Hyrje | Editorial | Lidhja me Dajtin, pranga inspektorit të krimeve

Lidhja me Dajtin, pranga inspektorit të krimeve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 

 

Mariglen Muça, me detyrë inspektor i krimeve të hapura në zonën e Plazhit, është arrestuar dje, pasi nga zbardhja e tablateve të telefonit celular rezulton se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti t’i shpëtojë drejtësisë

 

 

Aleks Kalemasi

DURRËS - Tre muaj e gjysmë pas ngjarjes së 7 gushtit, ku humbën jetën katër punonjës policie, në përpjekje për arrestimin e personit të shumëkërkuar Dritan Dajti, është vënë në pranga një punonjës policie, që dyshohet se ka informuar Dajtin për veprimet e policisë. Mariglen Muça, me detyrë inspektor i krimeve të hapura në zonën e Plazhit, në Durrës, është vënë në pranga mëngjesin e djeshëm, pas një vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Inspektori në fjalë, i cili prej tre vitesh punonte në zonën ku ndodhi vrasja e 4 punonjësve të policisë në 7 gusht të këtij viti, është thirrur mëngjesin e djeshëm nga SHKB në Tiranë dhe më pas atij i është komunikuar urdhri i arrestimit. Sipas burimeve paraprake, oficeri i policisë dyshohet të ketë informuar vazhdimisht Dritan Dajtin për vendimet dhe operacionet e policisë në lidhje me arrestimin e tij. Mariglen Muça është me origjinë nga Saranda dhe prej disa vitesh punonte si efektiv i Policisë Kriminale të Durrësit. Arrestimi i tij duket se është bërë pas zbardhjes së tabulateve të telefonit të tij, çka ka hedhur në dritë veprimtarinë e tij dekonspiruese të aksioneve policore. Në fakt, menjëherë pas ngjarjes së rëndë të 7 gushtit është folur për një punonjës të policisë së Durrësit që ka pasur lidhje me Dajtin, por emri i tij nuk u bë asnjëherë i ditur deri në arrestimin e tij ditën e djeshme. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës nuk ka bërë asnjë deklarim rreth arrestimit të Muçës, duke u mjaftuar vetëm me fjalët se “është një aksion i SHKB-së së Tiranës”.

Ndërkaq, burime nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bëjnë me dije se oficeri Mariglen Muça ishte inspektor në zonën ku fshihej Dajti, pranë pistës “Iliria” në Durrës. Hetimi ka zbuluar se ai ishte në dijeni të këtij fakti, pa e raportuar asnjëherë tek eprorët e tij. Por lidhjet e tij me Dritan Dajtin duket se kanë qenë më të hershme se kaq. Dikur oficer policie në Korçë, Muça dyshohet t’i ketë siguruar të arratisurit dokumentet e policisë, me të cilat ai prezantohej për t’u shpëtuar prangave. Karta e policisë, e gjetur në makinën luksoze të Dritan Dajtit ishte prodhuar në Komisariatin e Korçës, me të gjithë elementët e sigurisë. Gjatë hetimeve të kryera nga SHKB-ja ka rezultuar se Muça kishte kryer një sërë komunikimesh telefonike me kunatin e Dajtit, para masakrës së 7 gushtit në plazhin e Durrësit. Hetimet për oficerin e policisë nisën pas gjetjes së numrit të tij të telefonit në celularin e sekuestruar nga policia.

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 1041 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive