Hyrje | Aktualitet | Dajti protagonist i dy incidenteve publike, policia nuk reagoi

Dajti protagonist i dy incidenteve publike, policia nuk reagoi

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Dhunimi i një zyrtarë të lartë në Durrës dhe incidenti në një nga bankat e kryeqytetit, kanë qenë dy nga ngjarjet ku i shumëkërkuari është shfaqur publikisht

 

TIRANË- Dritan Dajti, i shumëkërkuari që arriti të qëndrojë për gjashtë vite në arrati, patjetër që duhet të kishte marrë garanci nga njerëz të rëndësishëm, pasi nuk ka shpjegim tjetër për dy incidentet, ku protagonist është bërë ai vetë, edhe pse ishte një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë. Në të paktën dy raste, Dajti është shfaqur fare hapur në qendër të Tiranës dhe në qytetin e Durrësit, ku nën zë thuhet se ka dhunuar një zyrtarë të lartë të pushtetit lokal. Për të dyja ngjarjet autoritetet duket se nuk kanë pasur asnjë dijeni edhe pse ato kanë ndodhur në qendër të dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë. Paradoksi është se vetëm pak ditë para arrestimit, Dajti dyshohet se ka shkaktuar një incident në njërën prej bankave që operojnë në vende, e cila ndodhet fare pranë sheshit “Skënderbe” dhe disa metra larg Ministrisë së Brendshme. Të dyja ngjarjet ku i shumëkërkuari është shfaqur hapur në publik janë konfirmuar nga burime jo zyrtare, të cilat thonë se si pasojë e protagonizmit të Dajtit, personat e përfshirë në incidente ndoshta nuk kanë pasur guxim t’i çojnë gjërat më tej, duke mos i denoncuar tek autoritetet përkatëse.

Incidenti i parë

Ngjarja ku për herë të parë Dritan Dajti është shfaqur fare hapur ka ndodhur disa kohë më parë në qendër të qytetit të Durrësit, ku i shumëkërkuari jetonte në një apartament me qira në zonën e plazhit. Në një prej lokaleve të njohura të këtij qytetit, që ndodhet në qendër, sipas atyre që përfliten në zë, Dajti ka dhunuar një zyrtarë të lartë të pushtetit lokal. Dëshmitarë të ngjarjes janë bërë të gjithë klientët e lokalit, por asnjëri prej tyre nuk ka guxuar të njoftojë organet kompetente. Madje as vetë i dhunuari nuk ka bërë përpjekje për të denoncuar ngjarjen, ku ai vetë ra viktimë e dhunës që ushtroi një super i kërkuari, siç ishte Dajti. Ngjarja duket se është mbyllur me kaq, ndërsa biznesmenin, interesat e të cilit mbronte Dajti duket se ka marrë atë që kërkonte dhe askush nuk u kujtua më për këtë histori.

Ngjarja e dytë

Incidenti i dytë ku sërish Dajti ishte protagonist ka ndodhur vetëm pak ditë para arrestimit të tij. Këtë radhë ngjarja është zhvilluar në qendër të kryeqytetit, në një prej bankave ku i dyshuari kishte çelur një llogari bankare. Ditën e ngjarjes Dritan Dajti ka shkuar në ambientet e bankës për të tërhequr një shumë parash, por menjëherë ai është identifikuar nga punonjësja e bankës si person i kërkuar nga drejtësia. Kaq ka mjaftuar që rojat e sigurisë të largojnë nga ambientet e bankës të shumëkërkuarin, i cili nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar të dalë pa u konfrontuar me rojat. Ngjarja ka ndodhur vetëm disa metra larg Ministrisë së Brendshme, institucion ky që prej rreth 6 vjetësh e kishte Dajtin në listën e personave të superkërkuar. Nuk dihet ende nëse banka ka njoftuar më pas policinë, por ajo që dihet me siguri është se Dajti ka mundur të dalë nga situate fare i pa shqetësuar, për t’u bërë sërish protagonist, por këtë radhë i një ngjarje shumë të rëndë, siç ishte masakra e 7 gushtit në plazhin e Durrësit.

Kërkesa

Pas operacionit Dajti pritet të dëshmojë

Dajti, i cili ndodhet në spitalin e burgjeve, ku po kurohet për dy plagët e marra ende nuk ka vendosur të dëshmojë për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën katër oficerë policie. Kushti i të shumëkërkuarit është operacioni për nxjerrjen e plumbit që ka dëmtuar kolonën vertebrale me anë të operacionit. Pas operimit, Dajti ka premtuar se do të japë versionin e tij për ngjarjen e rëndë. Kërkesa për operimin e Dajtit është bërë në prokurori edhe nga babai dhe bashkëshortja e tij.

Gjobëvënia ndaj bizneseve në Tiranë e Durrës

Prokuroria: Ende nuk kemi marrë asnjë denoncim nga biznesmenët e dëmtuar

TIRANË- Dyshimet se Dritan Dajti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë tepër aktivë në gjobëvënien ndaj bizneseve të ndryshme në kryeqytet, duket se do të jenë tepër të vështira për t’u vërtetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Rreth 20 ditë pas arrestimit në tij, në organin e akuzës ende nuk ka mbërritur asnjë denoncim nga biznesmenë që mund të jenë dëmtuar nga Dajti gjatë kohës që ai ndodhej në arrati. Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se ende në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk është regjistruar asnjë kallëzim penal ndaj Dritan Dajtit, i cili po ashtu hetohet për vrasjen e katër oficerëve të policisë dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh. Sipas të njëjtave burime mësohet se dyshimet për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme në Tiranë është ngritur vetëm në bazë të informacioneve që policia ka mundur të sigurojë gjatë kohës që i shumëkërkuari ndodhej në arrati. Dosja e plotë tashmë ndodhet në duart e hetuesve, të cilët po analizojnë e verifikojnë çdo informacion që implikon Dajtin në gjobëvënie apo trafik ndërkombëtar narkotikësh. Deri tani janë mundur të sigurohen disa informacione tepër të vlefshme, të cilat pas një hetimi të detajuar mund të provojnë dyshimin se Dritan Dajti u ka vënë gjoba vërtet të majme disa bizneseve të njohura në Tiranë. Bizneset e dëmtuara kryesisht kohët e fundit apo dhe bilancet që policia ka gjetur në banesat e Dritan Dajtit sipas hetimeve janë dy të dhëna mjaftë të rëndësishme, që i lejojnë ata ta hetojnë Dajtin për gjobëvënie. Vetëm pak kohë pas arrestimit të tij, policia ushtroi kontrolle në banesat ky dyshohet se ishte strehuar i shumëkërkuari, nga të cilat nuk doli duarbosh. Balance dhe dokumente të tëra për disa kompani biznesi që operojnë në kryeqytet kanë qenë rezultatet e kontrollit. Menjëherë dyshimet janë përqendruar në veprimtarinë e jashtëligjshme të gjobëvënies, e cila përflitej nën zë prej disa kohësh, por askush nuk guxonte të denonconte Dritan Dajtin, i cili edhe pse në kërkim, nuk e kishte aspak problem të shfaqej publikisht në Tiranë e Durrës.

Pas zbardhjes së tabulateve

Pritet dëshmia e policëve

Pesë oficerët e policisë që dyshohet se kanë informuar Dritan Dajtin gjatë kohës që ndodhej në arrati do të merren në pyetje vetëm pas zbardhjes së tabulateve telefonike. Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se tashmë janë marrë tabulatet e numrave me “41”, që përdoreshin nga punonjësit e policisë, por ende nuk ka përfunduar verifikimi i tyre. Pas zbardhjes së plotë të komunikimeve të policëve dhe përcaktimit të shkallës së implikimit të tyre në dy ngjarjet e mëparshme, ku Dajti ka arritur t’ia mbath para se RENEA të shkonte në banesën e tij, SHKB dhe hetuesit e çështjes do të marrin në pyetje policët. Konfirmohet se numrat e pesë oficerëve të policisë janë gjetur në telefonin celular të kunatit të Dajtit. Hetuesit dyshojnë se policët mund të kenë pasur kontakte edhe me të shumëkërkuarin, por një version përfundimtar për këtë çështje pritet të dali pas zbardhjes së tanbulateve telefonike.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 3300 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive