“Në pesë minuta tmerr, në plazh u vranë 5 vetë”
Ergest Halili, dëshmitar i masakrës, rrëfen sesi Dritan Dajti dhe grupi i tij kanë qëlluar në drejtim të policisë. “Ishte si një luftë e vërtetë, tmerr dhe panik në plazh” Një skenë të tillë të tmerrshme e kemi parë vetëm në filma, por kurrë nuk besonim që do e shihnim me sy tanë, në ditët e pushimit”. Është kjo e njëjta frazë që të thonë të gjithë pushuesit tek ish- kabinat e pushimit pranë pistës “Iliria
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
DURRËS - “Një skenë të tillë të tmerrshme e kemi parë vetëm në filma, por kurrë nuk besonim që do e shihnim me sy tanë, në ditët e pushimit”. Është kjo e njëjta frazë që të thonë të gjithë pushuesit tek ish- kabinat e pushimit pranë pistës “Iliria”. Për minuta të tëra, pushuesit, kryesisht kosovarë, kanë përjetuar tmerrin e plumbave që vinin nga të katërta anët. Megjithëse kanë qenë të paktë personat që kanë dalë për të parë çfarë po ndodhte, pjesa më e madhe e tyre kurrë nuk mund ta harrojnë ditën e djeshme. Pak minuta pas shkëmbimit të zjarrit kanë parë njerëz të mbytur në gjak, ndërkohë që zona është blinduar menjëherë nga forca të shumta të policisë. Masakra e ditës së djeshme ka ndodhur në sytë e dhjetëra njerëzve, ku nuk janë të paktë dëshmitarët që kanë parë ekzekutimin e punonjësve të policisë. Njëri prej tyre është Egest Halili, djali 22-vjeçar. Sipas Egestit, masakra ka ndodhur për pak minuta dhe më pas, gjithçka i ka lënë vendin panikut dhe tmerrit, e askush nuk është lejuar të qarkullojë në zonë për afro 2 kilometra. Për gazetën “Korrieri”, Egest Halili rrëfen masakrën e djeshme në Durrës.
-Ergest, ku ishit ju ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit?
Ishte kohë dreke dhe mami më tha të shkoja te dyqani për të blerë kos. Dyqani është 50 metra larg vendit ku ne rrimë dhe vendit ku ndodhi ngjarja. Sapo dola në rrugë, dëgjoj të shtëna armësh. Ajo që pashë, ishte një makinë fuoristradë tip “Tuareg” dhe që aty gjuhej në drejtim të rrugës.
-A e patë ju personin që gjuante me armë dhe në drejtim të kujt gjuante ai?
Ndaj kujt qëllohej nuk e pashë. Por të shtënat dolën fillimisht nga makina tip fuoristradë. Pastaj u futa brenda në shtëpi nga frika. Nga dritarja, nëna ime po shihte çfarë kishte ngjarë, sepse fillimisht asaj i ishte dukur se kalamajtë po plasnin fishekzjarrë. Më pas, as 2 minuta nga të shtënat e para, u dëgjuan shkëmbime të tjera zjarri. Jemi shtrirë poshtë krevatit, sepse plumbat vinin dhe nga ana tjetër e rrugës.
-Ju dëgjuat vetëm plumbat?
Fillimisht po. Pastaj kam dëgjuar zëra, ku thoshin se ishte policia. Nga dritarja shoh që njerëzit që ishin në fuoristradë, dy vetë, dalin dhe marrin drejtimin tjetër të rrugës. Dhe aty pati sërish të shtëna. Aty kam parë që është vrarë një njeri, po nuk merrej vesh se kush ishte për momentin.
-Për sa kohë ka zgjatur shkëmbimi i zjarrit?
Nuk di ç’të them, por besoj se e gjithë kjo nuk ka zgjatur as pesë minuta. Gjatë kësaj kohe janë vrarë të gjithë. Me sytë e mi nga dritarja kam parë si janë vrarë dy prej tyre dhe kjo ka ndodhur përballë kabinave të pushimit.
-Përveç punonjësve të policisë apo dhe atyre që ishin në fuoristradë, a keni parë njerëz të tjerë të përfshirë në konflikt?
Po. Ishte edhe një vajzë e re. Nuk di se me kë ishte, por pasi është vrarë një djalë përballë kabinave dhe shumë pak metra larg plazhit, ajo iku në drejtim të pallateve.
-A e mbani mend si ishte?
Brune dhe e veshur krejtësisht sportive, me xhinse të shkurtra dhe me një kanotiere. Nuk di ç’të them se më kë ishte. Pastaj erdhën menjëherë forca të shumta të policisë dhe unë, së bashku me prindërit e mi, kemi qëndruar brenda.
Dëshmia
Nesafi: Ata që shpëtuan,
ikën nga pallatet e plazhit
DURRËS - Është vetëm 13 vjeç, por i ka ndodhur të shohë me sytë e tij një nga skenat më të përgjakshme të ndodhura ndonjëherë. Klodiani ka qenë krejt rastësisht në vendin ku dje ka ndodhur masakra me 4 punonjës policie të vrarë. Në përpjekje për të siguruar bukën e gojës, 13-vjeçari ka parë me sytë e tij sesi një nga njerëzit e shpëtuar, pasi ka kryer një vrasje me gjakftohtësi, është larguar krejt i qetë në drejtim të pallateve të shumtë të zonës së plazhit, në qytetin e Durrësit. “Isha duke shitur cigare dhe kikirikë në plazh, kur dëgjoj të shtëna. I vendos gjërat në çantë dhe mora rrugën për të shkuar andej, për të parë çfarë ishte”, - rrëfen për gazetën “Korrieri” 13-vjeçari. Kurioziteti i tepërt për pak sa nuk është kthyer në fatalitetit për Klodianin. Pasi është afruar pranë lokalit, djaloshi ka parë me sytë e tij sesi është qëlluar një prej viktimave të ngjarjes së djeshme. “Pranë lokalit pashë që njëri prej tyre qëlloi shumë afër një tjetër. Ai burri kishte të veshur një bluzë të verdhë dhe xhinse, pastaj iku me vrap në drejtim të pallateve pas lokalit. Pas kësaj erdhën shumë policë dhe unë ika nga frika, por një gjë të tillë e kisha parë vetëm në filma”, - tregon për gazetën “Korrieri” 13-vjeçari Klodian Nesafi.
Autori
Dajti në spitalin e burgut,
plumba vetëm në dorë
TIRANË - Blindohet spitali i burgut në kryeqytet. Rreth orës 16 e 30 minuta, në këtë spital, i shoqëruar nga forca të shumta speciale, ka mbërritur protagonisti i masakrës së djeshme, Dritan Dajti. Sipas burimeve nga ky spital, megjithëse Dajti ishte plagosur lehtë, ai është shoqëruar në ambientet e spitalit me barelë dhe nga forca të shumta të policisë. Mjekët bëjnë të ditur se asnjë nga plagët e marra nuk ka cënuar jetën e Dajtit, megjithëse për kurimin e tij është thirrur personeli më i mirë i këtij spitali. Mjekët thonë se Dritan Dajti ka marrë plagë vetëm në krahun e djathtë, ndërkohë që pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Durrësit, është jashtë rrezikut për jetën. Dërgimi i Dritan Dajtit në spitalin e burgut ka vënë në gatishmëri të plotë efektivat e këtij institucioni, jo vetëm mjekësor, por edhe të forcave të policisë. Ndërkohë që i pranishëm në këtë spital, në momentin e mbërritjes së Dritan Dajtit, ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra. Burime nga ky spital bëjnë të ditur se deri në orët e vona të ditës së djeshme, Dritan Dajti nuk është marrë në pyetje, megjithëse është autori i ngjarjes së rëndë, që u mori jetën 4 punonjësve të policisë.
-
1261 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg