Hyrje | Aktualitet | Emigrantët 300 kërkesa për divorc, mungojnë gjyqtarët

Emigrantët 300 kërkesa për divorc, mungojnë gjyqtarët

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Emigrantët depozitojnë rreth 300 kërkesa për divorc në Gjykatën e Elbasanit. Lajmi bëhet i ditur nga burime të këtij institucioni. Sipas të dhënave vetëm gjatë muajve korrik dhe gusht u depozituan 300 kërkesa për divorc, pjesa dërrmuese e të cilave ju përket emigrantëve të sapokthyer nga vendet fqinj. Shkak për plagën sociale duket se janë martesat e kryera me mblesëri. Por edhe zhgënjimet në dashuri, tradhëtitë bashkëshortore, mosnjohja reciproke kanë ndikuar shumë në shkurorëzime. Kështu sapo janë kthyer në vendlindje, emigrantë e zhgënjyer nga martesa i janë drejtuar për divorc gjykatës. Por ka dalë një problem.

Elbasan

 

 Elbasan – Kthehen nga vendet ku jetojnë e punojnë dhe bashkë me shumë punë të tjera, përpiqen “të zgjidhin” në kohë edhe fatin e martesave të tyre, përpara se të kthehen sërish në emigracion. Por për këtë problem kanë ndeshur në një hall të madh, pasi gjykata në këtë periudhë është pushim dhe në të ndodhet çdo ditë vetëm një gjyqtar i gatshëm, i cili gjithsesi nuk mund të kryejë procedurat e nevojshme për shqyrtimin e kërkesave për zgjidhjet e martesave.

Emigrantët depozitojnë rreth 300 kërkesa për divorc në Gjykatën e Elbasanit. Lajmi bëhet i ditur nga burime të këtij institucioni. Sipas të dhënave vetëm gjatë muajve korrik dhe gusht u depozituan 300 kërkesa për divorc, pjesa dërrmuese  e të cilave ju përket emigrantëve të sapokthyer nga vendet fqinj. Shkak për plagën sociale duket se janë martesat e kryera me mblesëri. Por edhe zhgënjimet në dashuri, tradhëtitë bashkëshortore, mosnjohja reciproke kanë ndikuar shumë në shkurorëzime. Kështu sapo janë kthyer në vendlindje, emigrantë e zhgënjyer nga martesa i janë drejtuar për divorc gjykatës. Por ka dalë një problem.

Në këtë periudhë gjyqtarët ndodhen me pushime dhe vetëm një numër i vogël i tyre gjenden në punë. Për pasojë kërkesat për divorc janë depozituar pranë sekretarisë dhe pritet të shqyrtohen gjatë periudhës në vazhdim, ndoshta kur çiftet të jenë rikthyer sërish në emigracion. Korriku dhe gushti mbahen mend për numrin rekord të dasmave të kryera nga emigrantë, dhe tani edhe për shifrën e frikshme të divorceve.

M.Kalaja

 

 

Korçë

 

Dashuronte

të bijën, i

qëllon nënën

 

Gruaja mësohet ti ketë kërkuar Paravanit të lerë të qetë bijën e saj 25 vjeçare. Kaq ka mjaftuar që agresori të përdorë një mjet të mprehtë që kishte me vete duke lënë të përgjakur në tokë gruan

 

KORÇË – Plagoset 53-vjeçarja, autori i ngacmoi vajzën. Një 34-vjeçar ka lënë të plagosur një grua e cila për më tepër ka qenë dhe nëna e vajzës që ai simpatizonte. Burimet zyrtare të policisë juglindore i kanë bërë të ditur gazetës se ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, teksa gruaja ka marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin rajonal. Gruaja në moshë të madhe, ka mbetur e plagosur në qytetin e Korçës, pas sulmit të dhunshëm nga një person i cili ka përfunduar pas afro 24 orësh në pranga. Denoncimi në policinë lokale sqaron i njëjti burim, është bërë një ditë më parë nga Nexhmije Plasa 53 vjeçare, banore e lagjes nr. 10 Korçë.

Gruaja ka qenë duke ecur në rrugë kur autori i ngjarjes i ka dalë përpara për ta sqaruar pasi ai pëlqente vajzën e saj, fakt që nuk është pranuar nga nëna e plagosur. Ajo mësohet ti ketë kërkuar Paravanit të lerë të qetë bijën e saj 25 vjeçare ose në të kundërt do kërkonte ndihmën e organeve të policisë. Kaq ka mjaftuar që agresori të përdorë një mjet të mprehtë që kishte me vete duke lënë të përgjakur në tokë gruan. Pas denoncimit, policia e Korçës ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të të martës ka kryer arrestimin e Oltion Paravani, 34 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, nën akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.  Sipas kallëzimit penal, Nexhmije Plasa gjendej afër banesës së saj në lagjen nr 10 një ditë më parë, kur edhe ka pasur një konflikt për motive të dobëta me Oltion Paravanin, ku si pasojë i janë shkaktuar dëmtime fizike serioze në trup. I prangosuri nuk ka pranuar fillimisht të ishte autor i plagosjes, ndërsa më pas ka rrëfyer për policinë historinë sipas tij sentimentale dhe ndjenjën që kishte për vajzën e të dëmtuarës.

I.Vreto

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 1223 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive