Hyrje | Bota | Kultura i bën mirë zemrës

Kultura i bën mirë zemrës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Studimi i fundit

 

Kush ka bërë më pak se tetë vjet shkollë ka më shumë probabilitet që të pësojë një atak kardiak më vonë në jetë

 

Të studiosh i bën mirë zemrës. Kush ka kaluar më shumë se 8 vjet në bankat e shkollës përballet me një rrezik më të vogël për infarkt. Përfundimi mund tju duket i çuditshëm, por në realitet është rezultati I një studimi serioz të publikuar pak ditë më parë në revistën “Heart” (Zemra), që ka krahasuar rreth 12 mijë ish pacientë që kanë pësuar infarkt dhe 14 mijë persona që gëzojnë shëndet të mirë në 52 shtete. Deri më tani dihej se shëndeti i tepërt, aktiviteti i paktë fizik, cigaret e shumta, mos ngrënia e frutave dhe perimeve mund të vënë në provë të vështirë shëndetin e zemrës tonë. Studime të ndryshme nëpër vendet perëndimore kanë evidentuar më pas një lidhje mes statusit të ngritur socio-ekonomik dhe rrezikut më të vogël për sëmundje kardiovaskulare. E megjithatë, nuk ishte ende e qartë nëse indikatorët e ndryshëm që përdoren për të treguar kushtet socioekonomike, si psh arsimi, trashëgimia familjare, lloji i punës së kryer ishin gjithashtu të rëndësishëm. Por tani, një grup kërkuesish suedez ka zbuluar se arsimi, ndryshe nga indikatorët e tjerë, lidhet drejtpërdrejt me rrezikun e një ataku kardiak. Në veçanti, shpjegon një prej autoreve të këtij kërkimi, Annika Rosengren, kardiologe në Spitalin Universitar Sahlgrenska në Goteborg. “Një nivel arsimimi, i barabartë ose më ulët se 8 vjet shkolle, mund të përbëjë një rrezik të madh për të pësuar një infarkt, rreth 30 për qind më shumë, krahasuar me personat e arsimuar. Kjo lidhje është më e dukshme në vendet e pasura, por mëse evidente edhe në vendet më pak të zhvilluara”-thotë ajo. Sa I përket motiveve, Rosengren shton se do të jetë e nevojshme që të thellohen. “Mbase ndodh kështu si pasojë e njohurive më të mira të faktorëve të rrezikut dhe si rrjedhojë një parandalim më I mirë”-pohon kardiologia. Sipas studimit, në fakt, përqindja e lartë e obesitetit dhe veset si duhani, aktiviteti I paktë fizik, mos konsumimi I frutave dhe perimeve, shpjegojnë gjysmën e rrezikut që lidhet me nivelin e ultë të arsimit. “Nuk ka asnjë dyshim se kush është i mirëarsimuar njeh më mirë faktorët që vënë në rrezik zemrën”-shpjegon professor Filippo Crea, drejtor i departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare në Poliklinikën Universitare  “Agostino Gemelli” të Romës. Sipas tij, parandalimi është arma më e mirë kundër këtyre sëmundjeve. “Për momentin rezultatet sygjerojnë se përmirësimi i nivelit të arsimit në vendet në zhvillim, mund të jetë një mënyrë efikase për ndalimin e përhapjes së sëmundjeve kardiovaskulare në ato vende”-ërfundon Rosengren. Sot, obesiteti tek fëmijët është shndërruar në një epidemic në shumë vende, dhe rrezikon seriozisht zemrën. Për këtë arsye bëhet e nevojshme, që në bankat e fillores të mësohen sjellje të shëndosha, si ushqimi i rregullt, ushtrimet fizike dhe mos pirja e alkoolit apo duhanit.

Turizëm kriminal

Los Anxheles, një xhiro mes bandave

 

Një tjetër lloj udhëtimi i organizuar po tërheq gjithnjë e më shumë kuriozë, të cilët duke paguar 65 USD, mund të shëtisin nëpër zonat “më të nxehta” të qytetit, mes grupeve dhe bandave kriminale, për të njohur anën më të errët të të Los Anxhelesit, i njohur mbi të gjitha për Beverli Hillsin dhe numrin e madh të yjeve që jetojnë atje. Kur kuriozët, apo turistët paguajnë 65 dollarët e biletës (45 euro) duhet të nënshkruajnë edhe një deklaratë, në të cilën pranojnë se nuk do të ndërmarrin asnjë iniciativë ligjore kundër organizatorëve të këtij turi, në rast se ata sulmohen apo vidhen nga ndonjë bandë gjatë vizitës. Ideja nuk është e ndonjë agjencie turistike innovative por e Alfred Lomas, ish anëtar i “Florencia 13”, një prej bandave më të dhunshme të Los Anxhelesit, i cili thotë se ka bindur edhe banda të tjera të nënshkruajnë një “armëpushim” kur kalon autobusi me vizitorë. Por natyrshëm nuk kanë munguar as polemikat lidhur me këtë risi, veçanërisht nga autoritetet e qytetit. Këshilltari komunal Dennis Zine deklaroi se bëhet fjalë për një ide të tmerrshme. “Përse të shpenzosh kaq shumë para për të jetuar një emocion që mund të përjetohet në kinema, në mënyrë më ekonomike dhe më të sigurt?” –tha ai. Por pavarësisht kundërshtimeve, iniciativa sa vjen dhe po tërheq më shumë persona, dhe është e qartë se dëshira për emocione dhe një turizëm alternative, jo vetëm të bërë nga drita e vitrina, është shndërruar në një kërkesë për shumë njerëz.

 

 

Shuplakë e re për Karzain

 

Presidenti afgan Hamid Karzai përjetoi një tjetër goditje të rëndë në parlament pasi deputetët për të dytën refuzuan shumicën e propozimeve të tij për postet ministrore në kabinetin e ri everitar. Edhe pesë muaj pas zgjedhjeve presidenciale, Karzai nuk ka arritur të kompletojë kabinetin qeveritar. Propozimet e tij për postet ministrore duhet të miratohen në parlament, i cili sërish e ka refuzuar më shumë se gjysmën e propozimeve të Karzait. Tani mbetet për tu parë, nëse presidenti do të gjejë një zgjidhje para konferencës për Afganistanin, e cila do të zhvillohet me 28 janar në Londër. Sot parlamenti fillon pushimet dimërore dhe në qoftë se Karzai nuk i shkurton pushimet, krijimi i qeverisë së re do të zgjasë edhe disa javë. Para 14 ditësh presidenti paraqiti një listë të kandidatëve për ministra. 17 prej 24 kandidatëve nuk e fituan shumicën e duhur të votave në parlament. As kësaj radhe më shumë se gjysma e kandidatëve të propozuar prej Karzait nuk e fituan shumicën e votave. Dhjetë poste ministrore mbeten vakante. Dështimi i dytë i Karzait vlerësohet në Kabul si humbje e rëndë e presidentit të dobësuar i cili në konferencën e Afganistanit  me dëshirë do të prezantonte një kabinet të ri qeveritar. Në reagimin e parë, Karzai tha se e respekton vendimin e parlamentit, sepse ai është marrë në bazë të kushtetutës. Njëkohësisht nga kabineti i tij thanë se presidenti shpreh keqardhje për shkak të rezultatit të votimit, sepse të nominuarit janë kandidatët e duhur për poste ministrore. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që Karzai të krijojë një kabinet të aftë dhe të pastër qeveritar. Me kureshtje pritet se si do të reagojnë donatorët. Disa i mirëpresin propozimet e deritanishme, por jo të gjtihë. Karzai ka premtuar pas zgjedhjes për mandatin e dytë si president, krijimin e një kabineti më efektiv qeveritar. Miëpo deri tani nuk ka arritur as të kompletojë kabinetin qeveritar.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 1679 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive