Moisiu: Papërgjegjshmëria e Nanos dhe Berishës
Intervista/Flet ish-Presidenti i Republikës. Marrëdhëniet me dy nga protagonistët kryesorë të politikës shqiptare dhe problemet në drejtimin e shtetit. Si e njoh Edi Ramën dhe Ilir Metën
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka siluruar ashpër klasën politike shqiptare, duke deklaruar se ajo ka qenë e papërgjegjshme dhe nën nivelin që ka kërkuar publiku. Në një intervistë për “Ora News”, ish-kreu i shtetit, duke folur për librin e tij të fundit, rrëfen marrëdhëniet e vështira që ka pasur me disa nga protagonistët e politikës, duke nisur nga Nano, Berisha, por flet edhe për marrëdhëniet me kreun e opozitës, Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta...
-Në libër, duke qenë se edhe vetë ai fillon mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, do të doja të ndaleshim pikërisht te këto dy figura. Si ka qenë raporti juaj si president me Nanon politikan, qoftë si kryetari i PS-së dhe kryeministër?
“Tani, raportet në këto raste janë zyrtare dhe shoqërore, në dy aspekte. Sigurisht, në raportet zyrtare unë kam ruajtur dhe jam munduar të ruaj raporte midis kryetarit të shtetit dhe kryeministrit, i cili nuk ishte thjesht kryeministër, por edhe kryetar i partisë më të madhe në pushtet. Ndërsa për raportet shoqërore, këto varen nga mosha, nga shumë gjëra, nuk ka pasur ndonjë gjë të veçantë, kam pasur komunikim normal me të, ka pasur raste të jem takuar 2-3 herë, kemi ngrënë dreka bashkë, darka, sipas rastit, që unë e quaj normale. Megjithëse atëherë një pjesë e opozitës thoshin “boo, e thithi Nano Moisiun”. Këto janë pastaj batuta politike, mediatike, të papërgjegjshme, thjesht për të krijuar shou”.
-Si kryeministër, si ishte? Si e vlerësoni?
“Unë e thashë pak më parë, për mendimin tim, tek ai ka spikatur papërgjegjshmëria për kryerjen e detyrave”.
-Ka pasur disa momente, siç ka qenë tragjedia e 9 janarit e kështu me radhë. Zoti Nano, si veproi si kryeministër?
“Për këto kam diskutuar shumë. Unë e kam thënë edhe në librin tim, është për të ardhur keq, dhe nuk e di pse ai mbajti qëndrim të tillë, domethënë se tragjedia është një tragjedi, që sigurisht nuk ka organizatorë shtetin apo organet shtetërore, por është pasojë e dobësisë të zhvillimit politik të vendit dhe zhvillimit të politikës së sigurisë së vendit, sepse megjithëse ne nuk kemi qenë dhe s’po vazhdojmë të jemi dot për të siguruar vende pune për rininë, e cila shtohet nga viti në vit, është normale. Sigurisht që këta të rinj çfarë do të bëjnë, ku do të shkojnë këta?! Disa marrin detin, disa marrin malet. Për këtë kush përgjigjet? Politika shqiptare, e cila nuk ka ditur deri tani që të ketë një stabilitet të tillë, që të krijojë siguri investuese të huaj, por edhe të tonëve ndonjëherë, që ata të investojnë për të ndërtuar këtu, fabrika, uzina dhe ndërmarrje të ndryshme, të cilat të thithin fuqinë punëtore”.
-Po në lidhje me korrupsionin, çfarë raporti keni pasur me kryeministrin Nano? Ka qenë gjerësisht i kritikuar qeveria e tij dhe ai si kryeministër në atë periudhë?
“Sigurisht unë e kam kritikuar, domethënë këtë zhvillim që mori korrupsioni në atë kohë, qoftë publikisht, qoftë edhe në biseda, domethënë biseda e takime zyrtare flas gjithmonë. Por Nano e pranonte këtë. E pranonte në atë shkallë, aq sa mund të pranohej për të thënë. Por ajo që ndodhi më vonë, që ka ndodhur më vonë me Berishën, është akoma më skandaloze për sa i përket korrupsionit. Kështu që, nga kjo anë vërtet të duket papërgjegjshmëria e një kryeministri, se të vdesin 21 qytetarë ishte një fatkeqësi sigurisht, dhe ai të vazhdojë programin e tij personal, ishte aspak normale në këtë rast. Pasi s’mund t’i kthesh në jetë ata që ikën, por ama angazhimi i menjëhershëm, total, për t’u ardhur në ndihmë prindërve të këtyre fatkeqëve është një gjë humane në radhë të parë”.
-Cili ka qenë momenti më i vështirë i raporteve tuaja me zotin Nano?
“Kam pasur disa përplasje me Nanon, por ishte një gjë: që ne përplasjet s’i bënim publike, janë bërë në zyrën time. Kam pasur edhe një rast, ku ka qenë edhe zoti Pëllumbi, që u përplas goxha fort me të. Nga pikëpamja parimore, sepse unë i thashë që: “Shiko, jo çdo gjë që mendoni ju dhe gjykoni ju është më e mira. Prandaj na dëgjo edhe ne të tjerëve”. Këtu filloi një përplasje, pasi njihet që njerëzit ndonjëherë me shumë vështirësi e hanë kritikën. Pra, ky ka qenë problemi i zgjidhjes së ministrave të rinj, kur ministritë i kishim me zëvendësministra dhe unë isha në një pozicion shumë të vështirë në atë kohë. Në ç’kuptim? Sepse ne ishim në prag të zgjedhjeve dhe Kodi Zgjedhor ishte në përpunim e sipër”.
-Ku keni qenë ju në periudhën kur zoti Berisha ishte 3 vjet lideri i opozitës dhe dy vjet kryeministër, e anasjelltas, Nano 3 vjet kryeministër dhe më pas, për t’i lënë vendin zoti Rama në krye të Partisë Socialiste? Si ka qenë periudha kur Sali Berisha ishte lider i opozitës, pra këto tre vite. Dhe më pas, si ka qenë periudha kur ishte kryeministër?
“Unë thashë edhe pak më parë, kur Berisha ishte në opozitë, veçanërisht në vitin 2003, pas zgjedhjeve të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve atëherë, që nuk përputhej me marrëveshjen që kishte PD-PS, kaluan frontalisht kundra meje, derisa në dhjetor të vitit 2003, zonja Topalli deklaroi në Kuvend, që u kërkojmë falje shqiptarëve që zgjodhëm president Alfred Moisiun. Se përse e bëri këtë punë, vetëm ajo e di. Unë kam dhënë opinionin tim në libër për këtë punë. Pra, atëherë i pata thënë këtë fjalë, që kë ka kundërshtar politik xhanëm, ka PS-në apo presidentin? Presidenti është një njeri, PS-ja është një strukturë e tërë, që kishte qeverinë dhe gjithçka. Nga kjo anë unë mund të them që, për mendimin tim, ka qenë zgjedhje jo e drejtë”.
-Në kohën që u bë kryeministër zoti Berisha, si vijuan raportet tuaja dhe për çfarë i kishit përplasjet kryesore?
“Po, përplasje kemi pasur shumë me Berishën, pasi u zgjodh kryeministër, me të thënë të drejtën. Unë mendoja se zoti Berisha ka nxjerrë mësime nga e kaluara dhe do të ushtronte një mënyrë tjetër të drejtimit të pushtetit, ndryshe nga ç’kishte ndodhur në të kaluarën, sepse kishin kaluar vite, por edhe ngjarjet të bëjnë që të thellohesh në arsyet dhe në mangësitë e gabimet, arritjet e së kaluarës. Që në fillim patëm një përplasje për punën e Shërbimit Informativ, se filloi të diskutohej dhe bëhej problem pa ardhur fare, pa diskutuar fare, kur ajo ishte një çështje kushtetuese në radhë të parë”.
-Po reflekset e përplasjeve institucionale dhe për shkak të detyrës së presidentit dhe mes kryeministrave, a është shndërruar ndonjëherë deri në konflikte personale të jetës familjare?
“Sigurisht, unë thashë edhe kohën kur Nano ishte kryeministër, përplasje ballë për ballë me mua ai
nuk bënte, as në media, por punonte më shumë nën rrogoz. Ndërsa me kryeministrin Berisha përplasjet i shtrinte në të gjitha sferat. Është i njohur presioni që bëri ai, sa falimentoi “Albatros”, që ishte një kompani e nipave të mi, vetëm e vetëm për të bërë presion ndaj meje, që të firmosja dekretin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, gjëra që jo vetëm nuk janë serioze, por të bëjnë për të të ardhur keq shumë, që në një shtet demokrat dhe europian të ndodhin presione të tilla ndaj kryetarit të shtetit dhe gjëra të tjera”.
-Përveç Berishës dhe Nanos, Shqipëria ka edhe politikanë të tjerë, në mes të cilëve mund të radhisim edhe për shkak të peshës së partive të tyre politike, por edhe në rolin që luajnë në jetën politike të vendit, le të themi Ilir Meta dhe Edi Rama. Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me të?
“Me Ilir Metën unë jam njohur shumë herët. E ftoja gjithmonë në aktivitetet e Shoqatës së Atlantikut dhe kam pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me të. Në atë kohë ka qenë sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme, edhe kur ishte kryeministër e kam ftuar, ka folur në shoqatë. Kam pasur marrëdhënie të mira me të, normale. Ka qenë një politikan me të cilin unë jam mirëkuptuar gjatë gjithë kohës. Nuk kam pasur përplasje me të. Ndërsa Edi Ramën e kam njohur si kryetar bashkie fillimisht, pastaj si kryetar i PS-së, i opozitës. Nuk e kam njohur aq mirë sa njihja Ilirin, por e kam mbështetur gjithmonë, duke pasur parasysh që politika te ne ka nevojë për ndryshim liderësh, pasi unë kam thënë në një vend aty, kam folur edhe për liderin historik. Unë kam pasur kundër kësaj ideologjie, jo se nuk ka, por te ne quhet Berisha dhe Nano. Atëherë unë shtroj pyetjen: mirë, dakord, unë do t’i pranoj që janë liderë historikë, por pse na kanë mbajtur këtu 18 vjet në vend”?
Marrë me shkurtime
-
3071 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg