Hyrje | Aktualitet | Shembet trotuari i rrugës “Mujo Ulqinaku”

Shembet trotuari i rrugës “Mujo Ulqinaku”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

DURRËS - Punimet për ndërtimin e një pallati në anë të rrugës “Mujo Ulqinaku” në qytetin e Durrësit kanë bërë që të fundoset trotuari ngjitur me pallatin dhe të rrezikohet edhe rruga. Shembja e dherave poshtë trotuarit dhe rënia e tij në një thellësi që varion nga 1-2 metra, ka bërë që të bllokohet lëvizja e automjeteve në kryqëzimin ku ka filluar prej afro një muaji hapja e gropës për ndërtimin e pallatit dhjetëkatësh. Shembja e trotuarit ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në kohën

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

DURRËS - Punimet për ndërtimin e një pallati në anë të rrugës “Mujo Ulqinaku” në qytetin e Durrësit kanë bërë që të fundoset trotuari ngjitur me pallatin dhe të rrezikohet edhe rruga. Shembja e dherave poshtë trotuarit dhe rënia e tij në një thellësi që varion nga 1-2 metra, ka bërë që të bllokohet lëvizja e automjeteve në kryqëzimin ku ka filluar prej afro një muaji hapja e gropës për ndërtimin e pallatit dhjetëkatësh. Shembja e trotuarit ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në kohën që firma e ndërtimit “V Ndërtim” ka nisur punën si çdo ditë. Shembja duket se është shkaktuar nga thyerja e murit mbajtës, që firma ka ndërtuar në anën ku gjendet trotuari, mur i cili kombinohet me vendosjen e pilotave për hapjen e gropave në rastet e ndërtimit të pallateve. Firma në fjalë mësohet se ka marrë lejen e ndërtimit nga KRRT e Bashkisë Durrës në datën 31.03.2008, me objekt “Godinë banimi dhe Shërbime 9-10 kate, si dhe 1 kat nën tokë”. Pas njoftimit për këtë incident, kanë mbërritur në vendngjarje efektiva të Policisë së Rendit dhe prokurorisë. Rruga është bllokuar nga të dy akset e saj, ndërkohë që për lëvizjen e automjeteve është përdorur aksi pingul që nis nga rruga “Aleksandër Goga” dhe që përfundon pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Një gjë e tillë ka shkaktuar vonesa në lëvizjen e mjeteve dhe trafik të rënduar, për shkak se kjo rrugë është e ngushtë dhe parkimet e mjeteve nuk bëhet në përputhje me tabelat që ka kjo rrugë. Specialistët që kanë parë shembjen e trotuarit, kanë bërë të ditur se dëmi i shkaktuar është i riparueshëm, por lëvizja e mjeteve në këtë rrugë është e rrezikshme. Trotuari është fundosur tërësisht në një gjatësi 30 metra dhe pesha e tij ka thyer murin mbajtës që kishte ndërtuar firma në krahun lindor të ndërtesës që do të ngrejë në këtë vend. Në vendngjarje ka qenë edhe drejtori i Inspektoratit Ndërtimor pranë bashkisë, Afrim Bakaj. Ai u shpreh se “puna është bllokuar dhe po hetohen shkaqet që kanë çuar në shembjen e tokës dhe trotuarit. Firma në fjalë është e pajisur me leje ndërtimi dhe nga ajo që shohim këtu, pilotat janë vënë afër me njëra-tjetrën. Punimet do të jenë të pezulluara deri në riparimin e dëmit dhe përforcimin e krahut të rrugës që është shembur”. Në lidhje me shkaqet që mund të kenë çuar në këtë shembje të tokës, specialistët kanë bërë të ditur se ajo mund të ketë ardhur nga lëvizja e ujërave nëntokësorë, ose për shkak të tronditjes që toka ka pësuar nga vendosja e pilotave nga batipali. Gjithsesi, dëmi i shkaktuar është i riparueshëm dhe firma me mjetet e saj ka nisur në mesditë punën për rehabilitimin e trotuarit dhe rrugës së dëmtuar.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 2932 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive