Hyrje | Bota | Lidh të birin me zinxhirë që të shkojë të punojë

Lidh të birin me zinxhirë që të shkojë të punojë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Si qen

 

 

Babai: E bëjmë për sigurinë e tij, sepse nuk ka kush ta mbajë. Një muaj më parë i grabitën motrën 4 vjeçe, por autoritetet nuk na besojnë

 

 

Imazhe shokuese mbërrijnë nga Kina. Një fëmijë i vogël që mban zinxhirin me të cilin i ati e ka lidhur te një shtyllë, ndërsa një kyç i bllokon kaviljen për ta ndaluar që të lëvizë. Mbase për shumë perëndimorë kjo mund të konsiderohet mizori, por për shumë kinezë pa një rrogë fikse dhe të detyruar të bëjnë punë nga më të rëndomtat për të siguruar bukën e gojës, kjo është e vetmja mënyrë që kanë për të ruajtur fëmijët dhe për të evituar që t’ua marrin dhe mbase shesin njerëz të paskrupujt. Prandaj, Chen Chianliu është detyruar të bëjë një barbarizëm të tillë, që të sigurohet që vogëlushi Lao Lu nuk do të bredhë i vetëm, ndërsa ai përpiqet të fitojë dy kacidhe, ndërsa e shoqja, invalide, mbledh mbeturina. Me pak fjalë, të dy prindërit thonë se e bëjnë këtë gjë vetëm për sigurinë e fëmijës së tyre, pasi muajin e kaluar, vajza e tyre Ling, vetëm 4 vjeçe, iu zhduk nga sytë, në një moment shpërqendrimi. Por shpjegimi i tyre nuk i ka bindur autoritetet, të cilët, pasi u njoftuan nga disa kalimtarë aty pranë, që panë të gjorin Lao Lu të lidhur me zinxhirë, jashtë një qendre tregtare në Liangxiang, urdhëruan të atin ta lirojë menjëherë. Por tani nuk dihet se ç’fat e pret vogëlushin, pasi në kopsht nuk mund të shkojë, për shkak se prindi i tij 42-vjeçar vjen nga një tjetër provincë, dhe si pasojë nuk mund të shfrytëzojë ndihmat shtetërore. Kjo duket edhe nga fakti se familja jeton në një dhomë të përmasave 3 metra me 2 metra e gjysmë. E duke qenë se Chen fiton vetëm 5 euro në ditë, dhe shpesh ngelet edhe pa asgjë, nuk mund t’ia lejojë vetes as një dado. “Gruaja ime nuk mund të kujdeset për fëmijën dhe unë duhet të shkoj të punoj që të kujdesem për familjen”, - ka thënë Chen për shtypin lokal, duke shtuar se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, veçse të lidhë Lao Lu. “Pasi kam humbur një vajzë, së cilës nuk i kam as edhe një fotografi për ta përdorur në fletushkat e personave të zhdukur, nuk mund të rrezikoj të humbas edhe një fëmijë tjetër, dhe madje hoqa dorë nga një grusht me para vetëm për të mos e dhënë në adoptim”, - vazhdon ai. Por nëse nuk do të gjendet një zgjidhje tjetër, vogëlushi mund ta rigjejë shpejt veten me kyç në këmbë, gjithnjë për të mirën e tij.

 

 

 

Alarm nga Shërbimet Inteligjente

 

 

“Al Kaeda” do të sulmojë SHBA-të brenda gjashtë muajsh

 

Alarm nga Shërbimet Inteligjente Amerikane: “Al Kaeda” do të sulmojë “me siguri” Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Kështu deklaruan përpara një Komisioni të Senatit Amerikan, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Denis Bler, kreu i CIA-s, Leon Paneta dhe numri një i FBI-së, Robert Mueller, pasi prezantuan rezultatet e hetimeve të tyre, duke shtuar se Shërbimet Inteligjente po planifikojnë një veprim të drejtpërdrejtë kundër terroristëve. “Al Kaeda” ka ende si objektiv të sulmojë territorin tonë me një operacion në shkallë masive, në mënyrë që të provokojë një numër të madh viktimash dhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit”, - tha Bler. Ndërsa sipas drejtorit të CIA-s, Paneta, rrjeti terrorist i Osama Bin Ladenit duket se ka ndryshuar strategji, duke përdorur edhe “qentë e zgjidhur”, ose më saktë individë të influencuar nga organizata, por jo të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me të. Bler shpjegoi, duke iu referuar prezencës së bashkëkombësve, nëpër listat me të dyshuar terroristë, që sidoqoftë, Shërbimet Inteligjente Amerikane kanë në program një veprim të drejtpërdrejt kundër terrorizmit që përfshin edhe vrasjen e mundshme të spiunëve amerikanë.

 

 

 

Studimi belg

 

Homoseksual lind, nuk bëhesh

Kështu pretendon studiuesi belg Jacques Balthazar, docent në universitetin e Liegit, në një libër të tijin. Përgjegjës i një grupi kërkimi në endokrinologjinë e sjelljes, ai shpjegoi gjatë një interviste për të përditshmen “Le Soir” (Mbrëmja), se donte të zbërthente mbi bazë shkencore edhe “besimet sipas të cilave homoseksualiteti qenka një sëmundje, një perversitet apo devijim”. Prej më shumë se 35 vjetësh, Balthazar punon mbi mekanizmat hormonalë dhe nervorë që kontrollojnë sjelljen seksuale të kafshëve dhe qenieve njerëzore. Libri i tij që titullohet “Biologjia e homoseksualitetit. Homoseksual lind, nuk zgjedh të jesh”, kërkon të tregojë se origjina e homoseksualitetit duhet kërkuar në biologjinë e individit, sesa te sjellja e prindërve të tyre apo vendimet e subjekteve të interesuar. Sipas studiuesit belg, te njeriu, ashtu si te kafshët homoseksualiteti është e përcaktuar fortësisht që nga lindja, si pasojë e një ndërveprimi mes faktorësh gjenetikë e hormonalë në embrion. “Homoseksualiteti, - shpjegon profesor Balthazar, - nuk përbën vetëm një orientim të ndryshëm seksual, por shoqërohet edhe me modifikime morfologjike, fiziologjike dhe sjellje komplekse”. Duke u bazuar në letërsinë shkencore, mbi të gjitha tek ajo anglosaksone e 30 viteve të fundit, studiuesi ka individualizuar një duzinë me tregues të mjaftueshëm për të vërtetuar teorinë e tij. Kërkuesi belg largon kështu besimin e shumëpërhapur, se homoseksualët janë perversë apo të rrezikshëm dhe u kundërvihet grupeve sociale dhe fetare që vazhdojnë, pavarësisht injorancës së tyre, të mbështesin tezat homofobe. “Homoseksualët duhet të mund të jetojnë jetën në harmoni me natyrën e tyre, pa një ndjenjë faji personal, ndaj duhet më shumë tolerancë”.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 2168 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive