Goditet me dy granata në derë të lokalit
Bashkëshortja 63-vjeçare e pronarit të lokalit i shpëtoi për mrekulli vdekjes, pas granatave të hedhura nga i sëmuri mendor
Leon Kaoni
SARANDË - E premtja ende nuk kishte zbardhur mirë, kur shpërthimi i granatës së hedhur me dashje nga 65-vjeçari Enver Myrtaj ka shpërthyer në qindra copa vetëm 15 metra larg portës së lokalit të Ilmi Bajramit, në qendër të qytezës së Ksamilit. Shpërthimi, i ndodhur rreth orës 05:30, ka qenë shumë i zhurmshëm dhe ka nxjerrë në rrugë banorët e lagjes më të vjetër të qytezës. Ata janë ndeshur me trupin e shtrirë në xhade të bashkëshortes së pronarit të lokalit, Xhevahire Bajramit, 63 vjeçe. Siç mësohet, gruaja ishte drejtuar për te lokali i saj për të ngrohur ekspresin, në mënyrë që të niste punën sa më shpejt. Banorët e mbërritur në vendngjarje kanë transportuar me urgjencë të dëmtuarën për në spitalin e Sarandës. Autori i ngjarjes së rëndë kohë më parë është goditur nga hemorragjia cerebrale dhe ka mbetur me pasoja dëmtimi në tru.
Dëshmia
“U çova si zakonisht në orën 5 të mëngjesit, pasi më duhet të ndez ekspresin e kafes, se pas orës 06:00 nisin e vijnë klientët. Kamarierët dhe djali i kthyer këtë muaj nga Greqia ku punonte si emigrant do të vinin më vonë. Kur iu afrova lokalit rreth 15 metra, para meje si rrufe plasi një send i hedhur nga dikush që fshihej pas pemës në anë të rrugës. Pas pak sekondash, nga po i njëjti vend erdhi edhe një tjetër send i rrumbullakët, por që nuk plasi”. Kështu e përshkruan momentin e ngjarjes që desh i mor jetën, e traumatizuara Xhevahire Bajrami. Granata e dytë defensive që i sëmuri mendor hodhi në drejtim të gruas nuk ka shpërthyer. “Fati qëlloi që ishte me mua këtë mëngjes. E njoha agresorin, pasi m’u afrua të shikonte nëse kisha vdekur apo jo. Unë gjeta forca e i thashë: “Më vrave”, - ndërsa ai m’u përgjigj: “Ta bëra mirë, tani vdis”! - dhe u largua duke çaluar, se është i paralizuar dhe i goditur në tru”, e vazhdon rrëfimin e saj për ngjarjen 63-vjeçarja. Ajo tregon se pas kësaj mezi ka gjetur frymë për të thirrur dhe të parët që i kanë ardhur në ndihmë kanë qenë komshinjtë. Ata e kanë dërguar në spitalin e Sarandës.
Mjekët thonë e plagosura ka plagë sipërfaqësore në të gjithë trupin, por asnjëra nuk rrezikon jetën e saj. Vetë e dëmtuara pohon: “Prej vitesh Enver Myrtoja ka kanosur me radhë pjesëtarët e familjes Bajrami. Në Ksamil kemi bërë edhe denoncim në polici e Prokurorinë e Sarandës dhe tek i plotfuqishmi i zonës, për kanosjen e jetës dhe të pronës nga ky person dhe është neglizhuar rrezikshmëria e tij, duke na thënë se është i papërgjegjshëm”.
Gruaja tregon se çdo ditë me të shkonte në atë orë në lokal edhe nipi i saj jetim, prindërit e të cilit janë mbytur në vitin 2005 në Bistricë, pas një aksidenti automobilistik. Për fatin e mirë, djaloshin atë ditë e kishte mundur gjumi dhe nuk kishte shkuar në lokal me gjyshen. Agresori Enver Myrto, 65 vjeç, u ndalua nga policia pak kohë pas ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë në ngarkim të tij filloi procedimi penal “për vrasje me dashje”.
Rrëfimi i të mbijetuarit: Ndjekja e Dajtit për drogë dhe vrasja e shokëve
Punonjësi i policisë: Asnjëri prej nesh nuk e dinte që po ndiqnim Dritan Dajtin, përveç komandantit. I mbanim në vëzhgim për trafik droge - I kërkuari ndërkombëtar i drejtësisë shqiptare, 38-vjeçari Dritan Dajti, mbahej nën vëzhgim prej kohësh dhe në momentin kur shkaktoi kasaphanën me katër policë të vrarë, do të vihej në pranga edhe për “trafikim të lëndëve narkotike”. Një burim i rezervuar ...- Viti kur në shkolla vdiq autoriteti
- Berisha: Legalizimet përfundojnë brenda 2 muajsh
- Ekipi i Blushit përgatitet për kongresin
- Moisiu: Papërgjegjshmëria e Nanos dhe Berishës
- Shembet trotuari i rrugës “Mujo Ulqinaku”
- Lutaj: Masakra e Durrësit të hetohet nga Kuvendi
- Udhëzimi: Shitja e trojeve, ja sa sipërfaqe banese përfitojnë pronarët
- Shqiptaria dhe fqinjët e tyre në të ardhmen në BE apo...?
- Foto pasaporta serbe e Oli Renit
- Masakra, kryepolicët në pyetje për operacionin “Dajti”
- Varfëria, vetëvaret në hyrje të qytetit emigranti (107)
- Tani e tutje, të gjithë do heqim vallen e Berishës (89)
- Kush i nisi policët në një aksion kuturú? (75)
- Rrëfimi i të mbijetuarit: Ndjekja e Dajtit për drogë dhe vrasja e shokëve (66)
- Londra: Hetim për masakrën e Durrësit (30)
- Rrustemaj pas Canës, shqiptari tjetër në Premier Ligë (29)
- Masakra në Durrës, 4 policë të vrarë për arrestimin e Dajtit (27)
- Skema e masakrës, 3 rrethanat fatale të operacionit “Dajti” (27)
- Varfëria, 50-vjeçari vret vëllanë në Tiranë (23)
- Roja i pallatit: Dajti fshihej këtu për 3 javësh, ja incidentet (22)




del.icio.us
Digg
