Atentat në Plazh,plagosen tre vetë teksa pinin kafe
Njëri nga të lënduarit në rrezik për jetçn ka marrë plagë në bark. Mes të plagosurve një shtetas nga Azerbajxhani
Klientët
Motivet e ngjarjes së rëndë ende kanë mbetur të pazbardhura, ndërsa për të dëshmuar për plagosjen e tre shtetasve janë shoqëruar në polici disa klientë. Pjesa më e madhe e klientëve kanë mundur të largohen nga lokali para se të vinte policia duke lënë brenda të plagosurit, dy kamerierët dhe banakierin.
Aleks Kalemasi
Durrës – Atentatet me armë janë rikthyer sërish në qytetin bregdetar në një hark të shkurtër kohor, por kësaj radhe pasojat kanë qenë vetëm plagosje. Tre burra, njëri prej tyre nga Azerbajxhani kanë marrë plagë në trup në kohën që po pinin kafe në një lokal në lagjen numër 13 në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në ora 18.40 në afërsi të sektorit Hekurudha në Plazhin e Durrësit jo shumë larg nga lokali i njohur “Xixa”. Brenda në lokal ka pasur shumë klientë por atentatori i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar ka drejtuar armën drejt tavolinës ku pinin kafe 3 burrat e piksur për atentat. Burrat e plagosur janë të moshës 45-50 vjeç por policia nuk ka dhënë detaje lidhur me identitetin e tyre dhe as nëse bëhet fjalë për ndonjë krim të organizuar apo larje hesapesh nga ndonjë grindje banale në lokal. Njëri nga shtetasit shqiptar ka marrë plagë në bark dhe është futur në sallën e operimit, kurse shtetasi i huaj ka marrë plagë në këmbë duke mos rrezikuar jetën.
Sipas pohimeve jozyrtare autori i krimit nuk ka qenë në lokal dhe se ai ka ardhur nga jashtë për t’u larguar me shpejtësi pasi ka shtënë drejt tavolinës ku ishin tre burrat dy prej të cilëve nga Durrësi dhe i treti shtetas i huaj. Në vendin e krimit policia ka sekuestruar disa gëzhoja pistolete, ndërsa postblloqet e ngritura dhe kontrollet e shumta të organizuara në rrugën e Plazhit dhe në segmentet dalëse nga Plazhi nuk kanë mundur të identifikojnë autorin. Motivet e ngjarjes së rëndë ende kanë mbetur të pazbardhura, ndërsa për të dëshmuar për plagosjen e tre shtetasve janë shoqëruar në polici disa klientë. Pjesa më e madhe e klientëve kanë mundur të largohen nga lokali para se të vinte policia duke lënë brenda të plagosurit, dy kamerierët dhe banakierin. Shtetasi i huaj nuk është gjetur rastësisht në atë lokal pasi sipas disa pohimeve nga vendi i krimit ai e frekuentonte lokalin në fundjavë së bashku me miqtë e tij dy prej të cilëve u plagosen së bashku me azerbajxhanasin.
Autori i krimit ka hyrë në lokal i armatosur dhe ka shtënë që nga dera, ndërsa së bashku me të flitet se së paku ka qenë edhe një person tjetër. Tavolina ku kanë ishin të ulur burrat që më pas janë bërë objekt i të shtënave me pistoletë ka qenë në kënd të lokalit por me pamje të zbuluar ngase nuk ka pasur të tjerë klientë në atë drejtim. Kjo i ka dhënë mundësi vrasësit të qëllojë disa herë me pistoletë drejt tyre dhe të largohet. Brenda në lokal ka pasur edhe pushues të tjerë të cilët janë përfshirë në panik dhe janë larguar me të shpejtë.
Personeli i lokalit ka vënë në dijeni policinë ndërsa të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë qenë efektivat e sektorit të patrullimit rrugor. Me ndihmën e mjeteve të komunikimit është bllokuar hyrja e dalja e rrugës së Plazhit si dhe është ushtruar kontroll në disa mjete por pa mundur të gjendet autori. Të plagosurit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë transportuar për në spital. Njëri prej tyre ka marrë plagë të thellë në bark dhe për rreth një orë e gjysmë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Gjendja e tij, sipas mjekëve, është ende në rrezik pasi ka humbur shumë gjak dhe se ka dëmtuar organet jetësore.
-
536 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg