Hyrje | Aktualitet | Festivali Folklorik, ministri i Kulturës inspekton përgatitjet

Festivali Folklorik, ministri i Kulturës inspekton përgatitjet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Xhaferri ka zbritur në qytetin e gurtë, ku është takuar me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe komitetin organizator të festivalit që nis të enjten

 

Bledar Shehu

Gjirokastër - Dy ditë përpara organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, komiteti organizator i këtij aktiviteti ka zhvilluar mbledhjen e tij të fundit. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri. Përfaqësues të pushtetit vendor, organizmave të trashëgimisë kulturore etj., kanë diskutuar në lidhje me punën e realizuar për ecurinë me sukses të këtij evenimenti të folkut mbarëshqiptar. “Në këtë takim ne u mblodhëm për t’i dhënë dorën e fundit të gjithë problematikës për sa i takon infrastrukturës së qytetit, Kalasë së gurtë me përgjegjshmërinë dhe seriozitetin që ky aktivitet të shkojë sa më mirë”, ka pohuar gjatë takimit ministri Xhaferri. “Kjo, - ka vijuar ai, - është mbledhja e fundit që zhvillon komiteti organizator i festivalit, për të dëgjuar nga të gjithë anëtarët e tij problematikën e fundit që ka ngelur për t’u zgjidhur. Përgjithësisht duhet thënë që është punuar cilësisht dhe qyteti i Gjirokastrës është gati për të pritur festivalin”.

Krahas ndërhyrjeve të realizuara për infrastrukturën e FFK-së, ministri i Kulturës ka përmendur edhe punën e bërë në lidhje me drejtimin artistik të Festfolkut 2009. “Drejtoria artistike më ka njoftuar se edhe niveli artistik i festivalit është i një cilësie të lartë”, ka pohuar në këtë drejtim ministri i Kulturës. “Mendoj që gjithçka është bërë gati, bazuar në një koncept bazë që kanë realizuar si prefektura, qarku dhe bashkia, të cilat e kanë parë organizimin e këtij evenimenti si një delegim të kompetencave të qytetarëve të Gjirokastrës për të dëshmuar mikpritjen e qytetit. Kjo ka sjellë një bashkërendim shumë të mirë të punëve dhe me kënaqësi konstatoj se Gjirokastra është gati për të pritur festivalin dhe puna e bërë në këtë drejtim është mjaft cilësore”, ka pohuar ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, gjatë mbledhjes së fundit të komitetit organizativ të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 618 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive