Hyrje | Kultura | Viti kur në shkolla vdiq autoriteti

Viti kur në shkolla vdiq autoriteti

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Nëse marrim në konsideratë qoftë vetëm fushën e mësimdhënies, vërejmë se, duke u nisur nga viti 1968, autoriteti që tridhte instinktet e lirshme të të rinjve është bërë copa-copa. Gjykuar nga ai dokumentar..., rënia dhe diskreditimi i vetë idesë së mësuesit mësimdhënës edhe në analizë të fundit, çdo formë e autoritetit nuk duket ta ketë shpënë në çlirim kreativ shpirtin rinor, por më tepër, në rastin më të mirë dhe në më të keqin, në satrapi të vogla të rinjsh të hallakatur dhe kriminelësh të egër

Nga Mario Vargas Llosa 

Disa vite më herët kam parë në Paris, në televizionet franceze, një dokumentar që më ka mbetur në mendje dhe pamjet e të cilit shpesh shoqërojnë aktualitetit me një fuqi shpërthyese nga ngjarjet e përditshme. Filmimi rrëfente problemet e një liceu të periferisë së Parisit, në njërën nga ato lagjet ku familjet e varfra franceze jetojnë me imigrantët me origjinë nën-sahariane, latino-amerikane dhe arabe të Magrebit. Ky institut publik sekondar i arsimimit të nxënësit, tek i cili përbën një ylber racash, gjuhësh, zakonesh e religjionesh, kishte qenë skenar dhune. Shkopinjtë e profesorëve, dhunime në banja e në korridore, përleshje mes bandash me thika e me shufra dhe, nëse mbaj mend mirë, deri edhe shtënie me armë. S’e di a ka pasur të vdekur, por sigurisht shumë të plagosur dhe policia, duke i kontrolluar sallat, kishte gjetur armë, drogë dhe alkool. Dokumentari nuk dëshironte të nxiste alarm, përkundrazi të qetësonte, duke treguar se më e keqja tashmë kishte kaluar dhe se, me vullnetin e mirë të autoriteteve, mësuesve, prindërve dhe nxënësve, ujërat po qetësoheshin. Me një kënaqësi të dukshme, për shembull, drejtori bënte të ditur se, falë metal-detektorit të sapoinstaluar e nën të cilin studentët duhej të kalonin për të hyrë në shkollë, mund të konfiskoheshin grushtet e hekurit, thikat dhe armët e tjera me majë dhe me teh. E kështu, ngjarjet e përgjakshme kishin pasur një rënie drastike. Ishin aprovuar dispozita, për të mundësuar që, qoftë profesorët, qoftë nxënësit të mos lëviznin kurrë vetëm, edhe për të shkuar në banjë, por gjithmonë të paktën me një tjetër. Me qëllim që kështu të shmangen agresionet dhe pështjellimet. Dhe për më tepër, shkolla kishte në dispozicion një mënyrë permanente dy psikologë, për t’i këshilluar studentët dhe studentet, pothuajse përherë jetimë, të paktën nga njëri prind, që mbanin në shpatulla familje të shkretuara nga papunësia, delikuenca dhe dhuna. Po ajo që më së shumti më ka bërë përshtypje te dokumentari, ka qenë intervista me një docenteje që bënte me natyrshmëri, një pohim të kësaj sëre: “Tani është gjithçka në rregull, por lypset të dimë të luftojmë”. Shpjegonte se, për t’i hequr qafe agresionet dhe rrahjet paraprake, ajo dhe mësuesit e tjerë ishin pajtuar të gjendeshin, në një orë të caktuar, para hyrjes më të afërt të metropolitanes dhe të ecnin në grup deri te shkolla. Kështu tkurrnin rrezikun të sulmoheshin nga “voyous”-et. Ajo profesoreshë dhe kolegët e saj, që çdo ditë shkonin në punë si të shkonin në ferr, ishin nënshtruar. Kishin mësuar të mbijetonin dhe dukej se as që iu shkonte mendja se zanati i mësuesit mund të ishte diçka ndryshe nga ajo “via crucis” e tyre e përditshme. Këto ditë kam përfunduar së lexuari njërën nga esetë e lezetshme e sofistike të Michel Foucault-së, në të cilin, me dellin e rëndomtë, filozofi francez pohon se mësimdhënia, në lëndë si seksualiteti, psikiatria, religjioni, drejtësia dhe gjuha, prore ka qenë në botën perëndimore, njëra nga ato “struktura e pushtetit”, të ngrehura për të shtrydhur dhe manipuluar trupin shoqëror falë formave të mprehta, por efikase të nënshtrimit dhe tjetërsimit për t’i përjetësuar privilegjet dhe kontrollin e pushtetit nga ana e grupeve shoqërore dominuese. Mirë pra, nëse marrim në konsideratë qoftë vetëm fushën e mësimdhënies, vërejmë se, duke u nisur nga viti 1968, autoriteti që tridhte instinktet e lirshme të të rinjve është bërë copa-copa. Megjithatë, gjykuar nga ai dokumentar..., rënia dhe diskreditimi i vetë idesë së mësuesit mësimdhënës, edhe në analizë të fundit, çdo formë e autoritetit nuk duket ta ketë shpënë në çlirim kreativ shpirtin rinor, por më tepër, në rastin më të mirë dhe në më të keqin, në satrapi të vogla të rinjsh të hallakatur dhe kriminelësh të egër. Është e qartë se maji i vitit ‘68 nuk i dha fund “autoritetit”, që prej kohësh po përjetonte një proces sfilitjeje të përgjithshme në të gjithë sektorët, nga politika te kultura, në veçanti në fushën e mësimdhënies. Por revolucioni i të rinjve të mirë, kremi i klasave borgjeze dhe të privilegjuara të Francës, që qenë protagonistë të atij karnavali zbavitës në shenjë të sloganit “E ndaluar, të ndalohet”, i ka dhënë konceptit të autoritetit aktin e tij të vdekjes. Dhe i ka dhënë legjitimitet dhe glamour idesë, sipas së cilës çdo autoritet është i rremë, i dëmshëm dhe se ideali më i fisëm i lirisë konsiston në mosnjohjen, mohimin, shkatërrimin e tij. Pushteti nuk i ndie aspak i prekur nga kjo arrogancë emblematike e të rinjve rebelë, që pjesa më e madhe e tyre, pa e ditur, i çonin në barrikadë idealet ikonoklaste të mendimtarëve si Foucault. Mjafton të kujtohet se në zgjedhjet e para të mbajtura në Francën pas majit ‘68, e djathta goliste korri një fitore të madhe. Ama autoriteti, në kuptimin latin të auctoritas, jo i pushtetit, përkundrazi si e përkufizojnë fjalorët, i “prestigjit dhe kreditit që i njihet një personi apo një institucioni për legjitimitetin, cilësinë apo kompetencën në një materie të caktuar”, s’e çoi më kokën lart. Që atëherë, në Europë dhe në një pjesë të mirë në botë, praktikisht nuk ekzistojnë figura politike apo kulturore të afta të ushtrojnë magjistrin moral dhe intelektual njëkohësisht, e “autoritetit” klasik, që në nivel popullor ishte mishëruar nga mësuesit, fjalë që dikur kishte një tingëllim aq të bukur, ngaqë i prapavendosej dijes dhe idealizmit. Në asnjë fushë, e gjithë kjo s’ka qenë më katastrofike për kulturën si mësimdhënie. Mësuesi, i zhveshur nga kredibiliteti dhe autoriteti, i shndërruar shpesh në instrument represiv të pushtetit, do të thotë të armikut ndaj të cilit për ta arritur lirinë dhe dinjitetin njerëzor, duhej rezistuar, duke shkuar deri aty sa të mundet, ka humbur besimin dhe respektin, pa të cilat e kishte praktikisht të pamundur të kryente funksionin e tij të edukatorit, përcjellësit të vlerave dhe dijeve. Për më tepër, i ka humbur jo vetëm para syve të nxënësve të vet, por edhe të vetë prindërve të tyre dhe të filozofëve revolucionarë, që si autori i mbikëqyrjes dhe ndëshkimit, identifikonin te mësuesi njërin nga instrumentet e mbrapshta, me të cilët, tamam si agjentët e rojës së burgjeve dhe psikiatrit e çmendinave, shërbehet estabilishment-i për t’ia futur spicat shpirtit kritik dhe rebelimit të shëndoshë të fëmijëve dhe adoleshentëve. Shumë mësues, me zemër të pastër, i besuan këtij demonizimi degradues të vetes së tyre dhe kontribuuan, duke hedhur benzinë në zjarr, ta rëndonin thyerjen, duke i bërë të vetat disa prej pohimeve më të pamenduara të ideologjisë së majit ‘68 në sektorin e mësimdhënies, si për shembull, të konsiderohet anormale qortimi i studentëve të këqij, të detyrohen ata ta përsërisin vitin... etj. Është e vërtetë se këto ekstremizime nuk kanë arritur të infektojnë të gjithë sektorët e jetës shkollore, por një nga pasojat perverse të triumfit të ideve dhe e debateve dhe fantazive të majit ‘68 ka qenë rrokjezimi brutal i ndarjes në klasa, duke u nisur pikërisht nga sallat e shkollave. Mësimdhënia publike ka qenë një nga fitoret e mëdha të Francës demokratike, republikane e laike... Mjerimi dhe kaosi të pësuara nga mësimdhënia publike si në Francë, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës, i kanë atribuuar mësimdhënies private, në të cilën, për shkaqe ekonomike, ka qasje vetëm një sektor shoqëror minoritar me të ardhura të larta, më pak i prekur nga shkatërrimet e revolucionit të pandehur të lirisë, një rol të fuqishëm në formimin e drejtuesve të sotëm e të nesërm në ambientin e politikës, profesioneve dhe kulturës. Kurrë s’ka qenë kaq e vërtetë thënia: “Askush s’e di për kë punon”. Duke besuar se punonin në ndërtimin e një bote përnjëmend të lirë, pa represione, mungesë të drejtash e autoritarizëm, filozofët e lirisë, si Miche Foucault dhe dishepujt e tij të pavetëdijshëm në të vërtetë kanë punuar shumë gjallërisht, në mënyrë që, falë revolucionit të madh të përshtatur nga ta në fushën e arsimimit, të varfrit të vazhdojnë të jenë të varfër, të pasurit të pasur e mbajtësit atavikë të pushtetit të vazhdojnë ta mbajnë kamxhikun në duart e tyre.

(“El País”)

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 3058 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
4.00
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive