Hyrje | Ekonomi | Hyn në punë TEC-i i Vlorës, rritet prodhimi i energjisë

Hyn në punë TEC-i i Vlorës, rritet prodhimi i energjisë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

Stojku: Komisionimi i përgjithshëm i objektit do të bëhet në datën 15 shkurt në prani të përfaqësuesve të palëve dhe kompanisë ndërtuese italiane, TECMOND

 

Vlorë - TEC-i i Vlorës pritet të jetë i gatshëm pas disa ditësh për prodhimin e energjisë elektrike, pasi të përfundojë plotësisht procesi i provave me ngarkesë (komisionimi).  Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Muharrem Stojku tha, se komisionimi i përgjithshëm i objektit do të bëhet në datën 15 shkurt në prani të përfaqësuesve të palëve dhe kompanisë ndërtuese italiane, TECMOND. "Në 15 shkurt do të mbyllen të gjitha procedurat e provës së përgjithshme në ngarkesë dhe TEC-i do të jetë gati për t’u futur në procesin e prodhimit", tha Stojku. Ai sqaroi se janë marrë të gjitha masat dhe është siguruar sasia e nevojshme e lëndës djegëse(naftë) për këtë qëllim.

Për shkak të situatës së favorshme hidrike që ka aktualisht vendi, kreu i KESH shtoi se pas provës, TEC-i do të mbahet në gatishmëri, ndërsa në periudhën e verës do të bëhet pjesë e prodhimit të energjisë elektrike. Sipas Stojkut, funksionimi i TEC-it me ngarkesë të plotë do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit të vendit me energji, në aspektin sasior dhe cilësor. "Aktualisht, prodhimi i energjisë elektrike realizohet në veri, ndërsa më shumë konsumohet në jug të vendit", sqaron ai. Për pasojë, ka humbje dhe dëmtim të profilit të tensionit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e furnizimit. Procesi i komisionimit të pjesshëm të TEC-it të Vlorës është realizuar në mënyrë selektive për të gjitha objektet përbërëse të tij në muajt e fundit të vitit 2009, sikurse prova me ngarkesë e turbinës së gazit, që është edhe objekti më i rëndësishëm dhe që gjeneron rreth 67 megavat, ose 70 për qind të fuqisë prodhuese të TEC-it, komisionimi i  sistemit të marrjes së ujit nga deti, prova me ngarkesë e turbinës së avullit, që gjeneron rreth 30 për qind të energjisë elektrike që parashikohet të realizojë TEC-i.

Energjia e prodhuar është futur në sistemin unik kombëtar, ndërsa një pjesë është shfrytëzuar për nevojat e vetë objektit. Faza e komisionimit të TEC-it parashikon funksionimin e tij në ngarkesë sipas një grafiku rritjeje. Ndërtimi i TEC-it të ri, 7 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës përbën investimin e parë pas rreth tre dekadave në sistemin e prodhimit të energjisë në vend. Teknologjia e tij përfaqëson arritjet më të fundit në këtë fushë në vendet më të përparuara, si SHBA, Angli, Gjermani, Itali, Francë etj. Sistemi i prodhimit të TEC-it do të jetë i alternuar. Turbina e gazit do të realizojë 2/3 e kapacitetit të prodhimit të TEC-it, ndërsa ajo e avullit do të gjenerojë pjesën tjetër të këtij kapacitetit. Pjesë e objektit janë gjeneratori i bllokut, kondenseri, sistemi i marrjes së ujit nga deti, që do të realizojë procesin ftohës., instalimet elektrike, sistemi nëntokësor, ku përfshihen mbrojtja nga zjarri, drenazhimi i ujërave të shiut dhe ujërave të ndotura, etj.

Linja 220 kv, do të lidhë TEC-in me sistemin shqiptar të transmetimit, përmes nënstacionit modern të Babicës, një tjetër investim modern, që u përurua dy vjet më parë.

 Në mjedisin modern të TEC-it, përfshihet edhe godina shumë funksionale e demineralizimit të ujit të detit, që e shndërron atë në ujë të pastër e të përshtatshëm për procesin e ftohjes së sistemit në kaldajë dhe kompleksi i linjave të marrjes së lëndës djegëse, që përfaqësojnë një sistem të plotë tubacionesh me gjatësi 3.4 km, të cilat do të vendosen në hapësirën detare, në drejtimin në veriperëndim të gjirit të Vlorës.  Godina e kontrollit të TEC-it, ose "truri" i tij, realizon komandimin automatik nga vendi dhe në distancë të të gjithë centralit. Kompania kontraktore TECMOND me qendër në Torino (Itali), është nga më të njohurat në Evropë, në këtë fushë.

TEC-i i ri i Vlorës me një fuqi prej 97.167 MgË do të jetë me cikël të kombinuar, me një aks, gaz dhe avull. Turbina e gazit, do të funksionojë me lëndë djegëse distilat nafte (D1), me më pak se 0.1 për qind squfur, shumë më pak se standardet e BE(deri në 0.2 për qind), por do të punojë edhe me gaz natyror.

Punimet për ndërtimin e TEC-it në Vlorë nisën në shtator 2007. Projekti me një vlerë prej rreth 92 milionë euro, është financuar nga Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim(BERZH), Banka Evropiane e Investimeve(BEI), si dhe KESH.

 

Vendet e industrializuara ia falin borxhet Haitit

Me marrëveshjen e arritur janë menduar borxhet që Haiti i ka marrë direkt vendeve të G-7, përfshirë këtu edhe Gjermaninë

Pas tërmetit të rëndë në Haiti shtatë vendet më të industrializuara të botës kanë rënë dakort për t'ia falur të gjitha borxhet bilaterale shtetit ishullor. Këtë e konfirmoi nëpërmjet një deklarate, Grupi G-7, gjatë një takimi në Kanada. Me marrëveshjen e arritur janë menduar borxhet që Haiti i ka marrë direkt vendeve të G-7, përfshirë këtu edhe Gjermaninë. Nga falja e borxheve nuk bëjnë pjesë kreditë aktuale që Haiti ka marrë nga organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Haiti edhe para tërmetit ishte vendi më i varfër në botë. Borxhet e marra nga ky vend, arrijnë shumën e një miliard dollarëve. Ndryshe numri i të vdekurve në Haiti nga tërmeti katastrofal është rritur në mbi 220.000. Këto të dhëna i bëri të ditura kryeministri i Haitit, Jean-Max Bellerive në kryeqytetin Port-au-Prince. Në këtë numër nuk janë përfshirë personat të cilët ishin nën gërmadha dhe ndërkohë janë varrosur prej familjarëve të tyre pa mundësuar ndonjë evidencë të saktë. Bellerive është i mendimit, se numri i të lënduarve është më i madh se 300.000, ndërkohë që janë shkatërruar rreth 250.000 shtëpi. Pa kulm mbi kokë kanë mbetur më shumë se një milion njerëz. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, me kërkesën e OKB-së, ka marrë postin e shefit për koordinimin e ndihmave ndërkombëtare dhe rindërtimin e Hatiti. 

 

BB, jepet kredia e parë për Kosovën

Një vit pas anëtarësimit në Bankën Botërore është aprovuar kërkesa për financim të projekteve për modernizim të sektorit publik dhe regjistrimit të pronave në vlerë 20,25 milionë dollarë. Bordi i Drejtorëve të BB-së ka aprovuar dokumentin më 4 shkurt në Uashington. Në këtë dokument thuhet se Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), pjesë e Bankës do t’i japë Kosovës për financimin e projektit për modernizim të sektorit publik 4.4 milionë dollarë kredi, me afat të maturimit 40 vjet dhe periudhë të ngrirjes së kredisë me normë të interesit zero për qind, derisa vetë IDA do të ndihmojë projektin edhe me një grand prej 3.6 milionë dollarësh. IDA do t’i sigurojë Kosovës edhe 6.74 milionë dollarë kredi me kushte të njëjta, dhe një grand prej 5.5 milionë dollarësh për regjistrimin kadastral të pronave. Kjo është kredia e parë që i aprovohet Kosovës, e cila është anëtarësuar në BB vitin e kaluar.

 

BE: Kriza e Greqisë, mund të infektojë 26 vendet e tjera

Nën presionin e shtimit të borxheve të shteteve të ndryshme anëtare, Europa ka gjasa të bjerë përsëri në krizë të plotë ekonomike dhe financiare, duke shkaktuar një situatë mjaft serioze. Për këtë arsye, Brukseli është ende duke folur për mbajtjen e situatës nën kontroll duke siguruar mbikëqyrjen maksimale. Po përtej deklaratave zyrtare, në korridoret e Brukselit si dhe në Frankfurt, ka një shqetësim në rritje lidhur me një krizë të re ekonomike e cila mund të përhapet nga Greqia, e cila ka një deficit të lartë, në vendet si Spanja dhe Portugalia, me një rrezik të infektimit shumë të gjerë. Për këtë arsye, mendohet të vihen kredi në dispozicion nga shtetet individuale, në koordinim me grupin e 27 vendeve anëtare të BE-së për të mos lejuar kështu transportimin e krizës nga Greqia në shtete të tjera të Bashkimit Evropian. Ndërkaq, për Bankën Qendrore Evropiane, një shqetësim të madh po paraqet edhe rënia poshtë e vlerës së euros, e cila po ndryshon kuota minimale kundër dollarit.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 829 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive