Hyrje | Aktualitet | Shpërthen bombola e gazit, vdesin dy motrat

Shpërthen bombola e gazit, vdesin dy motrat

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Tragjedia në familjen e Artur Kajës, pasi mjeti që përdorej për gatim shpërtheu, duke i vënë zjarrin gjithë shtëpisë. Në gjendje të rëndë kryefamiljari, e shoqja dhe djali, ndërsa ka shpëtuar njëra nga binjaket 5-vjeçare

 

Berat - Tragjedi në një familje në qytetin e Beratit, ku dy fëmijët e saj kanë humbur jetën mes flakëve të zjarrit, të shkaktuara nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja e rëndë, në të cilën mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Kaja, ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe ka shkaktuar panik edhe te banorët e tjerë të lagjes, të cilët kanë ndjekur me ankth përpjekjet e zjarrfikëseve për të nxjerrë nga shtëpia në flakë gjashtë personat që ndodheshin në të.

Ngjarja

Familja e Artur Kajës në lagjen “Muzakë” të qytetit të Beratit është zgjuar e tmerruar mëngjesin e djeshëm. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se njëri nga pjesëtarët e familjes ka tentuar që në mëngjes që të vërë në punë bombolën e gazit, e cila përdorej për gatim. Ende nuk dihet nëse ka qenë një gabim në përdorimin e bombolës apo një defekt i saj, por e sigurt është se ajo ka shpërthyer, duke i vënë zjarrin gjithë shtëpisë. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe familjarët e kanë pasur të vështirë të dalin jashtë, ndërsa zjarrfikësit dhe policia nuk kanë vonuar të mbërrijnë në vendngjarje. Në ndihmë u kanë ardhur edhe fqinjët e familjes, por zjarri ka qenë shumë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dy viktima. Dy vajzat e Artur Kajës, 15-vjeçarja E. Kaja dhe 5-vjeçarja M. Kaja kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë dhe djegieve, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur kryefamiljari, e shoqja e tij, M. Kaja dhe djali i tyre, Y. Kaja. Kurse ka arritur të shpëtojë njëra nga binjaket 5-vjeçare, F. Kaja.

Nga hetimet e para të kryera në vendngjarje, del se tragjedia erdhi, pasi në kuzhinën e shtëpisë përdhese të familjes Kaja, ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta bombola që ishte vendosur me gaz të lëngshëm pranë sobës së gatimit. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka plagosur anëtarët e familjes që gjendeshin në kuzhinë dhe përreth saj.

Policia e mbërritur në vendngjarje, së bashku me fqinjët, konstatuan se në banesë, pas shpërthimit, kishin mbetur të vdekura dy vajzat, njëra 5 vjeçe dhe tjetra 15-vjeçare. Ekspertët u shprehën se asfiksia dhe djegiet në shkallë të lartë shkaktuan vdekjen e të miturave. Kurse në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve serioze, u dërguan për në Tiranë, në Spitalin Ushtarak, kryefamiljari Artur Kaja dhe djali i tij, Y. Kaja.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 980 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive