Hyrje | Politike | Topi: Jam gati të ndërhyj, por duhet vullneti ndërpartiak

Topi: Jam gati të ndërhyj, por duhet vullneti ndërpartiak

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Presidenti dha mesazhin, se nuk i shmanget përgjegjësisë për të udhëhequr dialogun, por jo ta ndërmarrë vetë nismën pa ia kërkuar forcat politike që përballen me mospajtime për hapjen e kutive të votimit

 

Kryetari i shtetit, Bamir Topi, nuk e mohoi dje gatishmërinë për të ndërmjetësuar mes partive për të zgjidhur krizën politike, por jo që ta ndërmarrë vetë këtë hap. Topi komentoi shkurtimisht mundësinë që të bëhet ndërmjetës, duke lëshuar më shumë një mesazh ndaj partive me qëndrimin e tij mbi to. Presidenti nuk e kishte për herë të parë shprehjen e qëndrimit për të qenë ndërmjetës, në një kohë të vazhdueshme kur opozita thotë se zgjedhjet e 28 qershorit u manipuluan, ndërsa shumica në pushtet se procesi u certifikua ndërkombëtarisht. Por kjo ishte hera e parë që presidenti foli, ndërsa në vend gjendja politike është shëmbëlltyrë e një krize që ka përballë këmbënguljen e opozitës për të transparencën e zgjedhjeve, duke hapur kutitë e votimit me kokëfortësinë, sikurse thotë ajo, të shumicës në pushtet, për të mos e bërë këtë. Presidenti fillimisht u mundua t’u kujtonte gazetarëve se veprimtaria ku kishte marrë pjesë, nuk ishte e përshtatshme për komente politike, kur tha se “nuk është koha për të dhënë një prononcim të tillë në një eveniment si ky, në të cilin unë kam ardhur për të respektuar”. Presidenti foli për median pas homazheve që bëri në nderim të ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave, Teki Biçoku. Por për të mos lënë pa përgjigje atë që e quajti “interesim të medias” për krizën e gjerë që po kalon vendi, presidenti deklaroi se nuk i mungonte vullneti për të mbledhur partitë. Presidenti u pyet rreth gatishmërisë së tij për të ndërhyrë në zgjidhjen e ngërçit politik që po kalon aktualisht vendi, pak pasi u përgjigj nëse mendonte se kishte ardhur koha për ta bërë këtë. “Mirëpo për të respektuar edhe gazetarët dhe në të njëjtën kohë edhe median, unë atë gatishmëri që kam pasur gjithmonë, vazhdoj ta kem, por çështja qëndron gjithmonë te vullneti politik që është te partitë politike”, - tha presidenti.

Presidenti më herët kishte thënë se ishte i shqetësuar për bojkotin e opozitës, përfshi atë të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 15 nëntorit. Por presidenti gjithashtu i ishte përmbajtur pozicionit kushtetues, si dhe duke bërë ftesë për dialog. “Unë rishpreh të njëjtin shqetësim. Shqetësimin për rifillimin e dialogut, shqetësimin për pjesëmarrjen”, -kishte thënë presidenti në një emision televiziv. Në të njëjtin emision, presidenti kishte thënë gjithashtu, se nuk mund të jepte një përkufizim nëse në Shqipëri kishte krizë politike, pasi sipas tij, kjo çështje “kërkon një analizë” dhe “në kontekstin e analizës, mund të dalë mungesa e dialogut, mospjesëmarrjes, çështje të parealizuara në këtë lloj konfrontimi politik, patjetër që të japin idenë e simptomave të një krize politike”. Sipas presidentit, partitë është e rëndësishme të marrin pjesë në dialog, që sikurse ishte shprehur, kanë gjetur gjuhën e përbashkët në raste të tjera, ta gjejnë edhe tani.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 334 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive