Hyrje | Politike | Spartak Ngjela: 300 mijë vetëve në protestën e 3 dhjetorit, Berisha nuk u reziston dot

Spartak Ngjela: 300 mijë vetëve në protestën e 3 dhjetorit, Berisha nuk u reziston dot

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 

Opozitari Spartak Ngjela mendon se nuk ka asnjë kryeministër në botë që të mund të përballë një protestë masive popullore. “Në qoftë se të vjen një masë kompakte prej 200-300 mijë vetash, nuk ka kryeministër në botë t’i rezistojnë” dhe “duhet të pranosh kërkesat e tyre”, - tha Ngjela, duke pasur parasysh organizimin popullor për hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit. Ai pyeti se “a mund t’i rezistosh një mase të tillë, që mund të të bllokojë tërë Tiranën?” - duke paralajmëruar një përshkallëzim gjithëpopullor në protestën e ardhshme të 3 dhjetorit kundër kryeqeveritarit Sali Berisha. “Kur jepet ultimatumi, atij tjetrit i thuhet do të vijnë 300 mijë njerëz, është mirë ta zgjidhim përpara se të vijë ajo forcë” - tha Ngjela, duke folur për rrjetin televiziv “Nees 24”. Mandej, Ngjela, duke iu referuar 20 nëntorit, tha se “një masë kompakte që do ta kalojë këtë miting, nuk mundesh ta përballosh dot”, dhe theksoi për Berishën, se “ky është një mur dhe ti ke një kokë, nëse ti je i bindur që ta thyesh murin me kokë, bravo të qoftë”! Sipas Ngjelës, nuk flitet për grusht shteti, por për frymë popullore. “Grushtet e shtetit i bëjnë kolonelët, i bën ushtria, këtu nuk flitet për grusht shteti, flitet për frymë populli, i cili të zë gjithë Tiranën dhe të thotë “dua votat”. Nuk i reziston dot jo ky, por asnjë”, - tha Ngjela, duke përsëritur se “përpara 2-3 qind mijë vetëve, ky (Berisha) nuk ka se çfarë bën”.

Dë Gol

Avokati Ngjela, i bashkuar me opozitën në kërkim të zbardhjes së atij që e quajnë “krimi elektoral” i 28 qershorit, dha shembullin sesi një pushtet mund të rrëzohet nga populli pa dhunë, por vetëm duke kërkuar të drejtën. Ngjela kujtoi historinë e presidentit të Republikës së Pestë Franceze, gjeneralit Sharl Dë Gol me Algjerinë. Ngjela tha se Dë Goli ishte burrë shteti dhe nuk ia doli dot të përballojë francezët që i kërkuan largimin dhe ai u tërhoq si president. “Me barrikada makinash në Paris. E dini si filloi? Filloi me një koktej “molotov” dhe akuzoi burrin më të madh të shtetit që e kishte shpëtuar Francën në Luftën e Dytë Botërore, e detyroi të largohej. Ai ishte zgjedhur me vota të lira dhe nuk i kërkoi njeri të hapte kutitë. 1 milion vetë i shkuan në Paris, nga 50 milionë dhe nuk u rezistoi ai burri i shtetit”, - tha Ngjela. Ai duke iu referuar kësaj historie, ai shtoi se “puna është të mos shkojë puna deri atje”. “Të shpëtojë çfarë mund të shpëtojnë nga tërë kjo zallamahi që ka bërë. Ju garantoj se ky tubim që u bën në 20 nëntor, në 3 dhjetor do të duket mediokër, nëse ne do t’i garantojmë mjetet e transportit dhe po t’i kishim garantuar, do të ishin këtu” dhe se “e gjithë Shqipëria dëshiron të vijë këtu. Kauza nuk është as dua bukë, apo ulje çmimesh, është se nuk besoj se i ke votat për të qeverisur”, - ishin frazat që përdori Ngjela për të treguar vendosmërinë e popullit opozitar në kërkim të përmbushjes së kërkesës së drejtë për hapjen e kutive të votimit.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 1896 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive