Hyrje | Aktualitet | Skema e masakrës, 3 rrethanat fatale të operacionit “Dajti”

Skema e masakrës, 3 rrethanat fatale të operacionit “Dajti”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

TIRANË - Si ngjau që katër punonjës policie u ekzekutuan njëri pas tjetrit, në një operacion që duhej të konsiderohej ndër më të rrezikshmit në vend? Si qe e mundur që agjentë të specializuar e të trajnuar për vëzhgimin e elementëve kriminalë të ndërhynin në mes të ditës, në një nga zonat më të populluara të stinës e përballë një personi të rrezikshëm si Dritan Dajti, pa asnjë masë mbrojtëse? A pati dekonspirim operacioni dhe a do të ketë përgjegjës në radhët e Policisë së

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

TIRANË - Si ngjau që katër punonjës policie u ekzekutuan njëri pas tjetrit, në një operacion që duhej të konsiderohej ndër më të rrezikshmit në vend? Si qe e mundur që agjentë të specializuar e të trajnuar për vëzhgimin e elementëve kriminalë të ndërhynin në mes të ditës, në një nga zonat më të populluara të stinës e përballë një personi të rrezikshëm si Dritan Dajti, pa asnjë masë mbrojtëse? A pati dekonspirim operacioni dhe a do të ketë përgjegjës në radhët e Policisë së Shtetit për humbjen e katër jetëve? Megjithëse varret ishin ende hapur, pikëpyetjet e shumta për operacionin e së premtes së zezë kanë mbledhur me urgjencë për një analizë të gjerë drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe të mbijetuarit e ngjarjes së rëndë. Në analizën e djeshme është mundur të krijohet një skenë e të gjithë ngjarjes, ndërkohë që ende janë të paqarta arsyet e ndërhyrjes në momentin kritik, pasojë e së cilës mbetën të vrarë 4 agjentë të policisë. Nën sitën e analizës po kalohen të gjithë shkaqet që çuan në këtë bilanc tragjik, duke nisur që nga dekonspiracioni, mungesa e një plani operacional e deri te mosnjohja e objektivit nga ana e grupit të specialëve, që kishin shkuar për ta arrestuar.

Nisja e operacionit

Burime të besueshme nga kjo mbledhje bëjnë të ditur se nga grupi i hetimit ka ngritur disa pista për ngjarjen, që zënë fill nga rindërtimi i skemës dhe rrëfimi i policëve të mbijetuar. Ajo çka e bën disi të kuptueshme atë që ndodhi, është fakti se vetëm njëri prej 13 agjentëve të GOS-it, komandanti i grupit, e dinte se kush ishte shënjestra dhe sa i rrezikshëm ishte ai, ndërsa të tjerët ishin urdhëruar të kryenin një operacion rutinë antidrogë. Sipas të dhënave të dala nga analiza, koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme për të planifikuar me detaje ndërhyrjen. Informacioni për vendndodhjen e Dritan Dajtit ka mbërritur në Policinë e Shtetit aty rreth orës 10:00 të paradites së të premtes, e fill pas tij grupi i GOS-it është mbledhur dhe nisur në drejtim të Durrësit. Përvojat e mëparshme të dekonspirimit me të shumëkërkuarin duket se kanë nxitur “trurin” e operacionit të mbajë sekret emrin e Dritan Dajtit, e t’u thotë vartësve se do të arrestojnë një grup të implikuar në trafik droge. “Kjo është një nga arsyet që agjentët kanë dalë nga makina të paarmatosur dhe i janë drejtuar makinës së Dajtit”, - bën me dije një burim i sigurt, i cili ka qenë në mbledhjen e djeshme. 

Vëzhgimi i Dajtit

Një tjetër rrethanë tragjike që ka shtuar bilancin e viktimave në radhët e policisë ka qenë bashkëshortja shtatzënë e Dritan Dajtit në vendin e ngjarjes. “Grupi special ka pasur dy orë në dispozicion për të mbajtur nën vëzhgim makinën e Dritan Dajtit. Në kohën që agjentët kanë qenë në vendngjarje, Dritan Dajti, kunati, nipi dhe bashkëshortja e tij kanë qenë në apartament. E kur këta të fundit i janë drejtuar makinës “Touareg”, aty ka qenë edhe bashkëshortja shtatzënë e Dajtit”, - bën me dije burimi i mësipërm. Sipas tij, qenia e një gruaje shtatzënë në vendngjarje duket se është parë si momenti i duhur prej drejtuesit të operacionit për të dhënë urdhrin e ndërhyrjes. Ndërsa agjentët zbatues të urdhrit kanë menduar se shënjestra nuk do të qëllonte, në praninë e së shoqes shtatzënë. E ndërsa grupi e agjentëve ka rrethuar pallatin rreth orës 13 e 30  minuta, Dritan Dajti nën shoqërinë e tre miqve dhe bashkëshortes zbresin të qetë nga apartamenti për të marrë makinën e tyre të parkuar poshtë pallatit. Ndërprerja e rrugës së mjetit “Tuareg” me targa të huaja, rreth 50 metra larg pallatit, ka qenë momenti i nisjes së operacionit, për t’u pasuar nga një luftë pesëminutëshe.

Skema e tragjedisë

Të paarmatosur, të veshur civilë, por me maska në kokë, Fatos Xhani dhe Altin Dizdari i janë afruar fuoristradës me xhama të zinj, pak sekonda pasi Dajti dhe të tijtë kishin mbërritur aty. I pari është qëlluar me një plumb në ballë, ndërsa i dyti në kraharor. Me ekzekutimin e dy efektivëve të policisë, Dajti ka menduar se ka mbaruar punë me njerëzit që prej vitesh e ndiqnin këmba-këmbës. Ka braktisur makinën, për t’u rikthyer sërish në drejtim të apartamentit të tij. Nga rindërtimi i vendit të ngjarjes bëhet me dije se pas vrasjes së dy kolegëve, pjesa tjetër janë mobilizuar. Skena tjetër e vrasjes është pak metra më tej, ku policia ka ekzekutuar nipin e Dritan Dajtit, Ledion Marën, ndërkohë që agjentët Saimir Duçkollari e Kastriot Feska kanë mundur t’i vendosin prangat kunatit të Dajtit, Erges Xhorxhi. Pikërisht në momentin e prangosjes, Dritan Dajti ka arritur të qëllojë pas koke dy oficerët e skuadrës operacionale  të Policisë së Shtetit. Ka qenë vetëm ndërhyrja e efektivave të tjerë të ardhur në ndihmë, që kanë mundur të neutralizojnë dhe të prangosin Dritan Dajtin dhe kunatin e ti, Ergest Xhorxhin. Sipas grupit të hetimit, kjo është dinamika e ngjarjes dhe e gjithë kjo ka ndodhur jo më shumë se 10 minuta. Me këtë bilanc tragjik, policia arriti të arrestojë një nga personat më të kërkuar, ndërkohë që masakra i ka lënë vend misterit, për të gjitha pikëpyetjet e saj, të cilat pritet të zgjidhen nga Prokuroria e Përgjithshme, ajo e Krimeve të Rënda dhe SHKB-ja.

 

 

Grupi kriminal i Dritan Dajtit

Zhvillimet e vazhdueshme të hetimeve në lidhje me ngjarjen ku i kërkuari ndërkombëtar Dritan Dajti vrau katër policë, duket se çuan drejt një ravijëzimi të një bande kriminale, që kishte në përbërje të afërm dhe miq të Dajtit. Grupi kriminal duket se funksiononte që nga koha kur ai u arratis me pranga në duar nga Gjykata e Tiranës dhe mori statusin e të shpallurit në kërkim, për nga rrezikshmëria shoqërore. Por gjatë këtyre gjashtë vjetëve, 38-vjeçari nuk vepronte i vetëm. Deri tani, Policia e Shtetit ka bërë zyrtare tre emra si bashkëpunëtorë të sigurt të tij, ndërkohë që nuk ndërpret hetimet për zbulimin e të gjithë rrjetit kriminal që kishte mbrojtur shpatullat e Dajtit. Ledion Mara, 23 vjeç, nipi, 22-vjeçari Erges Xhorxhi, krahu i djathtë i tij morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit, i pari duke gjetur vdekjen e menjëhershme dhe i dyti duke u arrestuar. Pak orë pas ngjarjes u arrestua si bashkëpunëtor edhe një tjetër mik i Dajtit, 21-vjeçari Elvis Karoli, të cilit iu kap edhe një arsenal municionesh. Nga burime të besueshme policore bëhet e ditur se vazhdon të jetë në kërkim policor edhe personi i katërt, që dyshohet se ka marrë pjesë së bashku me Dajtin dhe dy të tjerët për të qëlluar drejt policëve. Por përveç këtij grupi të ngushtë, Dritan Dajti duket se në 6 vjet arrati ka krijuar lidhje edhe me elementë të njohur të botës së krimit në vend. E. Elezi  

 

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Dritan Dajti, me kartë policie

nën emrin e rremë Agron Zeneli

 

Në makinën “Tuareg” të Dritan Dajtit gjendet karta e policisë dhe patenta italiane, si dhe dokumenti i një hetuesi privat në emrin e nipit të tij, Ledion Mara

 

 

Elona Elezi

TIRANË - Dritan Dajti kryesonte listën e të kërkuarve, e megjithatë ishte i pajisur me kartën më të fundit të Policisë së Shtetit. Një dokument i rremë policie, nën emrin Agron Zeneli, një patentë italiane, po me të njëjtin emër dhe dy radio policie duket se kanë shpëtuar super të kërkuarin Dritan Dajti gjatë kohës që jetonte në arrati. Burime të rezervuara pranë grupit hetimor thanë se tre dokumentet e gjetura brenda makinës “Volksvagen Tuareg” kanë qenë dokumente të Policisë së Shtetit, njëra prej të cilave në formën e kartës më të re me elemente sigurie, që deri tani e kanë siguruar vetëm drejtuesit e lartë policorë. Me foton e tij të kohëve të fundit, por me identitetin e rremë, 38-vjeçari që ekzekutoi barbarisht katër policë të sektorit operacional tri ditë më parë në Durrës, mësohet se ia hidhte paq edhe ato rrallëherë që diktohej nga kontrollet rutinë. Nga të tjera burime të besueshme të policisë u bë e ditur se pak ditë më parë, më 3 gusht, një postbllok policor i kishte dhënë urdhër një “Tuareg”-u me targa të huaja që të ndalonte. Por nxjerrja e një radioje policie nga xhami i shoferit, thuajse kishte bindur rrugorët, para hundës të të cilëve kishte kaluar automjeti luksoz me shpejtësi marramendëse. Përveç Dajtit, me dokumente të rreme mësohet se lëvizte edhe Ledion Mara, 23 vjeç, me foton e të cilit është gjetur një dokument hetuesi privat.

Sendet e sekuestruara 

Teksa gjëma kishte ndodhur e katër punonjësit e policisë kishin humbur jetën, këqyrjet e vendit të ngjarjes kanë habitur ekspertët kriminalistë. Fenelina policie, dy radio policie, si dhe katër dokumente të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda automjetit me targa CR 535 FR, me të cilin lëvizte Dritan Dajti. Burimet thanë se, përveç gëzhojave të pistoletave, që u përdorën në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe “bandës” së super të kërkuarit, sendet që tërhoqën së tepërmi vëmendjen ishin dokumentet policore, tre prej të cilëve mbanin fotot e Dajtit dhe njëri foton e Marës. Emri Agron Zeneli mësohet të ishte stampuar në kartën më të re të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me të cilën prezantohej Dajti. Por për 38-vjeçarin duket se as dokumenti më i sofistikuar identifikues nuk ka sjellë probleme. Edhe pse në identitet të rremë, këta elemente kanë qenë të rregullt në kartë. Po ashtu, me anë të të njëjtit identitet Dajti kishte në përdorim një patentë italiane. Ndërsa Mara hiqej si hetues privat, me anë të dokumentit që kishte siguruar. Fenelinat e policisë dhe radiot thuhet se ishin thjesht elemente shtesë për të përforcuar idenë se policët kishin të bënin me kolegë dhe jo me persona me precedentë penalë dhe të kërkuar ndërkombëtarë.

Incidenti  

Sipas të tjerave burime të besueshme policore, mësohet se më datë 3 gusht, në një postbllok në “Rrugën e Elbasanit” është shënuar një incident. Shpejtësia e madhe e një makine me targa të huaja ka vënë në lëvizje efektivët rrugore, që kanë urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të makinës, tip “Volksvagen Tuareg”, me targa të huaja. Nga informacionet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtën makinë që u gjend me xhama të thyer në vendin e ngjarjes në Durrës. Edhe pse nuk u arrit të shihej personi që ishte në timon, bëhet e ditur se pasi e kanë injoruar krejtësisht postbllokun, një dorë e nxjerrë nga xhami i përparmë tregonte një radio policie, si për të vërtetuar që ishin kolegë të policëve. Incidenti mësohet të mos jetë regjistruar zyrtarisht asokohe, por ka dalë në dritë pas tragjedisë së rëndë, të ndodhur dy ditë më parë në Durrës. E tashmë që Dritan Dajti ndodhet në pranga, janë të shumtë informacionet që shkojnë në polici për qarkullimin e tij të ditëve të fundit.

 

 

Masakra në Durrës, 4 policë

të vrarë për arrestimin e Dajtit

 

I shumëkërkuari strehohej në plazhin e Durrësit, i shoqëruar prej nipit dhe kunatit të tij

 

DURRËS - Zona e Plazhit në sektorin “Iliria” në Durrës ka përjetuar një tmerr të vërtetë mesditën e së premtes, kur efektiva të Repartit të Operacioneve Speciale janë përplasur në një operacion për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Personi që kërkohej që prej vitit 2003 ka qenë dje së bashku me nipin dhe kunatin e tij në zonën e plazhit, pranë kompleksit “Florida”, ndërkohë që efektivat specialë kishin rënë në gjurmët e tij, duke e ndjekur drejt plazhit. Në momentin që forcat speciale kanë ndërhyrë për prangosjen e Dajtit, ka nisur përplasja me armë, ku kanë mbetur të vrarë njëri pas tjetrit katër efektivat specialë, nipi i Dritan Dajtit, si dhe është arrestuar i plagosur Dritan Dajti dhe kunati i tij. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se edhe një person tjetër nga grupi i Dritan Dajtit ka mundur të largohet nga vendngjarja i plagosur. Punonjësit e policisë që u vranë në këtë përplasje janë: Fatos Xhani nga Kavaja, 35 vjeç, Altin Dizdari nga Tirana, 33 vjeç, Saimir Duçkollari nga Tirana, 32 vjeç dhe Kastriot Feska, nga Tirana, 40 vjeç. Nga pala tjetër ka mbetur i vrarë Ledion Mara, i cili është nipi i Dritan Dajtit, vetë Dritan Dajti ka mbetur i plagosur, ndërkohë që Erges Xhorxhi është kunati i tij, që ka mundur të largohet nga vendngjarja. Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendngjarje, koha kur ka ndodhur përplasja me armë midis forcave speciale të policisë dhe Dritan Dajtit me shokë mund të ketë qenë rreth orës 13:45. Efektivat e policisë, një pjesë e tyre civilë dhe të maskuar, kanë tentuar të ndalojnë makinën “Tuareg”, ku ndodhej i shumëkërkuari, por janë qëlluar nga brenda saj prej Dritan Dajtit dhe nga një lokal aty pranë prej nipit të tij, Ledion Mara.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg
  • Plain text 11354 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
2.11
Poll: Zgjedhjet e 28 Qershorit
A duhent nje hetim i plote me rihapjen e kurive