Egjipti proteston ndaj dhunës kundër emigrantëve në Itali
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Kajro denoncon fushatën italiane të agresionit kundër myslimanëve. Përgjigjet Franko Fratini: Respektojmë ligjet
Rosarno është shndërruar në një çështje diplomatike. Egjipti ka dënuar dhunën në qytezën kalabreze dhe i ka kërkuar qeverisë italiane të ndërhyjë kundër episodeve të racizmit dhe diskriminimit. Duke iu referuar shpërthimit të dhunës kundër emigrantëve në Kalabri, Ministria e Jashtme e Kajros ka denoncuar “fushatën e agresionit dhe dhunën”, e pësuar nga emigrantët dhe minorancat arabe e myslimane në Itali, duke i kërkuar ekzekutivit të Silvio Berluskonit “të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e minorancave dhe të emigrantëve”. Një protestë e ashpër nga Egjipti, që në komunikatën e shpërndarë nga Ministria e Jashtme ka cituar edhe rritjen e regjistruar kohët e fundit të episodeve raciste dhe kushtet e rënda të emigrantëve në Itali, si pasojë e shkeljes së të drejtave të tyre ekonomike e sociale dhe të praktikës së dëbimeve”. Kjo çështje, sipas Kajros, do të diskutohet edhe në takimin e programuar për 16 janar mes shefit të diplomacisë egjiptiane Aboul Gheit dhe homologut të tij, Franko Fratini. Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e këtij të fundit. “Jam i gatshëm të bisedoj për çfarëdo lloj teme me Egjiptin”, - ka thënë ministri i Jashtëm italian, duke e quajtur si të papranueshme çdo lloj forme dhune të ngjashme me atë që ndodhi në Rosarno. Ndërsa lidhur me atë që Kajro e ka quajtur një fushatë urrejtjeje dhe diskriminimi kundër emigrantëve, veçanërisht atyre myslimanë, Fratini kujtoi se “Egjipti është një vend mik” dhe se në takimin me homologun e tij egjiptian do t’i shpjegojë se “komuniteti i emigrantëve duhet të respektojë ligjin”. Shefi i diplomacisë italiane siguroi gjithashtu, se përleshjet e ndodhura në Rosarno nuk kanë asnjë bazë fetare. “Bëhej fjalë për raste dhune normale, ndaj të cilave forcat e rendit duhej të reagonin, dhunë e papranueshme që nuk ka të bëjë aspak as me Egjiptin dhe as me egjiptianët, të cilët si komunitet respektojnë rregullisht ligjet italiane”, - tha Fratini, duke shtuar se ndërhyrja e forcave të rendit ishte me vend dhe nuk ka të bëjë aspak me motive fetare. Mjaft e ashpër ka qenë ndërkohë komenti i kreut të “Lega del Nord”, Umberto Bosi, lidhur me deklaratën e Egjiptit. “Shikoni si i trajtojnë të krishterët, i heqin qafe të gjithë”, - tha ai para gazetarëve, duke iu referuar incidentit të pak ditëve më parë në Egjipt, ku mbetën të vrarë 7 të krishterë koptikë dhe u plagosën nëntë të tjerë. Ndërkohë, kuestura e Reggio Calabria ka bërë të ditur se nuk ka asnjë egjiptian në grupin e emigrantëve që ndodheshin në Rosarno, dhe që pas incidenteve të ditëve të kaluara u dërguan në qendrat e pranimit të Barit. Por është konfirmuar prezenca e emigrantëve dhe personave të kombësisë arabe e fesë myslimane. Ndërkohë, pas përleshjeve, Rosarno po provon të kthehet në normalitet. Policia dhe karabinierët vazhdojnë të kontrollojnë qytezën kalabreze, por sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një prezencë me qëllime parandaluese. Megjithatë, incidentet, edhe pse të vogla, ende vazhdojnë. Gjatë natës mes së hënës dhe të martës iu vu zjarri automjetit të një ganezi me leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe që jeton në qendër të Rosarnos.
“Mungesë eksperience”
Ashton kritikohet nga ligjvënësit europianë
Gjatë seancës për konfirmimin e saj para deputetëve të Parlamentit të Europës, shefja e re e BE-së për Politikë të Jashtme, Kethrin Ashton, dështoi në bindjen e deputetëve për eksperiencën dhe aftësitë e saj, duke u përballur me mjaft kritika. Ashton siguroi një mbështetje të vakët, në seancën dëgjimore për konfirmimin e saj në parlament, pasi dështoi të bindë një numër të madh të deputetëve, të cilët i cilësuan të turbullta përgjigjet e saj për çështjet politike, duke vënë në dukje mungesën e eksperiencës së saj në politikën e jashtme. Në takimin e partive, pas seancës pyetje-përgjigje, e cila zgjati tri orë, pjesa më e madhe e grupeve në parlament dhanë një “qëndrim të favorshëm” për të. “Ajo dëshmoi një kapacitet për dialog me parlamentin, edhe përkundër faktit se kishte ca mangësi në lidhje me disa pyetje të caktuara”, deklaroi deputeti spanjoll, Hose Salafranca, grupi konservator i të cilit është më i madhi në Parlamentin e Europës. Kolegu i tij, Elmar Brok, ishte më pak entuziast sa i përket paraqitjes së gruas, që u bë diplomatja kryesore e BE-së. “Nuk ka arsye për të qenë entuziast. Ajo nuk ka vizion për funksionin që mban”, tha Brok, i cili megjithatë mbështeti 53-vjeçaren, e cila do të jetë edhe zëvendëspresidente e Komisionit të Europës. Deputetja e gjelbër nga Austria, Ulrike Lunacek, u ankua se Ashton e portretizoi veten si një diplomate të vërtetë. “Ajo ka retorikë të pasur, por i mungojnë specifikat. Seanca dëgjimore dëshmoi se ajo nuk ka një ndjenjë të qartë për vizionin, nuk ka iniciativa dhe plane të veta”, theksoi Lunacek. Por deputeti konservator nga Britania, Charles Tannock, kritikoi deputetët për pyetjet që parashtruan, ndërsa Ashton e kritikoi për shkak të paraqitjes së saj. Nën kryesimin e Havier Solanës, funksioni i diplomatit kryesor të BE-së është përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e ndikimit të BE-së në Lindjen e Mesme, Iran dhe Ballkan. Por në bazë të Traktatit të Lisbonës për reforma, ky funksion tani ka kompetenca më të mëdha, pasi 27 shtetet anëtare të BE-së ia kanë lënë si përgjegjësi për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes zonjës Ashton, e cila flet në emër të shteteve anëtare. Përkundër trysnisë, Ashton gjatë gjithë seancës pati një paraqitje të qetë, duke iu përgjigjur me vetëbesim pyetjeve të deputetëve. Ajo dha përgjigje, të cilat demonstruan se ajo kupton çështjet, por nuk lejoi që të joshet në fusha të minuara diplomatike, siç ishin pyetjet për qëndrimin e saj në lidhje me sanksionet kundër Iranit dhe ishte e kujdesshme në lidhje me politikën në Lindjen e Mesme. Ajo kërkoi që Europa të luajë një rol më aktiv në skenën botërore.
Sarah Palin, moderatore televizive
Ajo ishte mbretëreshë e bukurisë dhe kandidate për zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani Sarah Palin ka vendosur ta sprovojë veten në një fushë krejt tjetër: ajo do të jetë moderatore dhe komentatore në kanalin konservator televiziv “Fox News”. Siç njoftoi vetë rrjeti televiziv amerikan, Palin ka nënshkruar një kontratë disavjeçare me këtë kanal, sipas të cilës ish-guvernatorja e Alaskës do të bëjë komente dhe analiza politike, si dhe të moderojë disa pjesë të spektaklit “Tregime të vërteta amerikane”, një reality-show ky i cili pritet të fillojë së shpejti. “Fox News” me këtë rast nuk ofroi detaje tjera më të hollësishme në lidhje me kontratën me Palin. “I gëzohemi faktit se do të kemi në radhët tona një zë mjaft dinamik”, thuhej në deklaratën e “Fox News”, kanal ky i cili i përket Rupert Murdoch. Vetë Palin theksoi se është tejet e gëzuar për shkak të angazhimit të saj në këtë kanal, i cili njihet për kritikat e tij në adresë të presidentit amerikan, Barak Obama. “Është mrekulli të punosh në një kanal, i cili respekton raportet korrekte dhe të baraspeshuara”, theksoi Palin. Në vitin 2008, Palin ishte kandidate për zëvendëspresidente e kandidatit të republikanëve për president, senatorit Xhon MekKein. Pas fushatës së dështuar, popullariteti i Palin shënoi një rënie të dukshme. Në korrik të vitit të kaluar, ajo dha dorëheqje edhe nga funksioni i guvernatores së shtetit të Alaskës, për t’u rikthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike me publikimin e librit të saj të kujtimeve, “Going Rogue”.
-
948 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg