Hyrje | Politike | Ekipi i Blushit përgatitet për kongresin

Ekipi i Blushit përgatitet për kongresin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Një grup figurash të Partisë Socialiste janë mbledhur dje në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar dhe hartuar platformën alternative që do të propozohet në kongresin e socialistëve më 29 gusht. Deputeti Ben Blushi së bashku me Kastrioti Islamin, Anastas Angjelin,

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Një grup figurash të Partisë Socialiste janë mbledhur dje në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar dhe hartuar platformën alternative që do të propozohet në kongresin e socialistëve më 29 gusht. Deputeti Ben Blushi së bashku me Kastrioti Islamin, Anastas Angjelin, Eva Allushin, Flamur Hoxhën, Rrapush Tolën, Edlira Haxhiymerin etj., kanë zhvilluar një takim në zyrën e nënkryetarit të Kuvendit, Ylli Bufi, ku kanë përcaktuar edhe strategjinë që do të ndiqet për prezantimin në kongres. Referuar burimeve të pranishme në takim, mësohet se tema kryesore që është diskutuar, ka qenë ajo për zhvillimin e disa takimeve me delegatët e PS-së në rrethe, për të kërkuar në kongres, që kryetari Edi Rama të mos rikandidojë dhe për të marrë mbështetje për platformën që po hartohet. Gjatë ditës së djeshme është diskutuar gjithashtu edhe për platformën, e cila është e bazuar në tri kolona kryesore dhe parashikon një orientim ndryshe për Partinë Socialiste në 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë, vetë deputeti Ben Blushi ka deklaruar në intervista të ndryshme, se nuk është kandidat për postin e kryetarit dhe se nuk e ka vendosur akoma nëse do të kandidojë apo jo. Nga ana tjetër, në takimin e djeshëm ka munguar deputeti socialist, Arben Malaj, i cili tashmë e ka deklaruar zyrtarisht se është kandidat për postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Platforma

Platforma, e cila do të prezantohet në kongresin e socialistëve më 29 gusht, është e bazuar në tri kolona kryesore. Referuar deklaratave të deputetit Blushi, pika e parë është ajo që Partia Socialiste të jetë një e majtë e vërtetë, pika e dytë që Partia Socialiste të bëjë opozitë ndryshe dhe pika e tretë, që Partia Socialiste të jetë një parti e forumeve dhe jo e individëve. “Unë, bashkë me një grup miqsh, po konsultohemi për një projekt të bazuar në tri pika. E para është një demokratizim i Partisë Socialiste, duke u dhënë më shumë fuqi forumeve. Do të kërkojmë të ndryshojnë disa nene të statutit, që mendojmë se do t’u japë më shumë fuqi forumeve. E dyta, cilësia e Partia Socialiste në opozitë si në grup parlamentar, ashtu edhe si parti. E treta, korrektimi i doktrinës së Partisë Socialiste nga përtej së majtës dhe të djathtës, duke u formatuar si e majtë e re”, ka deklaruar Blushi në një intervistë pak ditë më parë. Po ashtu, ky projekt parashikon që Partia Socialiste të kthehet në një parti më shumë pragmatiste për çështje të caktuara. Ndërkohë, ekipi i drejtuar nga Blushi ka paraqitur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që u mblodh pak javë më parë edhe një rezolutë, ku parashikohej që PS-ja të pranonte humbjen dhe kryetari Edi Rama të respektonte statutin e partisë. Kjo rezolutë nuk arriti që të miratohet nga asambleja, e cila zgjodhi me shumicë votash rezolutën e propozuar nga kryetari Edi Rama.

 

 

Kongresi

Partia Socialiste do të mbledhë më 29 gusht kongresin e saj, ku do të kalohet për votim rezoluta e miratuar nga Asambleja Kombëtare, e cila parashikon mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare nga Partia Socialiste. Po ashtu, në këtë kongres është parashikuar që të vendoset edhe për zgjedhjen e kreut të ri të partisë, ku nuk përjashtohet mundësia që kryetari aktual, Edi Rama, të rikandidojë. Në këtë kongres, pritet që të votëbesohet edhe platforma e kryetarit Edi Rama dhe të votohet për platformën e hartuar nga mbështetësit e deputetit Ben Blushi. Po ashtu, edhe kandidati zyrtar për postin e kryetarit, Arben Malaj, ka deklaruar se po përgatit edhe ai platformën e tij për drejtimin e Partisë Socialiste.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 2951 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive