Hyrje | Aktualitet | SHBA vendos të përzërë Nezën

SHBA vendos të përzërë Nezën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Rustem Neza me pretendimin se është dëshmitar okular i vrasjes së Azem Hajdarit ka kërkuar azil politik, por megjithë mbështetjen edhe të komunitetit shqiptar në SHBA nuk e bindi dot gjykatën

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Tiranë - Drejtësia amerikane vendos deportimin drejt Shqipërisë të Rustem Nezës, i njohur si një ndër dëshmitarët okularë të vrasjes së Azem Hajdarit. Mediat në vend raportuan se Neza, prej shumë kohësh banues në Texas të SHBA-ve ka humbur sërish betejën e tij gjyqësore me zyrën e emigracionit, ndërkohë që ligji në Kongresin amerikan rreth azilit politik ndaj tij ka dështuar përfundimisht. Ka qenë vetë avokati mbrojtës i shqiptarit, i cili mësohet se deklaroi të premten e kaluar se klienti i tij ka përfunduar përsëri në burgun e emigracionit, në Louisiana, në pritje të deportimit drejt vendit të tij të lindjes. Emri i Rustem Nezës u bë i famshëm për gazetarët amerikanë kur ai ulëriti aq fort në aeroport, duke i dhënë vetes edhe ca kohë më tepër qëndrim në Amerikë, duke ndërprerë deportimin dhe duke e shtyrë atë për më vonë. Sjellja rebele e tij duket se detyroi agjencinë e emigracionit që t’i bënte një kërkesë gjyqit federal, në mënyrë që të lejonte injektimin e një qetësuesi ndaj Nezës, për ta transportuar në gjumë, duke e parë si mundësinë kryesore që ta nisnin drejt Shqipërisë pa bërë ndonjë skenë tjetër. Vetë Rustemi e ka konsideruar rikthimin e tij në Shqipëri si një rrezik shumë të madh për jetën, me pretendimin se mund të vritet për shkak të gjërave që ka parë gjatë vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Tropojani Neza, njëkohësisht pronar restorantesh në Lufkin të Texas së bashku me vëllezërit e tij të cilët janë legalë dhe me dokumente të rregullta në SHBA, thuhet se ka luftuar gjatë gjithë kësaj kohe për qëndrimin e tij në tokën amerikane. Sipas mediave të këtij shteti thuhet se vëllezërit Neza dhe aktivistë të tjerë të komunitetit shqiptar në Texas ndërhynë pranë kongresistit republikan Louie Gohmert, nga Tyler, i cili paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, një projekt-ligj të posaçëm për Rrustem Nezën. Projekt-ligji kërkonte që Nezës t’i jepej statusi i banorit të përhershëm e të ligjëruar me dokumentin e kartës së gjelbër (green card), si qytetar model, si punëtor i palodhur, sipërmarrës, taksapagues dhe në shërbim pozitiv të komunitetit ku jeton. Nënkomiteti për Emigracionin në Dhomën e Përfaqësuesve pranoi ta shqyrtonte projekt-ligjin dhe Rustemit iu dha automatikisht shtyrja e deportimit. Ndërkohë, ai ripërtëriu betejën ligjore në Gjykatën e Apelit. Sot, pas dy vjetësh Rustemi i ka humbur të dy betejat, atë politike në Kongres dhe atë ligjore në Gjykatën e Apelit. Absurditeti i këtij rasti theksohet nga fakti se vëllezërit e Rustemit kanë marrë azil për të njëjtën arsye që e kërkon edhe ai. Rustemi vetë ka humbur për shkak të paaftësisë së avokatit të tij të mëparshëm. Avokati i tanishëm, John Ëheat Gibson, thotë se Rustemi ka pranuar të largohet dhe do ta bënte këtë bashkë me familjen nëse do t’i jepej njoftimi. Mirëpo, ai është arrestuar papritmas ndërsa familja e tij (gruaja dhe djali) janë në shtëpi. Emigracioni ka vendosur ta çojë Rustemin në Shqipëri me një aeroplan më vete. “Nuk i kemi humbur shpresat se dikush lart në qeveri, do të bëjë të mundur që familja të largohet së bashku për në Shqipëri e jo të dërgohet me dhunë e përçarë”, ka thënë avokati i tij për median lokale.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 17890 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive