Hyrje | Aktualitet | Londra: Hetim për masakrën e Durrësit

Londra: Hetim për masakrën e Durrësit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Ngjarja e rëndë e vrasjes së katër oficerëve të policisë ka sensibilizuar edhe komunitetin ndërkombëtar, i cili në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe ka mbështetur përpjekjen e Policisë së Shtetit. Ndërkaq, përfaqësuesja më e lartë diplomatike e Londrës zyrtare ka bërë

Ngjarja e rëndë e vrasjes së katër oficerëve të policisë ka sensibilizuar edhe komunitetin ndërkombëtar,

 i cili në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe ka mbështetur përpjekjen e Policisë së Shtetit.

Ndërkaq, përfaqësuesja më e lartë diplomatike e Londrës zyrtare ka bërë thirrje për hetimin e thellë të incidentit të Durrësit,

 ku u vranë katër pjesëtarë të Policisë së Shtetit. Dje, një mesazh i tillë ka ardhur nga kryediplomatja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri,

 e cila i ka përcjellë qëndrimin e Londrës zyrtare numrit një të rendit publik, pikërisht ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani. Në një njoftim të saj,

 ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë bën të ditur se ambasadorja britanike në vendin tonë, Shkëlqesia e Saj, Fiona McIlwham, zhvilloi

gjatë pasdites së djeshme takime me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, zëvendësministrin e Brendshëm, Gent Strazimiri dhe drejtorin e

Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Gjatë këtyre takimeve, ambasadorja shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për vdekjen e katër oficerëve të policisë të premten, datë 7 gusht, në Durrës. Ambasadorja gjithashtu bëri të ditur, se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë përkrah Shqipërisë në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Ajo shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në kryerjen e misionit të tyre të vështirë, duke përfshirë detyrën aktuale të hetimit të incidentit në Durrës. Ndërkaq, në një njoftim të zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme, bëhet e ditur ambasadorja McIlwham theksoi se kjo dëshmon vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me të njëjtën forcë luftën kundër krimit të organizuar dhe shtoi se në këtë rrugë dhe në këtë axhendë të forcimit të ligjit e sigurisë në vend, qeveria britanike do të japë gjithnjë mbështetjen e saj. Ministri i Brendshëm, Nishani, shprehu falënderimet në emër të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë shqiptare për asistencën e vazhdueshme të qeverisë britanike për Policinë e Shtetit dhe përvojën e ofruar për sundimin dhe respektimin e ligjit. Duke u ndalur te rënia në detyrë e katër oficerëve të policisë gjatë një aksioni në Durrës më 7 gusht 2009, ai u shpreh se oficerët e policisë dëshmuan kurajë, guxim dhe trimëri të jashtëzakonshme, me qëllimin për të kryer detyrën ndaj atdheut, e në të njëjtën kohë duke synuar deri në fund respektimin maksimal të ligjit. Ministri Nishani u shpreh se shembulli i oficerëve të policisë të rënë në detyrë do të jetë frymëzim për luftën e vazhdueshme të strukturave të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka marrë mesazhe ngushëllimi për rënien në detyrë të katër oficerëve të policisë nga ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, ambasadori i Republikës së Italisë, Saba D’Elia dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti. Lufta ndaj krimit të organizuar është një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Europian. Brukseli e ka vënë këtë aspekt si prioritet të angazhimeve që duhet të përmbushë qeveria shqiptare si për çështjen e liberalizimit të vizave, por edhe për kualifikimin në statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian.

 

 

Mesazhi

Ambasadorja shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare dhe agjencitë e tjera të

zbatimit të ligjit në kryerjen e misionit të tyre vështirë, duke përfshirë detyrën aktuale të hetimit të incidentit në Durrës.

 

 

 

Saba d’Elia

 

Ambasadori italian mbështeti luftën ndaj krimit të organizuar

Ambasada italiane në Tiranë ka dënuar aktin tragjik të ditës së shtunë në Durrës pranë pistës “Iliria” dhe vlerëson kontributin e Policisë së Shtetit në këtë aksion. Ambasada italiane vlerëson angazhimin e Policisë së Shtetit për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajtit. Ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba d’Elia, shprehu ngushëllime për familjet e katër policëve të vrarë gjatë aksionit të kapjes së të shumëkërkuarit Dajti në Durrës. Ambasada italiane ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, ku në deklaratën e saj për shtyp theksoi se “vlerësojmë angazhimin e Policisë së Shtetit dhe kapjen e autorit Dajti. Policia tregoi vullnet në luftën kundër krimit”. Ambasadori italian në Tiranë, Saba d’Elia, theksoi se e mbështet Shqipërinë në luftën kundër krimit. Qëndrimi zyrtar i ambasadës italiane ka ardhur menjëherë pas ngjarjes tronditëse të Durrësit dhe përpara qëndrimit zyrtar të kryetarit të Këshillit të Ministrave Sali Berisha. Ambasadori Saba d’Elia shprehu dhimbjen e thellë për këtë ngjarje dhe ngushëllimet e tij për familjarët e katër policëve të vrarë. Duke vlerësuar punën e policisë shqiptare, ambasadori Saba d’Elia shpreh ngushëllime për Ministrinë e Brendshme, për humbjen e katër policëve në krye të detyrës. “Dua t’i shpreh ngushëllimet sa më të sinqerta familjarët e katër policëve që ranë në krye të detyrës. Dua të shpreh vlerësimin për këtë impenjim të Ministrisë së Brendshme për kapjen e këtij krimineli të rrezikshëm”, u shpreh ambasadori italian. Sipas tij, ndërhyrja e policisë ishte një operacion i rëndësishëm për kapjen e këtij krimineli të shumëkërkuar prej vitesh. “Kjo, sipas meje dhe qeverisë sonë, ishte kaq afër Shqipërisë dhe ne jemi të interesuar në luftën kundër krimit dhe na vjen mirë që policia shqiptare ka një angazhim të tillë, të cilin ne e mbështesim”, tha ai. Deklarata e ambasadorit italian ishte një mbështetje e fortë dhe mesazh i fuqishëm për Policinë e Shtetit në një moment kaq delikat, ku shteti shqiptar u ndodh përballë një tragjedie kaq të rëndë.

 

 

LSI: Më shumë për kulturën

Përmes një deklarate për mediat nga Gjirokastra, nënsekretari i përgjithshëm i LSI-së, Besian Pesha, ka garantuar qytetarët, se brenda vitit të parë të qeverisjes, shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë në Europë. Projektet që pritet të realizojë në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar të qeverisjes së përbashkët PD-LSI kanë qenë në qendër të një konference për shtyp të mbajtur nga nënsekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Besian Pesha. Nga Gjirokastra, Pesha ka garantuar qytetarët, se në katër vitet e ardhshme do të ndihmojë në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, infrastrukturë, si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Nënsekretari i LSI-së tha se brenda vitit të parë të qeverisjes, shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë brenda vendeve të Bashkimit Europian. “Gjatë këtyre 4 viteve do të thellohen edhe më tej të gjithë projektet tona në fushën e turizmit kulturor. Do të vazhdojë të përmirësohet puna në drejtimin e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore, në fushën e investimeve në infrastrukturë dhe të gjithë projektet që do të hapin vende të reja pune. Qytetarët gjirokastritë, së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë, do të arrijnë të lëvizin lirshëm në të gjithë vendet e Europës, falë liberalizimit të vizave”, u shpreh Pesha.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 12035 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.33
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive