Hyrje | Kronika | Varfëria, 50-vjeçari vret vëllanë në Tiranë

Varfëria, 50-vjeçari vret vëllanë në Tiranë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ahmet Vathi ka plagosur për vdekje me sende të forta vëllanë 52-vjeçar, pas konflikteve të vazhdueshme për bashkëjetesën në të njëjtën shtëpi. Arrestohet nga policia

TIRANË - Plagët e rënda në kokë dhe trup nga dora e të vëllait nuk i kanë kursyer vdekjen një 52-vjeçari nga Tirana. Zyrdi Vathi, i plagosur para tri netësh nga vëllai 50-vjeçar, Ahmet Vathi, gjeti vdekjen rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në spital. Ndërkohë, agjentët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit prangosën autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili akuzohet për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”. Burime zyrtare bënë të ditur se hetimet paraprake kanë nxjerrë si motiv të ngjarjes së rëndë mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes dy vëllezërve, të cilat momentin e plagosjes duket se kanë arritur kulmin. Zyrdi dhe Ahmet Vathi jetonin në të njëjtën shtëpi dhe problemet e përbashkëta ekonomike dyshohet se kishin nxitur së tepërmi konfliktet mes tyre. Nga burime të besueshme policore u tha se 50-vjeçari Vathi u prangos mesditën e djeshme, teksa fshihej nga policia. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi tri net më parë në zonën e njohur si Porcelani, në rrugën “Qemal Stafa”. Gjatë një sherri të momentit, autori vrau me sende të forta rrethanore vëllanë e tij, Zyrdiun, i cili gjeti vdekjen disa orë më pas, pas plagëve të marra në kokë e trup.  

Vdekja

As qepjet e shumta në kokë dhe në trup dhe as mbikëqyrja e mjekëve nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë 52-vjeçarin Zyrdi Vathi, i cili u plagos barbarisht si në një duel mesjete me sende të forta nga vëllai i tij më i vogël, Ahmeti. Burime të sigurta policore thanë se i dëmtuari gjeti vdekjen në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Spitalin Ushtarak, si pasojë e plagëve të thella të marra nga çarjet me karriget, gotat e shishet, mjetet të cilat i vëllai i kishte përdorur pa hezitim gjatë një debati, nisur fillimisht me fjalë. Vdekja e 52-vjeçarit ka përkuar paralelisht me vënien në pranga të vëllait të tij, i cili ishte larguar nga banesa menjëherë pas ngjarjes. Mesditën e djeshme, agjentët e seksionit të vrasjeve e arrestuan nën akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Plagosja

Mbase sherri i nisur atë natë, si shumë sherre të tjera, nuk ishte menduar nga autori i dyshuar i ngjarjes se do të përfundonte në atë mënyrë të kobshme. Por mëria dhe gjaknxehtësia e momentit, me të cilën Ahmet Vathi ka qëlluar me karrige, shishe e gota kokës vëllait më të madh, Zyrdiut, i ka dëmtuar rëndë kokën dhe organe jetësore këtij të fundit. Sipas burimeve të besueshme në vendin e ngjarjes, mësohet se sherri ka nisur orët e vona të pasdites të së martës, rreth orës 20:00, në një banesë private në rrugën “Qemal Stafa”. Duke qenë një fenomen i përsëritur në atë shtëpi, në të cilën jetonin dy vëllezërit, askush nuk ka reaguar nga zhurmat dhe ulërimat e dëgjuara. Në momentin e ngjarjes mësohet të kenë në shtëpi dy gratë e tyre, si dhe fëmijët. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se gjendja jo e mirë ekonomike e tyre dhe hallet e shumta të familjeve Vathi dyshohet të kenë qenë shkaktari kryesor i përplasjeve. Nga të tjera burime u tha se i dëmtuari u transportua për në spital nga e shoqja, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore të Komisariatit Nr. 4, së bashku me agjentët e seksionit përkatës. Me nisjen e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive, policia e Tiranës shpalli në kërkim policor 50-vjeçarin Ahmet Vathi, ndaj të cilit rëndonte akuza për plagosjen e të vëllait, i cili vdiq pak orë më pas.

 

 

Viktima

 

Vdekja e 52-vjeçarit tek Ushtaraku

Disa orë pas plagosjes nga i vëllai, i dëmtuari Zyrdi Vathi gjeti vdekjen në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Spitalin Ushtarak, si pasojë e plagëve të thella të marra nga çarjet me karriget, gotat e shishet, mjetet të cilat i vëllai i kishte përdorur pa hezitim gjatë një debati, nisur fillimisht me fjalë. Vdekja e 52-vjeçarit ka përkuar paralelisht me vënien në pranga të vëllait të tij, i cili ishte larguar nga banesa menjëherë pas ngjarjes. Mesditën e djeshme, agjentët e seksionit të vrasjeve e arrestuan nën akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen” Ahmet Vathin, ndërsa ky i fundit i ka pohuar policisë se nuk kishte planifikuar të vriste vëllanë. Ai ka këmbëngulur se gjithçka kishte ardhur në gjaknxehtësi e sipër. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin vëllavrasjen në Tiranë. 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 3711 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.50
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive