Hyrje | Bota | Kundërpërgjigjet Klinton: Haiti nuk është Akuila

Kundërpërgjigjet Klinton: Haiti nuk është Akuila

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Reagimi i Uashingtonit

 

 

 

Sekretarja amerikane e Shtetit u1 përgjigjet akuzave të kreut të mbrojtjes civile italiane. Fratini distancohet: Qeveria jonë nuk kritikon përpjekjet e të tjerëve

 

Nuk ka vonuar reagimi i Uashingtonit, pas akuzave të kreut të mbrojtjes civile italiane, lidhur me menaxhimin e gabuar të ndihmave ndërkombëtare dhe të gjithë situatës në Haitin e goditur nga tërmeti. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, replikoi ndaj kritikave të Guido Bertolasos, lidhur me drejtimin amerikan të ndihmave, duke thënë se deklaratat e tij nuk i duken dhe aq serioze. “Këto polemika më ngjajnë si ato që bëhen të hënën në mëngjes mbi ndeshjet e një dite përpara”, - tha Klinton gjatë një konference për shtyp, pas takimit me homologun e saj italian, Franko Fratini. “Ka një impenjim shumë të madh ndërkombëtar për të dërguar ndihmat në Haiti”, -shtoi sekretarja, duke shpjeguar se, megjithatë, ky proces nuk mund të bëhet pa një mbështetje ushtarake. Më pas, gjithnjë duke iu përgjigjur polemikave me kreun e mbrojtjes civile italiane, Klinton kujtoi se logjistika e Haitit është e ndryshme nga ajo në Akuila. Sekretarja amerikane e Shtetit shpjegoi se edhe në bisedën me ministrin e Jashtëm italian e diskutoi këtë çështje. “Fratini vuri në dukje se edhe Italia po dërgon një anije ushtarake dhe një skuadër me karabinierë”, - tha ajo. “Nevoja për të ndihmuar Haitin është e madhe dhe vlerësojmë shumë kontributin e Italisë dhe këshillat e saj”, - vazhdoi ajo. Ndërkohë, shefi i diplomacisë italiane u distancua nga kritikat e Bertolasos, duke thënë se Italia vlerëson impenjimin e SHBA-ve dhe presidentit të tyre, Barak Obama, në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Haiti. Më pas ai shtoi se Italia ishte ndër vendet e para që kontribuoi në ndihma për Haitin, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Kritikat e Bertolasos

Të dielën, kreu i Mbrojtjes Civile italiane kritikoi SHBA-të për menaxhimin e situatës në Haiti, duke thënë se mungon koordinimi. “Ka shumë organizata të përfshira dhe shumë punë për të bërë, por situata është patetike dhe gjithçka mund të menaxhohej shumë më mirë”, - pati deklaruar Guido Bertolaso, i cili ndodhet në Haiti, që pas katastrofës së 12 janarit. Sipas tij, ishte e paevitueshme dhe e nevojshme një prezencë e ushtrisë amerikane, megjithëse 15 mijë trupa nuk po përdoren në mënyrën më të mirë. “Amerikanët kanë prirjen për të ngatërruar ndërhyrjen ushtarake me atë në situatë emergjente. Mungon një kapacitet koordinimi, i nevojshëm për të shpërndarë ndihmat që janë sjellë këtu”, - shtoi ai. Sipas kreut të Mbrojtjes Civile italiane, është bërë një përpjekje impresionuese, por mungon drejtimi, lidershipi në këtë situatë. Sipas tij, teknika e ndërhyrjes e aplikuar nga SHBA-të është e njëjtë me atë të përdorur në të kaluarën në Goma, Ruandë dhe Kamboxhia. “Vijnë këtu, japin për të ngrënë e për të pirë dhe për ta problem u zgjidh. Por nuk ka asnjë zgjidhje, derisa nuk ngrihen bazat për të ardhmen e këtyre njerëzve”, - vazhdoi ai. Siç rrëfeu Bertolaso, shumë shpesh e gjithë situata shfrytëzohet më shumë për show. “Pasi mbërrijnë në një vendngjarje, vendosin menjëherë një poster me stemën e organizatës, sa për të bërë figurë të mirë para kamerave, në vend që t’i futen punës për t’u dhënë ndihma nevojtarëve”, - përfundoi ai.

 

 

 

Sulm në Bagdad, tre shpërthime të forta

 

Goditet me autobomba lagja e hoteleve të mëdha, mbi 30 të vdekur

 

Pas një periudhe qetësie relative, Bagdadi është kthyer sërish nën shënjestrën e sulmeve. Tre shpërthime të fuqishme goditën dje qendrën e kryeqytetit irakian, pranë zonës së gjelbër të sigurisë së lartë. Rezultati: një masakër e vërtet, ku bilanci i fundit flet për 31 të vdekur dhe 42 të plagosur. Sipas burimeve të sigurisë, pjesa më e madhe e viktimave janë civilë irakianë. Sipas mediave, disa autobomba (megjithëse mjetet shpërthyese nuk janë verifikuar ende zyrtarisht nga policia) shpërthyen në lagjen e hoteleve të mëdha, ku rrinë zakonisht gazetarë e të huaj. Shpërthimet shkaktuan re të mëdha tymi, që dukeshin kilometra larg. Shpërthimi i parë ndodhi në orën lokale 15:40 përgjatë rrugës “Abu Nawas”, përballë zonës së gjelbër, shumë pranë hoteleve “Palestine” dhe “Sheraton”. Nga sulmet u godit edhe një klub privat, ku po mbahej një mbledhje politike në kuadër të zgjedhjeve politike të muajit mars. Ndërsa sulmet e tjera kishin si objektiv hotelet “Babel” dhe “Hamra”, shumë të frekuentuar nga perëndimorët. Kështu, kryeqyteti irakian është shndërruar në një skenë dhune, më pak se dy muaj nga zgjedhjet legjislative të programuara për në 7 mars, pavarësisht forcimit të masave të sigurisë nga autoritetet irakiane. Atentati i fundit në Bagdad i takon 8 dhjetorit të kaluar, kur pesë sulme të njëkohshme shkaktuan vdekjen e 127 personave, ndërsa u plagosën 448 vetë.

 

 

 

Tragjedi në Liban

 

Rrëzohet në det avioni me 91 persona në bord, asnjë i mbijetuar

 

Tragjedi ajrore në qiejt e Libanit. Një avion “Boeing 737” i kompanisë “Etiopian Airlines”, i nisur nga aeroporti i Bejrutit dhe drejtuar për në kryeqytetin etiopian, Adis Abeba, u rrëzua në det me 91 persona në bord, 83 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit. Burime aeroportuale thanë se fluturimi Et-409, i nisur dje në orën lokale 2:30, humbi kontaktet me kullën e kontrollit vetëm 5 min pas ngritjes dhe u fundos në detin Mesdhe, jo shumë larg bregdetit. Më pas, drejtori i kompanisë “Ethiopian Airlines”, cituar nga uebsajti i lajmeve “Naharnet”, theksoi se nuk ka asnjë të mbijetuar. Dëshmitarët thanë se panë një lëmsh të zjarrtë në mes të detit. Policia ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë qenë një atentat terrorist dhe sipas autoriteteve, tragjedia ndodhi me shumë probabilitet për shkak të motit të keq. Në momentin e ngritjes nga aeroporti i Bejrutit, një stuhi e fortë me shira të rrëmbyeshme dhe rrufe goditi kryeqytetin libanez. Presidenti libanez, Michel Suleiman, tha se nuk beson në hipotezën e sabotazhit. “Për momentin, kjo hipotezë nuk ka shumë probabilitet. Megjithatë, hetimet do të nxjerrin shkakun e incidentit”, - tha Suleiman në një konferencë për shtyp. Ministri libanez i Transporteve, Ghazi al-Aridi, u tha gazetarëve dhe familjarëve të pasagjerëve, se vendi ku u rrëzua avioni është lokalizuar rreth tre km e gjysmë në perëndim të fshatit Na'ameh. Sipas tij, mes pasagjerëve ndodheshin 55 libanezë, 22 etiopianë, dy britanikë, një kanadez, një rus, një francez, një irakian dhe një sirian. Siç u konfirmua nga ambasada franceze, në avion ndodhej edhe Marla Pietton, gruaja e ambasadorit francez në Liban. E ndërsa operacionet e kërkimit për trupat e viktimave vazhdojnë pranë bregdetit libanez, dhjetëra km në jug të Bejrutit, familjarët e tyre kanë humbur shpresat për të përqafuar të dashurit e tyre. “Nuk kemi arritur ende të rikuperojmë kutinë e zezë të mjetit fluturues, për shkak të thellësisë së ujërave në pikën ku u rrëzua avioni, por kemi shpresa ta gjejmë brenda orëve të ardhshme”, - tha ministri Murr. Ekipet e kërkimit kanë mundur të gjejnë vetëm 14 trupa në vendngjarjen e tragjedisë, rreth 10 km larg Bejrutit. Në kërkime po marrin pjesë, përveç mjeteve lundruese dhe helikopterëve të ushtrisë libaneze, edhe anijet e forcës ndërkombëtare të paqes së OKB-së në Liban, si dhe një helikopter i ushtrisë britanike dhe një i policisë qipriote.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 2452 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive