Rrëfimi i të mbijetuarit: Ndjekja e Dajtit për drogë dhe vrasja e shokëve
Punonjësi i policisë: Asnjëri prej nesh nuk e dinte që po ndiqnim Dritan Dajtin, përveç komandantit. I mbanim në vëzhgim për trafik droge - I kërkuari ndërkombëtar i drejtësisë shqiptare, 38-vjeçari Dritan Dajti, mbahej nën vëzhgim prej kohësh dhe në momentin kur shkaktoi kasaphanën me katër policë të vrarë, do të vihej në pranga edhe për “trafikim të lëndëve narkotike”. Një burim i rezervuar
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
DURRËS - I kërkuari ndërkombëtar i drejtësisë shqiptare, 38-vjeçari Dritan Dajti, mbahej nën vëzhgim prej kohësh dhe në momentin kur shkaktoi kasaphanën me katër policë të vrarë, do të vihej në pranga edhe për “trafikim të lëndëve narkotike”. Një burim i rezervuar pranë Policisë së Shtetit, njëkohësisht koleg i viktimave rrëfen për “Korrierin” detaje rreth gjurmimit të kohëve të fundit të Dajtit dhe momentin tragjik të ekzekutimit të Fatos Xhanit, 38 vjeç, Saimir Duçkollarit, 32 vjeç, Kastriot Feskës, 40 vjeç dhe Altin Dizdarit, 33 vjeç. Sipas punonjësit të policisë, mësohet se katër viktimat, pothuajse gjysma e grupit që mbante nën vëzhgim super të kërkuarin, kanë qenë vija e parë e operacionit, prej të cilëve vetëm drejtuesi i tyre, Fatos Xhani, ka qenë në dijeni se objektivi ishte Dritan Dajti. Urdhri për arrestimin e 38-vjeçarit dyshohet të jetë dhënë vetëm pak momente para ngjarjes, kur katër viktimat kanë qenë në pritje të finalizimit të operacionit.
Rrëfimi i punonjësit e policisë
Kur automjeti tip “Touareg” ka qenë i ndaluar në rrugicën para pallatit ku fshihej prej ditësh Dritan Dajti, makina tip “Ford” e policisë ka ndaluar në anën e djathtë, nga ana e pasagjerit, i cili nga informacionet paraprake rezulton të ketë qenë Dajti dhe në rolin e shoferit, kunati i tij, Erges Xhorxhi, 22 vjeç. Në rrëfimin e tij, punonjësi i policisë thotë se kur dy automjetet kanë qenë krah njëri-tjetrit, policët kanë dalë jashtë dhe kanë urdhëruar djemtë që të dilnin nga makina luksoze, pasi ishin të arrestuar. “Në ato momente është qëlluar nga brenda makinës me pistoletë dhe me automatik “Tomson”. Gjithsesi, po presim ekspertizën, për përcaktimin e saktë të armëve të zjarrit të përdorura”, - sqaron punonjësi i policisë. Duke vazhduar së rrëfyeri variantin e tij të ngjarjes, punonjësi i policisë thekson se Dritan Dajti ka ekzekutuar nga brenda makinës dy policët e parë të Sektorit të Operacioneve Speciale, Fatos Xhanin dhe Altin Dizdarin. Gjatë kohës që Dritan Dajti dhe kunati i tij kanë dalë makina dhe kanë vrapuar drejt pallatit ku strehoheshin, i treti i grupit të tyre, Ledion Mara, kanë qëlluar në drejtim të dy policëve të tjerë: Saimir Duçkollari dhe Kastriot Freska. Nga këqyrjet e para në vendin e ngjarjes, rezulton se ndaj tyre ka qëlluar 23-vjeçari Ledion Mara, nipi i 38-vjeçarit Dritan Dajti, i cili ka qenë në pjesën tjetër të vendngjarjes. E nëse skena e eliminimit fizik dyshohet se ka ndodhur brenda pak sekondash, Dajti dhe Xhorxhi kanë dalë nga makina dhe janë drejtuar për nga lokali, aty ku mbeti i vrarë nga policia Mara dhe u plagos me dy plumba në parakrahun e djathtë Dajti. Në këtë mënyrë, bilancit të vdekjes tragjike të katër policëve i shtohej plagosja e Dajtit, vrasja e Marës dhe vënia në pranga e Xhorxhit.
I katërti i dyshuar
“Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Është e tmerrshme që humbën jetën katër kolegë të mi”, - thotë ende i tronditur punonjësi i policisë, pjesë e këtij operacioni fatal të mesditës së djeshme në Durrës. Ndërkohë, nga të tjera burime të rezervuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mësohet se një person i katër mund të ketë ndihmuar Ledion Marën për ekzekutimin e dy policëve para lokalit. Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa pika gjaku, që mund t’i përkasin këtij njeriu, për të cilin u zhvilluan disa orë kërkime nga RENEA, të cilët kishin bllokuar zonën përreth dhe po realizonin krehjen e zonës. Agjentë me antiplumb, të cilët ndihmoheshin nga një qen policie, blinduan për shumë orë vendin e ngjarjes, deri në afërsi të orës 19:00, pothuajse shtatë orë pas tragjedisë, ku katër policë humbën jetën.
Familjarët
Kujë dhe dhimbje në morgun e Durrësit
DURRËS - Në morgun e spitalit të qytetit të Durrësit, pjesa hyrëse është blinduar nga familjarët e katër policëve të vrarë. Kuja dhe vajtimi i prindërve, motrave, vëllezërve e bashkëshorteve të viktimave arrin kulmin, teksa kthejnë sytë nga qielli dhe i luten Zotit që ajo që kanë mësuar të mos jetë e vërtetë, por veç një makth! Të afërm që mbajnë njëri-tjetrin, gra që zvarriten të futen brenda në morg e kërkojnë mëshirë që të shikojnë për herë të fundit vëllezërit apo burrat e tyre. Në morinë e vajtuesve, hidhërimi i një burri të moshuar mbizotëron mbi lotët e të tjerëve. Është i ati i njërit prej punonjësve të policisë, që vdiqën teksa tentonin të vinin në vend drejtësinë. Askush nuk të thotë se kë vajton, pasi ngashërimi nuk i bën të qarta fjalët që dalin nga goja e tij. Dhe teksa të tjerët i kërkojnë që të bëhet i fortë, për hatër të nipërve që vdekja e të birit i ka lënë pas, ai thotë: “Si mundet një baba që të varrosë të birin? Ku e keni parë ju këtë”?! Pak metra më tutje, një grua rreth të 30-ve mbahet fort prej krahësh nga dy djem të rinj. E ruajnë që të mos futet brenda në morg. U përgjërohet që të shikojë edhe njëherë burrin. Por dhimbjen e saj e shikon te shumë të tjerë. Asnjëri prej tyre nuk e mban dot veten, edhe pse përpiqen që të mbajnë me kurajë njëri-tjetrin. Dhe teksa minutat kalojnë, ambulancat bëhen gati për të transportuar trupat drejt Tiranës, për t’iu nënshtruar ekspertizave mjeko-ligjore. Rreth orës 18:00 të pasdites, katër autoambulanca u nisën nga spitali i Durrësit drejt kryeqytetit, ku ditën e sotme do të zhvillohen homazhet dhe ceremonitë mortore.
-
26553 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version




del.icio.us
Digg