Hyrje | Kronika | Këshilltari bashkiak jashtë rrezikut për jetën

Këshilltari bashkiak jashtë rrezikut për jetën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image


 

Një ditë pas atentatit me eksploziv Morand Hoxha ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë në reanimacionin e spitalit rajonal. Hetimet janë përqendruar në konfliktet personale, por nuk përjashtohet pista që lidhte me detyrën e tij

 

 

Vlora - I larguar tashmë nga rreziku për jetën, Morand Hoxha vijon të jetë nën mbikqyrje të vazhdueshme të policisë në repartin e reanimacionit në spitalin rajonal të Vlorës. Plagët e marra në fytyrë kryesisht, por edhe çarje dhe djegie në trup nuk i rrezikojnë më jetën anëtarit të Këshillit Bashkiak, i cili natën e së shtunës u bë pre e një atentati me eksploziv, ku rrezikoi seriozisht të humbiste jetën.

Sipas ekspertëve të policisë, të cilët kanë vijuar gjatë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ekspertizat sasia e përdorur e tritolit ka qenë e madhe, dhe dyshohet të jetë vendosur nën sediljen e automjetit të tipit “Benz Mercedes 240”, e cila ishte në përdorim të Morand Hoxhës. Dje pasi kishte dalë nga gjendja e shokut ai është pyetur nga oficeret e policisë gjyqësore dhe madje edhe vetë drejtori i policisë së Vlorës, Ylli Metko, të vetmit që janë lejuar të kenë kontakte me të plagosurin, përveç mjekëve të spitalit.

Policia ende nuk ka ndonjë informacion të saktë lidhur me shkaqet të ngjarjes së rëndë, ndërsa po përpiqet të rindërtojë dinamikën. Vetë i lënduari ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo hasmëria të tjera. Sipas bluve të Vlorës, i lënduari në bazë të deklarimeve nuk mban mend nëse ka qenë duke hyrë apo dalë nga makina në momentin e shpërthimit. Saktësohet se është gjendur rreth 5 metra larg automjetit dhe ndihma e parë i është dhënë nga banorë të zonës dhe efektivë të rrugores që ndodheshin në kryqëzimin pak metra nga vendngjarja.

Blutë i kanë përqendruar pistat e hetimit në konflikte personale, duke e lidhur këtë edhe me ngjarjen e pak muajve më parë, kur Morand Hoxha u arrestuar për armëmbajtje pa leje. Policia ka thënë se pasojat e një konflikti personal të mundshëm asokohe sollën ngjarjen e mbrëmshme, ku qëllimi i agresorit ka qenë eliminimi fizik i Hoxhës. Provat në vendngjarje kanë qenë të pakta për shkak të shpërthimit, ndërkohë që policia shpreson në zbardhjen e ngjarjes nga vet i plagosuri, pasi ky të ketë kaluar tërësisht gjendjen aktuale të shokut emotiv dhe fizik të kaluar si pasojë e ngjarjes.

Deri tani Hoxha nuk ka dhënë asnjë detaj apo person të dyshuar, madje ka deklaruar se nuk mban mend shumë nga momenti i ngjarjes dhe para saj. Ndërkohë hetuesit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes së tyre edhe pistën hetimore që lidhet me pozicionin e Hoxhës si këshilltar bashkiak. Gjithsesi edhe në këtë pistë policia ka pak elementë që mund të nxjerrin në dritë autorët e atentatit.

 

 

 

Tiranë

 

 

 

PS: Atentati, provë e

krizës së rëndë politike

 

Deputetja Xhuvani ka reaguar për ngjarjen në Vlorë

 

 

Tiranë – Partia Socialiste reagoi dje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Vlorë ku si pasojë e një atentati me eksploziv plastik, mbeti i plagosur rëndë, 38-vjeçari Morand Hoxha, këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës. Në një deklaratë publike, deputetja e PS, Luiza Xhuvani tha se plagosja e këshilltarit nga një atentat që synonte t’i merrte jetën, është provë e krizës së rëndë politike.

“Ngjarja e mbrëmshme është një tjetër provë e krizës së rëndë politike që po kalon Shqipëria. Është një tregues i shkallës së lartë të konfliktualitetit politik, që shpeshherë, fatkeqësisht, përshkallëzohet edhe në akte të tilla dhune fizike, që rrezikojnë të marrin jetë njerëzish”, - tha Xhuvani.

Si deputete e qarkut të Vlorës, por mbi të gjitha si nënë, - deklaroi Xhuvani, - i bëj thirrje Sali Berishës, të heqë dorë nga politika e përplasjes, nga politika e konfliktit”. “Berisha të heqë dorë nga gjuha e urrejtjes, nga fjalori që nxit kundërvënie dhe që për pasojë, rezulton edhe në ngjarje të tilla, si ajo e mbrëmshmja, kur Morand Hoxha, fatmirësisht shpëtoi gjallë, por që në qytetin e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë la një shije të hidhur dhe përforcoi edhe më shumë ndjenjën e frikës dhe pasigurisë”, - deklaroi Xhuvani duke akuzuar kështu direkt kryeministrin se atentati ndaj Hoxhës ishte pasojë e deklaratave të tij publike.

“Është e pafalshme për këtë qeveri, që ngjarje si ajo e mbrëmshmja, kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të shpeshta, duke pushtuar gjithmonë e më shumë ekranet e familjeve shqiptare”, - tha Xhuvani. Por ajo çka është edhe më e rëndë, - theksoi deputetja e Vlorës, - është fakti se këto ngjarje, shpeshherë fatale, që prekin qytetarë të thjeshtë por edhe përfaqësues të opozitës, mbeten të pazbardhura dhe autorët e këtyre krimeve mbeten të padënuar, të lirë për të vazhduar aktivitetin e tyre kriminal.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 330 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive