Italia ndërhyn për kufirin me Greqinë
Për të parën herë Roma zyrtare është prononcuar për marrëveshjen mbi kufirin e detit Jon. Flet konsulli italian në Vlorë: Faktet do të verifikohen në momentin e duhur
Ylli Pata
Italia kërkon zyrtarisht përfshirjen në paktin për kufijte detar në detin Jon, i cili është mbyllur me një marrëveshje të kontenstueshme mes qeverisë shqiptare dhe asaj tqë greqisë, nga Kryeministri parardhës, Kostas Karamanlis. Pas një periudhe të gjatë debati publik, një nga diplomatët e Romës dhe posaçërisht konsulli në Vlorë, zonë që përfshin territorin e Jonit, ka ndërhyrë në debat duke kërkuar kujdes nga Tirana dhe Athina. Në kulmin e debatit publik për kufijtë detare me Greqinë, fqinji tjetër i Shqiperisë, Italia, e cilëson marrëveshjen një çështje mjaft delikate që duhet parë me kujdes. Konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi, në një intervistë për “Vizion Plus”, ka deklaruar se megjithëse është herët për të bërë komentet përfundimtare, faktet e paktit për kufijtë do të verifikohen në momentin e duhur. "Marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë është një çështje dypalëshe. Në këtë fazë të kësaj marrëveshjeje është ende shpejt nga ana jone, nga ana e shtetit italian, të bëjë komente për këtë argument mjaft delikat, i cili duhet të përballohet, vlerësohet dhe verifikohet në momentin e duhur", shprehet Strozzi. Tre ditë më parë, Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, duke iu referuar marrëveshjes e sidomos pikës së diskutueshme 150 në kanalin e Otrantos, tha se çështja do të zgjidhet me marrëveshje trepaleshe, duke përfshirë kështu edhe Italinë. Për shkak të polemikave që ka shkaktuar ndarja e kufirit me Greqinë, parlamenti shtyu ratifikimin e marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, Partia Socialiste ka dorëzuar një ankimim në Gjykaten Kushtetuese, duke pretenduar se është shkelur ligji për sovranitetin territorial. Por edhe specialistët e nautikes në Universitetin e Vlorës, në bashkëpunim me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, kanë nisur një ekspertizë për të verifikuar nëse ekzistojne shkelje në mënyrën e ndarjes. Javën e shkuar ka vizituar Romën shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta dhe sipas burimeve është biseduar edhe për këtë çështje, ku Meta ka shprehur gatishmërinë për konsultime edhe me palën italiane. Në fakt, deti Jon është një zonë tri shtetërore, pasi përveç Shqipërisë dhe Greqisë, përfshinë dhe Italianë. Në fakt, Roma zyrtare ka kërkuar që të japë ekspertizën e saj që vitin e kaluar, por që nuk është pranuar nga shefi i atëhershëm i diplomacisë, Lulzim Basha. Me ardhjen e socialistëve të PASOK-ut në krye të qeverisë greke, pritet një performancë më shumë shumëpalëshe dhe e qasur drejt dialogut sesa qeveria paraardhëse e konservatorit, Kostas Karamanlis. Në Tiranë, ka plasur një debat i madh mes shoqërisë civile, politikës dhe ekspertëve të fushës, të cilët akuzojnë qeverinë se i ka falur Greqisë një territor që i takonte Shqipërisë. Por qeveria e ka përenjeshtruar këtë fakt, duke shtruar si argument se Porti i Sarandës, i cili është “molla e sherrit” është një port i hapur në dikumentet ndërkombëtare mund të ankorohen në të anije shqiptare dhe greke. Por çështja tashmë që përfshin intëeresa të rrugëve të gazësjellësit ndërkombëtar nga Rusia në Itali nuk përbën një “patate e nzehtë” thjesht për politikën shqiptare, por më shumë ajo është kthyer në një çështje gjeopolitike për administrimin e ujërave të deti Jon, një fakt i ngjashëm me rastet historike të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Por edhe në këtë rast Shqipëria, ka humbur pjesë nga territori i saj. Por e rëndësishmja e kësaj çështje e është se nuk dihet se çka përfituar qeveria shqiptare për këtë tërheqjeje...
Strozzi
“Marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë është një çështje dypalëshe. Në këtë fazë të kësaj marrëveshjeje është ende shpejt nga ana jone, nga ana e shtetit italian, të bëjë komente për këtë argument mjaft delikat, i cili duhet të përballohet, vlerësohet dhe verifikohet në momentin e duhur"
Meta
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, duke iu referuar marrëveshjes e sidomos pikës së diskutueshme 150 në kanalin e Otrantos, tha se çështja do të zgjidhet me marrëveshje trepaleshe, duke përfshirë kështu edhe Italinë
Idrizi: Duhet transparencë e plotë për marrëveshjen
Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, njëkohësisht deputet i kësaj partie vlerëson se marrëveshja e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë është një akt juridik i rëndësishëm, që, sipas tij, “përcakton për herë të parë kufinjtë detar mes dy vendeve fqinje”. Në një prononcim për mediat, Idrizi u shpreh se "fakti që ka zëra pro dhe kundra tregon se ndoshta ishte e nevojshme që të bëhej një transparencë për publikun përsa kohë që ka paqartësi”. “Ne dhe opinioni publik do të kemi të gjithë kohën e nevojshme për të bërë transparencën e saj", tha Idrizi, i cili shtoi se “koha deri në kalimin e kësaj marrëveshjeje për miratim në Kuvend do të jetë koha e nevojshme që ne dhe opinioni publik të heqë të gjitha paqartësitë që ka". Vlerësimi i kryetarit të PDU-së, Shpëtim Idrizi për marrëveshjen e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, bëhet në një kohë kur PS dhe disa parti të tjera politike e kanë ankimuar atë në Gjykatën Kushteutese. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan në 27 prill marrëveshjen për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë, Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar projektligjin për marrëveshjen detare me Greqinë që përcakton koordinatat e reja ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe një kufi ndarës në masë të barabartë mes dy shteteve, 150 pika ndarëse në të gjithë sipërfaqen ujore. Sipas projektligjit, kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të përcaktohet në përputhje me parimet e baraslargësisë. Ky projektligj pritet të shqyrtohet në Kuvend. Mazhoranca dhe opozita kanë shprehur qëndrime krejt të ndryshme për çështjen, njëra palë duke akuzuar qeverinë se ka lëshuar territor të Republikës, ndërsa pala tjetër është mbrojtur duke deklaruar se nuk është dhënë asnjë centimetër i bregdetit që i takon Shqipërisë.
Debati
“Koha deri në kalimin e kësaj marrëveshjeje për miratim në Kuvend do të jetë koha e nevojshme që ne dhe opinioni publik të heqë të gjitha paqartësitë që ka"
Akuzat
Athina: Mafia italiane ndoti Jonin
Autoritetet greke kanë nisur të hetojnë mbi alarmin e dhënë dy javë më parë nga Italia se në thellësitë e detit Jon janë hedhur mbeturina radioaktive. Alarmi u dha nga vetë mafia italiane kalabreze që njoftoi autoritetet në Greqi se materiale toksike janë hedhur në detin Jon që lag edhe brigjet e Shqipërisë. Një prej anëtarëve të mafias kalabreze i quajtur Francesko Fonti u ka thënë autoriteteve italiane se është përfshirë vetë në mbytjen e anijeve me materiale radioaktive në Jon, si pasojë e një operacioni për t’iu shmangur ligjit vendas. Sipas mediave greke Kathimerini, Earth Times, citohet dhe një organizatë ambientaliste italiane ‘Legambiente’, se 30 mjete lundruese mund të jenë zhytur në këtë mënyre në 20 vitet e fundit, 7 nga të cilat janë fundosur afër ishujve joniane Paksoi, Cefalonia dhe Zakinthos. Sipas mafiozit kalabrez Fonti, anijet mbartnin mbeturina toksike nga kompanitë farmaceutike, të cilat e kishin paguar mafian me një shifër prej 1.5- 15 milionë dollarë për cdo anije që fundosej larg tyre.
-
3493 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg