“Klik Ekspo Group”, anëtar i UFI
Vinsent Gerard: “Klik Ekspo Group”, së shpejti anëtar i UFI (Unioni Botëror i Panaireve)
“Klik Ekspo Group” do t”’i bashkohet së shpejti UFI-t (Unioni Botëror i Panaireve). Kjo mendoj se do t’i japë një ndihmë sado modeste ekonomisë suaj. Sot, 83 vende janë në UFI, uroj që Shqipëria të jetë vendi i 84-ërt”, deklaroi sot në konferencë për shtyp Vincent Gerard, president i UFI-t. Shoqëria e mirënjohur “Klik Ekspo Group” ka ftuar presidentin e UFI, “Global Association of the Exhibition Industry”, që të jetë i pranishëm dhe vizitojë Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtare që do të mbahet nga data 25 deri në 30 nëntor në Tiranë. Vincent Gerard, presidenti i UFI-t, tha se të gjithë vendet e rajonit janë pjesë e UFI-t, si dhe kanë përfaqësuesit e tyre. Në të gjitha shtetet pjesëtare të UFI-t, ka të paktën një qendër panairesh të certifikuar nga kjo organizatë ndërkombëtare. Në konferencën për shtyp, u bë e ditur se panairi i këtij viti, i organizuar nga shoqëria “Klik Ekspo Group”, do të auditohet dhe vëzhgohet nga afër. Vincent Gerard, anëtarësimin e pritshëm të “Klik Ekspo Group”, e cilësoi si një nevojë të bizneseve kombëtare dhe mbarëkombëtare. “Qenia anëtar i UFI-t do t’i lejonte “Klik Ekspo Group”, por dhe të gjitha bizneseve në Shqipëri që të rriten dhe njihen ekonomikisht. Do t’i lejonte që organizimet e biznesit dhe shoqatat e subjektet e ndryshme t’i bashkëngjiten vendit tuaj në këtë zhvillim që po ndodh”, u shpreh Vincent Gerard. Në konferencën për shtyp, të organizuar nga “Klik Ekspo Group”, presidenti Luan Muhametaj u shpreh i bindur se Shqipëria nëpërmjet “Klik Ekspo Group” do të arrijë të bëhet pjesë e UFI-t. Në konferencë morën pjesë dhe Christos Farmakis, nga Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare, ambasada e Greqisë, Jindrich Ploch, president i Shoqatës së Industrisë Ushtarake Çeke, Nikolin Jaka, president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Pavel Stefka, përfaqësues i “Tatra”-s. Luan Muhametaj, president i “Klik Ekspo Group”, tha në fjalën e tij, se “Edicioni i 16-të i Panairit Ndërkombëtar i këtij viti do të jetë një sukses për marrëdhëniet mes bizneseve dhe klientëve. Ne këtë vit kemi rreth 95 për qind të ekspozuesve, kompani që operojnë jashtë Shqipërisë, pra kompani të huaja. Vetëm pjesa tjetër prej rreth 5 përqindësh janë kompani që operojnë në Shqipëri. Kjo tregon për mundësitë e vendit tonë, si dhe besimin që këto kompani kanë treguar ndaj “Klik Ekspo Group”. Ky vit do të jetë mëse i veçantë për ne dhe për të gjithë pjesëmarrësit, kjo për shkak të prezencës për herë të parë në Shqipëri të UFI-t, ose ndryshe Organizata Botërore e Industrisë së Panaireve. UFI do të na ndihmojë në ngritjen dhe certifikimin e një qendre panairesh në Tiranë, dhe për këtë ne po bashkëpunojmë fuqishëm”. Vincent Gerard, president i “Global Association of the Exhibition Industry”, në konferencën “Klik Ekspo Group” tha i pyetur nga media: “Mendoj që të gjithë vendet në botë duhet të kenë organizime sa më të mira të panaireve dhe gjithashtu qendra të mira të panaireve. Aktualisht të gjithë vendet përreth Shqipërisë kanë një përfaqësues të UFI-t, si dhe të paktën një qendër të certifikuar panairesh. Qenia anëtar i UFI-t do t”i lejonte “Klik Ekspo Group”, por edhe të gjithë bizneseve në Shqipëri që të rriten dhe njihen ekonomikisht. Do t’i lejonte që organizatat e biznesit, shoqatat e subjektet e ndryshme t’i bashkëngjiten vendit tuaj në këtë zhvillim që po ndodh. Tani më duhet të vizitoj panairin e “Klik Ekspo Group”, që nis më datë 25, që të kemi një përgjigje nëse Shqipëria nëpërmjet “Klik Ekspo Group” do të jetë anëtare e UFI-t. E rëndësishme është që organizimi i panairit është ashtu siç ne e kërkojmë, në mënyrë që Shqipëria nëpërmjet “Klik Ekspo Group” të mund të jetë anëtar i UFI-t. Ne dëshirojmë që ju të keni një qendër të madhe panairesh. UFI mund t’ju ndihmojë. Gjithashtu, anëtarët tanë që gjenden rreth jush do të jenë ndihmë për Shqipërinë dhe “Klik Ekspo Group”. “Klik Ekspo Group” do t’i bashkohet së shpejti UFI-t. Kjo mendoj do t’i japë një ndihmë sado modeste ekonomisë tuaj. Sot, 83 vende janë në UFI, ndaj uroj që Shqipëria të jetë vendi i 84-ërt”!
-
348 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg