Hyrje | Kronika | Masakra në Durrës, 4 policë të vrarë për arrestimin e Dajtit

Masakra në Durrës, 4 policë të vrarë për arrestimin e Dajtit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

DURRËS - Zona e Plazhit në sektorin “Iliria” në Durrës ka përjetuar një tmerr të vërtetë mesditën e djeshme, kur efektiva të Repartit të Operacioneve Speciale janë përplasur në një operacion për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Personi që kërkohej që prej vitit 2003 ka qenë dje së bashku me nipin dhe kunatin e tij në zonën e plazhit, pranë kompleksit “Florida

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

DURRËS - Zona e Plazhit në sektorin “Iliria” në Durrës ka përjetuar një tmerr të vërtetë mesditën e djeshme, kur efektiva të Repartit të Operacioneve Speciale janë përplasur në një operacion për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Personi që kërkohej që prej vitit 2003 ka qenë dje së bashku me nipin dhe kunatin e tij në zonën e plazhit, pranë kompleksit “Florida”, ndërkohë që efektivat speciale kishin rënë në gjurmët e tij, duke e ndjekur drejt plazhit. Në momentin që forcat speciale kanë ndërhyrë për prangosjen e Dajtit, ka nisur përplasja me armë, ku kanë mbetur të vrarë njëri pas tjetrit katër efektivat specialë, nipi i Dritan Dajtit, si dhe është arrestuar i plagosur Dritan Dajti dhe kunati i tij. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se edhe një person tjetër nga grupi i Dritan Dajtit ka mundur të largohet nga vendngjarja i plagosur. Punonjësit e policisë që u vranë në këtë përplasje janë: Fatos Xhani nga Kavaja, 35 vjeç, Altin Dizdari nga Tirana, 33 vjeç, Saimir Duçkollari nga Tirana, 32 vjeç dhe Kastriot Feska, nga Tirana, 40 vjeç. Nga pala tjetër ka mbetur i vrarë Ledion Mara, i cili është nipi i Dritan Dajtit, vetë Dritan Dajti ka mbetur i plagosur, ndërkohë që Erges Xhorxhi është kunati i tij. Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendngjarje, koha kur ka ndodhur përplasja me armë midis forcave speciale të policisë dhe Dritan Dajtit me shokë mund të ketë qenë rreth orës 13:45. Efektivat e policisë, një pjesë e tyre civilë dhe të maskuar, kanë tentuar të ndalojnë makinën “Tuareg”, ku ndodhej i shumëkërkuari, por janë qëlluar nga brenda saj prej Dritan Dajtit dhe nga një lokal aty pranë prej nipit të tij, Ledion Mara. Një dëshmitarët që ka parë nga afër nisjen e luftës midis policisë dhe grupit të Dritan Dajtit, tha për “Korrierin”: “Një efektiv policie ishte veshur me pantallona të shkurtra, me kapele dhe syze. Ai hiqej sikur shiste atlete dhe në dorë mbante një tufë me atlete të llojeve të ndryshme. Ai u fut në një lokal dhe u drejtua tek një tavolinë ku gjendeshin katër vetë. Para se të futej, e pashë që foli në radio. Në kohën që hyri brenda, u drejtua te njëri nga personat dhe i tregoi atletet dhe pas pak sekondash nxori pistoletën, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke ia vënë atij në kokë. Pas kësaj ngjarjeje reaguan të tjerët, që qëlluan në drejtim të policit, më pas brenda hynë edhe policë të tjerë civilë dhe u bë një luftë e vërtetë. Nuk u kuptua më se çfarë ndodhi, sepse më pas pati të shtëna jashtë në rrugicën midis lokalit dhe pallatit”.

 

 

Policët e vrarë

Fatos Xhani, 35 vjeç

Altin Dizdari, 33 vjeç

Saimir Duçkollari, 32 vjeç

Kastriot Feskaj, 40 vjeç

 

 

Ledion Mara, nipi i Dritan Dajtit

 

Policia

 

Hetimet dhe kontrolli në rrugicat përreth

Forcat e policisë kanë vazhduar edhe pas ndërhyrjes së parë që të kontrollojnë një nga një të gjitha dhomat e pallatit që është ngjitur me lokalin ku ndodhi masakra. Shumë prej efektivave me kapuçonë të zinj, snajper me dylbi dhe jelekë antiplumb kanë kontrolluar një nga një shkallët, korridoret dhe dhomat e pallatit. Kontrolli është bërë në prezencën e shumë pushuesve, një pjesë e të cilëve kishin mësuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa një pjesë kanë qenë duke u kthyer nga plazhi, për të shkuar në dhomat e tyre. Efektivë të shumtë të policisë së Durrësit dhe Tiranës kishin rrethuar një zonë mjaft të gjerë, duke mos lejuar hyrjen në të të askujt prej banorëve që kanë shtëpitë aty pranë. Autoambulancat kanë qenë në pritje për të transportuar persona të tjerë, pasi mendohej se kishte të plagosur, si dhe persona të tjerë të fshehur nga grupi i Dritan Dajtit. Reagimet e policisë për ngjarjen kanë qenë sjellja e menjëhershme e dy helikopterëve nga Tirana, të cilët kanë qëndruar në pritje në fushën e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, ndërkohë që pak minuta pas ngjarjes, policia ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi Erges Xhorxhi, si person që dyshohet se është shoferi i Dritan Dajtit.

 

 

Bregdeti, “streha” e fundit e Dritan Dajtit

 

I kërkuari fshihej në një apartament në katin e fundit të një pallati buzë pistës “Iliria” prej disa kohësh. Policia bllokon për orë të tëra pallatin

 

Lindita Çela

DURRËS - Edhe pse ishte ndër personat më të kërkuar në Shqipëri, kjo nuk e ka penguar aspak Dritan Dajtin të jetonte buzë detit Adriatik. Për t’iu gëzuar ditëve të verës, Dajti kishte marrë në zotërim katin e fundit të një pallati buzë detit, pranë të cilit ndodhi edhe masakra e djeshme. Në fakt, dëshmitarët në vendngjarje nuk dinë me saktësi sa kohë kishte Dajti që fshihej në këtë zonë. Por kjo kohë ka qenë e mjaftueshme që ai të njihte zonën përreth, apo edhe të diktohej e të vihej nën shënjestrën e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit. Banorë të zonës thonë se pak minuta para ngjarjes, Dajti ka ngjitur në apartamentin e tij një pastruese, e cila menjëherë pas ngjarjes është zhdukur nga zona.

Strehimi

Për një kohë të gjatë, kati i fundit i një pallati pranë pistës “Iliria” në Durrës ka qenë strehëza e sigurt e Dritan Dajtit. Megjithëse nuk dihet saktësisht për sa kohë i shumëkërkuari nga  Policia e Shtetit strehohej në këtë apartament, burime të sigurta bëjnë të ditur se informacionet e marra në rrugë operative bënin fjalë për vendndodhjen e sigurt të Dajtit. Pikërisht shumë afërt pallatit shumëkatësh ku strehohej, është kryer edhe aksioni i agjentëve të policisë, që për fat të keq ka përfunduar në një masakër. Pikërisht në vendin ku strehohej Dajti është kryer dje edhe ndërhyrja e 10 efektivave të Repartit të Operacioneve Speciale, pjesë e Drejtorisë së Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Por pas masakrës së ndodhur, po e njëjta godinë është kthyer edhe në strehëzën e një prej bashkëpunëtorëve të Dajtit  Kjo ka bërë që për orë të tëra, policia të mbajë të bllokuar tërë zonën rreth pallatit shumëkatësh, si dhe forcat RENEA të kryejnë krehjen e tërë zonës.

Bllokimi i pallatit

Për orë të tëra, asnjë prej pushuesve apo edhe banorë të zonës nuk janë lejuar që të hyjnë në apartamentet e tyre. Burime nga efektivat e forcave speciale thonë se ka pasur dyshime të forta që një prej bashkëpunëtorëve të Dritan Dajtit strehohej pikërisht në këtë apartament. Situata ka qenë e acaruar, saqë nga momenti në moment është pritur një tjetër shkëmbim zjarri ndërmjet të kërkuarve dhe forcave të policisë. Kjo ka bërë që deri në orën 20:00 të mbrëmjes, policia të bllokojë qarkullimin në zonë, ndërkohë që në polici janë shoqëruar një numër i madh banorësh, që kanë qenë dëshmitarë të masakrës së djeshme. Megjithëse nuk dihej nën pronësinë e kujt ishte pallati ku strehohej Dajti, shumica e apartamenteve janë marrë me qira nga pushues, kryesisht kosovarë, për të cilët dita e djeshme zor se do t’u shuhet ndonjëherë nga kujtesa.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 4023 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.29
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive