Hyrje | Editorial | Kush i nisi policët në një aksion kuturú?

Kush i nisi policët në një aksion kuturú?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Fabula është e rëndë sa s’ka ku të shkojë, e në të njëjtën kohë spektakolare: një i shumëkërkuar, afër të dyzetave, sheh nga brenda makinës së vet të markës “Tuareg” që po i afrohen dy policë, qëllon nga aty ku është dhe vret njërin syresh, pas dy sekondash zbret nga makina, bash siç bën Steven Seagal në filmat e tij në rolin e policit kokëshkretë, dhe pa ia bërë syri tërr, afrohet tek i dyti, e vret atë, më tej kthen kokën dhe sheh që dy policë të tjerë kishin vënë përtokë një shokun

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-hansi-font-family:Calibri;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Fabula është e rëndë sa s’ka ku të shkojë, e në të njëjtën kohë spektakolare: një i shumëkërkuar, afër të dyzetave, sheh nga brenda makinës së vet të markës “Tuareg” që po i afrohen dy policë, qëllon nga aty ku është dhe vret njërin syresh, pas dy sekondash zbret nga makina, bash siç bën Steven Seagal në filmat e tij në rolin e policit kokëshkretë, dhe pa ia bërë syri tërr, afrohet tek i dyti, e vret atë, më tej kthen kokën dhe sheh që dy policë të tjerë kishin vënë përtokë një shokun e tij të bandës, qëllon dhe mbi ata duke vrarë njërin, plagosur tjetrin e vrarë pa dashje njërin prej të vetëve, gjë që e bën të humbasë qetësinë, plagoset, acarohet ca më shumë, ndjek këmba-këmbës policin e plagosur, të cilin e arrin shpejt dhe e qëllon në kokë, e më në fund, i ndodhur keq, rrëmben një adoleshent që i shfaqet përpara syve dhe e përdor si peng-pancir, derisa e plagosin në këmbë dhe e arrestojnë, për ta çuar me urgjencë në sallën e operacionit, ku, me merakun për ta demonstruar në çdo rrethanë vetëdijen e dinjitetin e të fortit e për të qenë në lartësinë e legjendës rreth tij, ai u drejtohet kirurgëve me fjalët: “Do t’ju vras nëse nuk më mjekoni mirë”. Është fragment i vjedhur nga ndonjë script i filmave të Hollywood-it? Apo është një lojë në playstation? As njëra, as tjetra. Është përmbledhja e përshkrimit të imët e të detajuar, që gazetari Ferdinand Dervishi i bënte në Panoramën e djeshme ngjarjes së pardjeshme në plazhin e Durrësit, në mes të ditës, në mes të njerëzve, në mes të plazhit, bilanci i së cilës ishte tepër tragjik: mbetën të vdekur pesë vetë, nga të cilët katër policë. Që të pestë u vranë nga i shumëkërkuari Dritan Dajti, i cili pasi plagoset rëndë, përfundon në duart e policisë.

Po, jemi dakord që të gjithë, se është ndoshta një nga ditët më të zeza për policinë e shtetit shqiptar në kohë normale paqeje, se është një ditë e vështirë edhe për ata që nuk janë policë, se është tronditëse e shock-uese. Jemi dakord gjithashtu, se mesazhet e dhimbjes, indinjatës, ngushëllimit e të solidaritetit të shprehura po atë ditë ishin një gjë e nevojshme. Edhe gatishmëria e demonstruar nga dinjitarë shtetërorë për mirënjohje ceremoniale e protokollare me medalje e me tituj në adresë të të rënëve ishte një gjë e pritshme dhe e këshillueshme. Edhe qetësia e skrupujt e të gjitha palëve ishin një gjë për t’u lavdëruar e për t’u duartrokitur. Por, pasi u bënë të gjitha këto, lind një pyetje: Përse ndodhi e gjithë kjo? A mos vallë ka qenë e pashmangshme?

Le ta themi troç: në këtë histori bie era amatorizëm. Këtë gjë e kuptuam në të nxehtë edhe ne, që s’marrim vesh nga punët e policisë, por na e thanë edhe njerëz të njohur, si ekspertë e specialistë. Policët tanë e dinin shumë mirë se nuk kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të ndaluar një të dyshuar. Përkundrazi, kishin shkuar për të arrestuar një të shumëkërkuar, një njeri që ka dhënë prova se është shumë i rrezikshëm, një njeri të rrahur me vaj e me uthull në cic-mic-et me policinë, një njeri që në vitin 2003 është arratisur nga salla e gjyqit po në mes të ditës, po në mes të njerëzve e po në mes të policëve. Si shpjegohet atëherë, kjo sjellje non-chalante e policisë? Si shpjegohet që ata kanë shkuar atje pa jelekë antiplumb e pa makina të blinduara? Si shpjegohet që pusinë ia kanë zënë në një vend të populluar, duke rrezikuar kalimtarë e të pafajshëm (dhe në fakt, dy pushues që po kalonin atypari janë plagosur)? Si shpjegohet që i shumëkërkuari, ndonëse ishte nën vëzhgim e nën shënjestër, ia del të vrasë me një pistoletë të vetme katër policë? Si shpjegohet që për të kryer një operacion të tillë nuk u dërguan forca të RENEA-s, por në vend të tyre u dërguan agjentë, të cilët nuk janë specializuar as për aksione policore të këtij lloji, as për të gjuajtur mbi mish njeriu?

Është shpejt për të bërë spekulime në përgjigje të këtyre pyetjeve, por një gjë mund të thuhet me siguri: policia e një shteti serioz e funksional të së drejtës nuk mund jetë si policia jonë (dhe në këtë mes merret vesh, se nuk e kam fare me policët e thjeshtë), e cila e ka objektivisht të pamundur të ofrojë siguri qoftë për vete, qoftë për qytetarët. Pse? Sepse ndërtohet me rekrutime të bëra mbi kritere partiake, klienteliste e tribale. E kujtoni se cila ishte një nga gjërat e para që kjo qeveri bëri me t’u instaluar në vitin 2005? Ndryshoi drejtuesit e policisë. Hoqi apo zhvendosi nga pozitat e komandës një numër policësh, të cilët kishin demonstruar me punë e vepra se bartnin mentalitetin e shërbimit ndaj shtetit e ndaj qytetarit, e jo mentalitetin e shërbimit ndaj qeverisë e partisë. Dhe i zëvendësoi ata me policë të tjerë. Një pjesë e këtyre të fundit mund të kenë të njëjtin pasion, të njëjtën korrektesë ligjore e të njëjtën kompetencë profesionale në punën që bëjnë, por është e sigurt që aty nuk janë emëruar për këto merita. Aty janë emëruar si beniaminë të pushtetit, dhe ata e dinë mirë këtë gjë. Ndërsa pjesa tjetër e policëve të emëruar janë klientë të pushtetit. E nuk është çudi që këta të fundit të kenë komandën e gjërave në dorë. Ai urdhri i operacionit të pardjeshëm është dhënë me siguri nga ndonjëri prej tyre. Nuk ka sesi të shpjegohet ndryshe ajo qasje amatore, prej së cilës humbën jetën katër policë të republikës.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 4389 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.25
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive