Hyrje | Kronika | Vrasja e atletit, ndalohet pronari i lokalit

Vrasja e atletit, ndalohet pronari i lokalit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

EKZEKUTIMI

 

Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë natës 54 vjeçarin me inicialet A. G., në lokalin e të cilit, Hasan Rakipi ka pirë kafen e fundit. Ndalimi pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur fishekë

 

Artan CENA

TIRANË - Vrasja e ish-atletit të njohur, Hasan Rakipi ka dërguar në qeli një person. 54 vjeçari me inicialet A. G., pronari i lokalit ku viktima ka pirë kafen e fundit është vënë në pranga nga uniformat blu të kryeqytetit, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur më shumë se 100 fishekë. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë policisë së kryeqytetit, të cilët thanë se, gjatë natës së vrasjes dhe ditës së djeshme janë bërë kontrolle të shumta, po ende pa arritur në identifikimin e një personi të dyshuar për vrasjen. Ndërkaq ata bënë të ditur se, 8 54 vjeçari i ndaluar është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ndodhur, sapo Rakipi ka dalë nga lokali i tij. Sipas burimeve, pavarësish faktit se, A. G., është ndaluar për “mbajte armësh dhe municionesh luftarake”, ai është nën hetim dhe për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë, në Kamzë, pak metra larg fushave ku kryen stërvitje dhe kombëtarja shqiptare e futbollit.

Mësohet se gjatë një kontrolli në shtëpinë e të ndaluarit policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 100 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu mësohet se hetimi rreth ngjarjes po bëhet një grup i posaçëm i prokurorisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e dy ditëve më parë rreth orës 18:00 është vrarë me armë zjarri një 56-vjeçar i cili ishte ish-atlet i klubit Dinamo, Hasan Rakipi. Viktima ka qenë duke hipur në makinë kur i është afruar një person dhe e ka qëlluar me gjashtë plumba në trup duke i marrë jetën menjëherë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë, ato të Komisariatit numër 5 dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Dhe pse janë bërë hetime intensive, deri më tani policia ka shoqëruar vetëm pronarin e lokalit në afërsi të të cilit ndodhi ngjarja, dhe atë jo të lidhur drejtpërdrejt me vrasjen por pasi i janë gjetur në banesë fishekë pa leje. Burime nga policia kanë bërë të ditur për “Korrierin” se, Rakipi, kishte mbaruar stërvitjen me një skuadër të rinjsh dhe më pas ishte ulur në një kafe, më disa persona të tjerë. Aty mësohet se kishte ndenjur gati një orë dhe nuk ka pasur ndonjë problem. Personi që ka qëlluar mbi të, duket se ka pritur që Hasani të ndahej nga miqtë e tij dhe duke përfituar nga errësira e ka ndjekur nga pas. Në këtë kohë ai e ka qëlluar me pistoletë, kur viktima ka qenë duke u futur në makinën e tij me targa të Tiranës, TR 6534 N.

Mësohet se, plumbat kanë dalë nga një armë e llojit “TT”. Ende nuk ka një pistë hetimi dhe nuk dihen shkaqet që mund të kenë quar personin që ka qëlluar mbi sportistin 56 vjeçar. Burime nga policia thanë gjatë mbrëmjes së djeshme se, kanë marrë dëshmitë e personave që ndodheshin orën e fundit me viktimën si dhe familjarë të tij. Uniformat blu të sektorit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, mësohet se kanë bërë disa kontrolle menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që kanë shoqëruar dhe disa persona, në cilësinë e dëshmitarëve dhe të atyre që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen apo shkakun. Një prej tyre është dhe A. G., të cilit i janë gjetur në banesë fishekë. Burime policore thanë se, deri më tani është duke u hetuar për ndonjë sherr të vjetër, apo ngjarje që mund të ketë pasur Rakipi, vite më parë. Një tjetër pistë që policia po e heton është dhe ajo e ndonjë zënke të ndodhur gjatë kohës kur ai ka trajnuar të rinjtë e skuadrës, deri në momentin kur është qëlluar për vdekje me gjashtë plumba pistolete.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 716 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive