Hyrje | Bota | Kryeministri letonez konsultohet me fallxhoren

Kryeministri letonez konsultohet me fallxhoren

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

“Cila është e ardhmja e vendit tim”

I tronditur nga kriza ekonomike dhe mungesa e zgjidhjeve për të shëruar vendin e tij, kreu i qeverisë së Rigës i drejtohet një parashikuese fati

 

Kohë të vështira kërkojnë zgjidhje të vështira. I shqetësuar për të ardhmen e vendit të tij, Valdis Dombrovskis, kryeministri i Letonisë ka pranuar se i është drejtuar parashikimeve të një fallxhoreje për të zbuluar avenirin e vendit të goditur nga kriza ekonomike. Gjatë një interviste të lëshuar për transmetuesin televiziv SWH, kreu i qeverisë tha se “nuk ishte në gjendje të bënte prognoza për të ardhmen”. Letonia është vendi më i goditur nga kriza ekonomike globale në mes të komunitetit europian, ku përqindja e papunësisë sipas të dhënave të muajit dhjetor nga EUROSTAT është rreth 22,3 për qind. Që do të thotë se mes popullatës aktive, një person në katër nuk ka një vend pune. Por nuk është vetëm punësimi në Letoni që ka pësuar një frenim të ashpër, edhe Produkti i Përgjithshëm Bruto, GDP-ja ka humbur 19 pikë përqindjeje në 12 muajt e fundit. Kështu i çorientuar dhe i paaftë për të marrë vendime të sigurta, Dombrovskis kërkoi ndihmën e një fallxhoreje, emrin e së cilës kryeministri nuk ka dashur ta citojë. Intervista e transmetuar dje në mbrëmje, ka shkaktuar në Letoni pakënaqësi e ironi. Kryeministri nuk bëri të ditur atë çfarë I tha parashikuesja e fatit, duke thënë vetëm se se jo të gjitha parashikimet kanë dalë të vërteta. Por në fakt e gjithë Europa është përfshirë nga një krizë, nga e cila duket se do ta ketë të vështirë të dalë. Thuajse askush nuk beson që ekonomitë e Europës do të arrijnë të rimëkëmben fuqishëm këtë vit. Në vendet e eurozonës, një ndër 10 vetë që bën pjesë në fuqinë punëtore tani është i papunë. Më shumë se 23 milion vetë përmes BE-së janë të papunë. Dhe më e keqja papunësia tek të rinjtë pritet të rritet më tej këtë vit. Për njerëzit e thjeshtë, edhe pse recensioni duket se po tkurret, ka lënë pas një krize trullosëse. Përmes gjithë Bashkimit Europian, një gjeneratë e re është e papunë. Statistikat flasin qartë. Papunësia në mes të rinjve në Spanjë është 42 për qind, në Greqi, 25 për qind, në Itali thuajse 27 për qind, edhe Irlanda është në ato ujëra. Të tilla shifra, pa shumë shpresë, mund të kenë pasoja të thella për shoqëritë europiane. Kjo nuk është vetëm një krizë njerëzore, por është një krizë e fuqishme për një monedhë të vetme. Kjo mund të jetë sfida më e madhe për euron.

 

 

Kina bëhet eksportuesi më i madh në botë

 

Kina ka tejkaluar Gjermaninë si eksportuesi më i madh në botë, pasi eksporti në muajin dhjetor shënoi një ngritje prej 17.7 për qind, ngritja kjo e parë e eksportit pas 14 muajsh. Këtë e dëshmojnë sot të dhënat më të reja, shenja kjo më e re e forcimit të fuqisë ekonomike të Kinës. Statusi i ri i Kinës është simbolik, por gjithashtu pasqyron edhe aftësinë e këtij vendi për të vazhduar shitjen e prodhimeve të veta të lira jashtë vendit, përkundër rënies së kërkesës për konsum, si pasojë e krizës globale. Ngritja në dhjetor ishte një pikë e rëndësishme e kthesës për eksportuesit, deklaroi zyrtari i agjencisë doganore të Kinës, Huang Guohua. “Mund të themi se ndërmarrjet eksportuese në Kinë kanë tejkaluar në tërësi pikën më të ulët të eksportit”, theksoi Huang. Eksporti më i madh i prodhimeve kineze mund t’i ndihmojë përpjekjeve të Kinës për ri-këndellje, pas rënies së kërkesave në vitin 2008, gjë që nxiti mbylljen e mbi tre mijë fabrikave, trend ky që la pa punë me miliona punëtorë. Ekonomistët dhe Oda Tregtare e Gjermanisë qysh më herët kishin theksuar se Gjermania me gjasë do të humb primatin e shtetit me eksportin më të madh në botë.

 

 

Afganistan, vritet ushtari anglez i “Sunday Mirror”

Një gazetar i së përjavshmes britanike “Sunday Mirror” ka mbetur I vrarë në Afganistan dhe një fotograf i gazetës u plagos nga një shpërthim. Lajmi u bë publik dje nga ministria e mbrojtjes në Londër, sipas së cilës bomba shkaktoi edhe vdekjen e një ushtari amerikan e një afgan. Rupert Hamer, ekspert i çështjeve ushtarake për gazetën, vdiq pak pas shpërthimit që ndodhi në veriperëndim të Nawas. Ndërsa fotografi i plagosur quhet Philip Coburn. Që të dy udhëtonin bashkë me një njësi të marinsave amerikanë, kur automjeti u godit nga shpërthimi i një paisje artizanale. “Rupert Hamer dhe Phil Coburn ndoqën vizitën time të parë në Afganistan”-komentoi ministri britanik i mbrojtjes Bob Ainsworth, i cili shtoi se e njihte mirë gazetarin e vrarë dhe fotografin e plagosur dhe ka mbetur i goditur nga puna dhe profesionaliteti i tyre. “Mendimet dhe ngushëllimet e mia shkojnë për familjet, miqtë dhe kolegët e tyre në këto momente kaq të vështira”-përfundoi ai.

 

 

 

Koment

 

Italia, një vend i bashkuar nga racizmi

Që nga politikanët më të lartë e deri te krimi i organizuar, persekutimi i emigrantëve është një biznes i madh në tokën e Silvio Berluskonit

 

“Rreziku kryesor ekziston kur ata ecin nëpër rrugë, thjesht sepse ata të vetmit që nuk kanë makinë në Rosarno. Afrikanët nuk mund të raportojnë tek policia sepse pjesa më e madhe e tyre nuk kanë dokumenta dhe as të afërm që të jenë të gatshëm të hakmerren për ta. Ndaj ata janë objektivi kryesor”. Shkrimtari kalabrez Antonello Mangano pati bërë një përshkrim shumë të mirë për kushtet e punëtorëve emigrant të fermave në një libër të ttitulluar në mënyrë provokatike “Afrikanët do të shpëtojnë Rosarnon dhe mbase edhe Italinë”. Ai e shkroi këtë libër pas revoltës së emigrantëve në dhjetor të vitit 2008, që u shkaktua pas vrasjeve nga bandat e “Ndraghetas”. Dy emigrantë nga Bregu i Fildishtë u plagosën rëndë dhe miqtë e tyre nga Ghana, Nigeria, Burkina Faso, Mali, Togo, Eritrea dhe Sudani iu bashkangjitën forcave kundër kriminelëve Italian, duke raportuar kolektivisht sulmin tek autoritetet. “Komuniteti afrikan  përfaqëson nga një lëvizje e vërtet anti mafioze që nga thellësia e tij, me kurajon me të cilën mbajnë kokat e tyre duke treguar një ndjenjë të lartë krenarie, shumë më të lartë se sa të bashkëatdhetarëve tanë”.-shkruan Mangano. Por çfarë i ka ndodhur që atëherë këtyre afrikanëve trima? Më shumë sulme e më shumë shantazhe nga bandat dhe qytetarët, deri sa ata u evakuan nga Rosarno dy ditë më parë. Këto fakte janë një paralajmërim i qartë se gjithnjë e më shumë emigrantë në Itali, po mbërrijnë në fund të litarit të tyre, për shkak të armiqësisë së shkaktuar nga një fushatë kriminalizimi politike dhe mediatike kundër “klandestinëve”. “Ne duhet të jemi të vendosur kundër emigracionit klandestin”-vazhdon të përsërisë ministri i brendshëm Italian Roberto Maroni, një politikan nga “Lega del Nord”. Më shumë se 300 raste dhune të këtij lloji janë raportuar në dy vitet e fundit, kryesisht kundër romëve, rumunëve dhe afrikanëve.  Organizatat e të drejtave të njeriut dhe unionet tregtare kanë shprehur shqetësime serioze deri sa qeveria italiane u thirr nga disa prej organizmave europianë dhe të OKB-së, si Këshilli i Europës dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës që kanë kërkuar përgjigje ndaj akuzave për ksenofobi dhe diskriminim ndaj punëtorëve të huaj, qofshin këta të ligjshëm apo të jashtëligjshëm. Edhe Vatikani ka dënuar gjithashtu klimën e shfrenuar të racizmit që ushqehet nga politikanë të papërgjegjshëm. Partia demokratike në opozitë ka menaxhuar të japë vetëm disa kritika të ndrojtura të këtyre ngjarjeve, e madje edhe neo fashisti Xhanfranko Fini, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit, dukej më progresiv kur porpozoi që emigrantët të lejohen të votojnë në zgjedhjet lokale dhe që fëmijët e emigrantëve të lindur në Itali të marrin nënshtetësinë. Por ndërsa Fini përpiqet të përfaqësojë një alternativë, një të drejtë demokratike, Maroni është padyshim një politikan i vijës së ashpër. Nën pretekstin e sigurisë, majin e kaluar ai nisi një politikë “zbythje”, duke kapur në ujërat ndërkombëtare anijet plot me emigrant që shpresonin të arrinin Siçilinë dhe duke i dërguar mbrapsht në Libi, edhe pse komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët kundërshtoi këtë praktikë që shkel në mënyrë të hapur Konventën e Gjenevës së vitit 1951. Aktualisht shumica e atyre që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë ose Maltës, largohen nga konfliktet dhe persekutimet në Afrikën qëndrore dhe lindore dhe këto politika se e Maronit, nuk lënë vend që ata të kërkojnë mbrojtje nga një vend i huaj. Indifferente ndaj detyrimeve të tij ndërkombëtare dhe këtyre vuajtjeve njerëzore, qeveria italiane i çon këta njerëz mprasht në një vend me respekt të varfër për çdo të drejtë civile. E më të mbërritur në Tripoli, emigrantët sulmohen dhe kyçen nëpër qendrat e burgimit për muaj, ndonjëherë edhe për vite të tëra. Por ka dhe më keq, Italia po shkëmben emigrantët për përfitime biznesi. Në vitin 2008, kryeministri italian Silvio Berluskoni nënshkroi një marrëveshje për kompensim colonial  me liderin libian Muamar Gedafi. Marrëeshja parashikon një investim prej 5 miliard euro në infrastrukturë dhe shtëpi për 25 vjet, dhe një rritje të furnizimit me naftën liabiane për tregun Italian. Me ndihmën e Gedafit, qeveria mund të shtyjë problemin e emigrantëve edhe më tej, një project prej 10 milion euro I financuar nga Komisioni Europian do të ngrejë patrulla përgjatë kufirit jugor të Libisë në shkretëtirë, duke përfshirë Italinë dhe shtete të tjera të BE-së. Por hipokrizia e qeverisë italiane shkon edhe më tej. Presidenti i Eritresë, Isaias Afeëerki, konsiderohet nga OKB-ja si një prej diktatorëve më brutal në botë dhe regjimi I tij është akuzuar nga Hilari Klinton, se ndihmon radikalët islamik që kanë lidhje me Al Kaedën në Somali. Por për kryeministrin Italian, ai është thjesht një partner i mirë biznesi. Në atë që është një ish koloni italiane, investimet italiane variojnë nga “Italcantieri” një kompani e lidhur me familjen e Berluskonit, e deri tek projektet turistike në Detin e Kuq dhe firmat tekstile që përfitojnë nga fuqia e lirë dhe ilegale punëtore. Sipas revistës “l'Espresso” në shtatorin e kaluar, një delegacion i këshilltarëve të Afeëerkit takoi ministrin e jashtëm Italian Franko Fratini dhe duket se e lavdëroi për politikën e “zbythjes” që ndihmon të mbajë larg disidentët e tyre politik. Kudo që të jenë tani këta afrikanë, vështirë se mund të bëjnë ndonjë gjë për të shpëtuar vendin e tyre, jo më tonin.

 

Vittorio Longhi

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 1595 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive