varkë. Kështu dy të dashuruarit nisen sëbashku.
Akti IV
Nën djellin përvëlues të shkretëtirës së Neë Orleans, Manon e Des Grieux të arratisur ndjehen të shkatërruar nga lodhja. Edhe këtë herë pakujdesia e vajzës i çoi drejt humbëtirës. Por do të ishte e fundit për të dy. Manon është e lodhur, bie në tokë dhe ndjen se nuk mund të vazhdojë më ecjen. Vuan nga etja e papërballueshme. Horizonti nuk tregon asnjë hije dhe shenjë për jetën. I dashuri i saj i pafuqishëm në këto rrethana nuk mund të bëjë asgjë veç të dëgjojë fjalët e saj të fundit dhe të thërrasë prej dëshpërimit. Manoni vdes në krahët e tij, duke i buzëqehsur për herë të fundit e dashuruar.
Studentët ekspozojnë punët në Akademinë e Arteve
“Maket” quhet ekspozita me punimet e studentëve të arteve pamore, që do të hapet nga data 9-20 shkurt në galerinë FAP në
Akademinë e Arteve në Tiranë. Kuratorë të kësaj ekspozite janë
pedagogët Najada Hamza dhe Ardian Isufi, ndërsa koordinator,
Genc Përmeti. “Maket” përqendrohet në realizimet e objekteve tre dimensionale të frymëzuar nga projekte arkitektonike dhe struktura urbane, ku janë shtrirë ndërhyrjet artistike për të shprehur konstatime të një shoqërie tranzitore me kontraste dhe diferenca të jashtëzakonshme. Me “Maket” nënkuptohet modeli i një vepre arti, i një ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj, i zvogëluar ose në madhësi natyrore. Ka makete ndërtesash, urash, maket fshati, qyteti apo skenës. Autorë të veprave të ekspozuar janë studentë të Akademisë së Arteve, Ateliesë Grafika, Modës dhe Tekstilit, Multimedias dhe Pikturës.
-
687 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg