Hyrje | Editorial | Shërbimi Informativ Shtetëror, tre kandidatë për kryetarë

Shërbimi Informativ Shtetëror, tre kandidatë për kryetarë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 

Shyqyri Dekavelli përflitet si zëvendësues i Bahri Shaqirit. Por, nëse kryeministrit Berisha i pëlqen një kandidaturë e mundshme me propzim të LSI-së, atëherë Dekavelli “rrëzohet”. Kandidat tjetër një “sekret” me inicialin “M”

 

Denion Ndrenika

Shyqyri Dekavelli u bashkua me emrat e Luan Ramës dhe të një personi tjetër që mendohet se është pjesë e strukturave të shërbimit sekret si kandidat për të zënë vendin që mban Bahri Shaqiri (drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror). Burime të ndryshme politike dhe të strukturave të sigurisë i thanë “Korrierit” se Shyqyri Dekavelli është një kandidat shumë serioz për një ndër pozitat më të rëndësishme të institucioneve të vendit. Burimet ishin të ndarë në gjykimet mbi Dekavellin, ndërsa shtuan se ai ka përfunduar (1996-1997) një kurs zbulimi Strategjik në DIA, strukturë e informacionit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qendër në Uashington. Një burim saktësoi se Dekavelli, ndonëse i menduar si njeri pranë kryetarit të qeverisë Sali Berisha është figurë e pranueshme. Kurse, një tjetër burim tha se mendonte se figura e tij ishte e njëanshme. Megjithatë nuk tha ndokush nëse ka terma konkretë të ndonjë marrëveshjeje të pritshme mbi emërimin e Dekavellit në këndvështrimin e mirëkuptimit mes aleatëve qeveritarë PD-LSI, meqënëse kjo e fundit e ka pasur synim të besueshëm për të udhëhequr SHISH-in. Burimet thanë që nëse kryeministri mbetet i kënaqur me ndonjë kandidaturë të propozuar prej aleatit Ilir Meta, atëherë mundet që Dekavelli të shmanget. Dekavelli që ka lindur në vitin 1951 në Kavajë ka qenë kurdoherë pranë “sekretërve” dhe mendohet se e njeh mirë këtë fushë. Ai mund të bëhet i dyti kavajas në krye të “shërbëtorëve sekretë”, pas Arben Karkinit që udhëhoqi SHIK-un e atëherëshm në kohët e vështira të 1997-ës pas largimit të Bashkim Gazidedes që ndërroi jetë vitin e shkuar. Dekavelli është në detyrë si Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit e Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Karriera e Dekavellit ka qenë e lidhur me informacionin kryesisht ushtarak. Ai pati një shkëputje kur Fatos Klosi ishte drejtor i SHISH-it që përkon me kohën e kursit në SHBA. Por, gjithashtu në kohën e Klosit ai u bë Drejtor i Përgjithshëm i SHISH-it (1998-2000) kur përsëri u largua. Ai mori detyrën e Shefit të Sektorit të Sigurisë së Informacionit dhe Regjistrit Qendror në vitet 2000-2002 dhe që atëherë është në krye të DSIK.

Ndërkaq, emri më i përmendur mbeti ai i Luan Ramës. Burime partiake opozitare mendojnë se Luan Rama me 99 për qind mund ta marrë detyrën. Të njejtat burime nuk thanë nëse në gjykimin e tyre kishin marrë parasysh dallueshmërinë e madhe të të të menduarit si kandidat (Luan Rama) me Berishën gjatë kohërave kur ka qenë funksionar partiak (PS) dhe qeveritar (me socialistët). Ndërsa Rama mendohet si kandidaturë kompromisi, personi i tretë ende është pikëpyetje. Për të thuhet vetëm se vjen nga një pjesë e jetës së kaluar në SHBA dhe që punon ende në SHISH. Burimet japin vetëm inicialin “M” të identitetit të tij që mund të jetë mbiemri. Burimet mbeten të rezervuara të komentojnë nëse kandidati i tretë mund të pranohet nga LSI. Detyra të vështira mbeten për drejtorët e SHISH-it emërimet. Ata mund të lëvizin disa funksione, por jo të cenojnë administratën. Dekavelli besohet se punon në këtë mënyrë. SHISH ka pasur deri në vitin 2005, sipas burimeve pranë tij, sëpaku 60 për qind punonjës që kishin një të shkuar të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit. PD akuzoi Fatos Klosin se i ktheu ata në punë, ndërsa të majtët PD-në se po rikthente shërbimin e viteve 1992-1997.

Hamendësimet mbi pasardhësin e Bahri Shaqirit u shtuan pasi Berisha riktheu diskutimin mbi SHISH-in, duke parashtruar ndrysshimet në ligjin për të. Kryeministri tha se ligji me ndryshimet e bëra, përfshi propozimet e vetë SHISH-it, është në rend të punës së Kuvendit dhe se të zgjedhurit e shumicës në pushtet duhet ta votojnë. Ligji nuk ndryshon në emërimin e shefit të shërbimit që i përket propozimit të kryeministrit dhe emërimit nga presidenti. Ligji përcakton ndërkaq kohëzgjatjen në detyrë të drejtorit të SHISH-it me 5 vjet dhe shton si objekt të punës korrupsionin e zyrtarëve. Në diskutim të vetëm për Shaqirin është fakti që ai nuk pati kohëzgjatje të përcaktuar kur u emërua në vendin që la bosh Kujtim Hysenaj kur ndërroi jetë gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Fatos Nano.

 

 

Ditëlindja: 17 Maj, 1951

Vendlindja: Kavajë

ARSIMI

1969-1972 Akademia Ushtarake Shqiptare

1972-1975 Kurs i lartë i kriptoanalizës, Shqipëri

EKSPERIENCA

1975-1978 Specialist në Drejtorinë e Shërbimit Informativ të Ushtrisë/Ministria e Mbrojtjes.

1978-1998 Shef Analize në Drejtorinë e Shërbimit Informativ të Ushtrisë/Ministria Mbrojtjes

1998-2000 Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH)

2000-2002 Shef i Sektorit të Sigurisë së Informacionit dhe Regjistrit Qendror

2002-në vazhdim         Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)

KUALIFIKIME

1993         Shkolla e Zbulimit Ushtarak, Turqi

1995         Kurs i avancuar për Zbulimin Ushtarak, Turqi

1996-1997 Kurs i Zbulimit Strategjik ne DIA, Uashington DC/SHBA

2001-2005 Trajnime për Çështje të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar në Belgjikë, Spanjë, Angli, Itali, Hungari, Maqedoni.

GJUHET E HUAJA

GREQISHT: Mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës

ANGLISHT: Diplomuar në Institutin e Mbrojtjes të Gjuhës në SHBA

TURQISHT: Diplomuar në Institutin e Gjuhës në Turqi

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 3093 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive