Berisha: Legalizimet përfundojnë brenda 2 muajsh
Kreu i qeverisë thotë se në muajin e parë të punës parlamenti do të miratojë edhe ligjin për përdorimin e letrave me vlerë. “Rama nuk është më kryetar i PS-së” Kryeministri Sali Berisha premtoi dje, se brenda dy muajsh do të përfundojë legalizimi i banesave informale dhe qeveria do të miratojë çdo dosje. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se parlamenti do të miratojë në muajin e parë të punës së tij edhe ligjin për përdorimin e letrave me vlerë, në mënyrë që pronarët e tokave informale të paguajnë banesat e tyre në përqindjen
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Kryeministri Sali Berisha premtoi dje, se brenda dy muajsh do të përfundojë legalizimi i banesave informale dhe qeveria do të miratojë çdo dosje. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se parlamenti do të miratojë në muajin e parë të punës së tij edhe ligjin për përdorimin e letrave me vlerë, në mënyrë që pronarët e tokave informale të paguajnë banesat e tyre në përqindjen e caktuar nga qeveria. Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e bëri gjatë vizitës së djeshme në Kamzë, ku inauguroi edhe nisjen e punimeve të rrugës Instituti Bujqësor-Bulçesh. “Një projekt tjetër madhor zhvillohet dita-ditës në zonat tuaja dhe ky është legalizimi i banesave. Kam kënaqësinë e madhe se 70 për qind e të gjitha dosjeve janë miratuar në qeveri. Ju siguroj se brenda dy muajve që vijnë, 100 për qind çdo dosje do të jetë e miratuar në qeveri dhe ju garantoj se parlamenti, 2-3 javët e para të punës së tij, do të miratojë ligjin për përdorimin e letrave me vlerë, që ju të paguani sipas vendimeve banesat tuaja në përqindjen e përcaktuar dhe premtuar nga qeveria”, premtoi Berisha. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka pranuar para zgjedhjeve kritikat për mospërfundimin në kohë të procesit të legalizimit, premtim të cilin e ka dhënë që në fushatën elektorale të vitit 2005 dhe nuk është përmbyllur akoma.
Qëndrimi ndaj Ramës
Në vizitën e djeshme në Kamzë, kryeministri Berisha drejtoi një sërë akuzash edhe ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të cilin tha se nuk është më i tillë, por ish-kryetar. Edhe pse vetë Berisha ditën e djeshme tha se nuk do që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Partisë Socialiste, ai nuk ngurroi që të thotë se Ramës i është ndërprerë mandati sipas statutit. “Dua të ndalem në fitoren në komunën e Ballagatit. Ajo është edhe një flakje e doktrinës së mashtrimeve, shpifjeve dhe trillimeve, me të cilën ish-kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u paraqit para shqiptarëve për vite të tëra. Shprehem këtu për ish-kryetarin, jo se atij i është ndërprerë mandati nga statuti i tij, se çështjet e statutit të partisë së tij nuk më interesojnë mua, por e vërteta është se me leksionin e madh që i dhanë shqiptarët më 28 qershor, ai mund të rrijë të shpifë, të trillojë, të mashtrojë, por çdo ditë numri i shqiptarëve që do i besojnë atij do të pakësohet, derisa ta lënë vetëm me Shalsat e tij”, tha Berisha. Më tej, ai komentoi ndryshimin e Shqipërisë, duke thënë se në 4 vitet e ardhshme do të jetë një gjenerator i fuqishëm punësimi dhe do të ketë shërbime më cilësore.
Spiropali: Berisha, sulltan komunist që noton në këmbë
Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, kërkoi dje publikisht, që kryeministri Sali Berisha t’u tregojë shqiptarëve se përse në Shqipëri pasurohen vetëm djali dhe vajza e tij. Duke iu referuar deklaratave dhe akuzave të bëra nga selia blu për qëndrimin që ka mbajtur selia rozë ndaj deklarimit të pasurive të qeveritarëve, Spiropali tha se akuzat vulgare nuk janë një përgjigje. “Reagimet vulgare të pushtetit ndaj ngritjes së zërit tonë për pasurimin marramendës të familjes kryeministrore janë tregues i nivelit mizerabël ku ka rënë ky pushtet i korruptuar që po degjeneron gjithçka, deri edhe gjuhën e folur në publik! Akuzat vulgare nuk janë përgjigje. Sali Berisha duhet të përgjigjet si dhe pse ndodhi që fëmijët e tij u pasuruan falë pushtetit të tij dhe pse fëmijët e njerëzve pa pushtet nuk mund të kenë fatin e fëmijëve të tij?”, tha Spiropali. Sipas saj, kryeministri Berisha duhet të përgjigjet për këtë çështje dhe jo të abuzojë me zëdhënësen që e nxjerr para publikut, duke e detyruar të flasë me një shqipe rrugaçërore! “Sali Berisha duhet të më tregojë mua dhe gjeneratës sime, pse në Shqipërinë e sunduar prej tij duhet të pasurohen vetëm vajza e djali i tij, ndërsa të tjerët duhet të luftojnë jo për t’u bërë të pasur, por thjesht për të mbijetuar! Përgjigju, o sulltan komunist që noton në këmbë dhe ecën mbi kurrizin e njerëzve!” përfundoi Spiropali.
-
3121 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg