Hyrje | Kronike | Minoreni ther bashkëmoshatarin me thikë

Minoreni ther bashkëmoshatarin me thikë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

ELBASAN - Ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit, ku protagonistë të përdorimit të thikave kanë qenë adoleshentët, u është shtuar edhe një tjetër episod i rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në afërsi të Kryqëzimit të Cërrikut, në Elbasan. Një i mitur 13-vjeçar ka therur me thikë një tjetër fëmijë 12-vjeçar, duke i rrezikuar atij jetën.

Seksioni Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit është duke hetuar rastin e minorenit K. Ll., 13 vjeç, me banim në lagjen “Shën-Koll” në Elbasan, i cili mësohet se ka qëlluar dy herë me thikë 12-vjeçarin me inicialet Xh. H., me banim në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Sipas të dhënave paraprake, grindja mes dy fëmijëve ka ndodhur për motive banale. Fillimisht ata kanë këmbyer fjalë fyese mes tyre, por më pas 13-vjeçari ka nxjerrë nga brezi thikën dhe ia ka ngulur dy herë në trup kundërshtarit 12-vjeçar, duke i shkaktuar atij plagë të thella shpuese. Adoleshenti ka rënë pa ndjenja në tokë. Kalimtarë të rastësishëm e kanë dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik. Pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital, ai është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për një shërbim më të specializuar.

Pas veprimit të rëndë, 13-vjeçari K. Ll. është larguar nga vendi i ngjarjes. Por pas pak është ndaluar nga uniformat blu. Gjatë kontrollit, policia ka mundur të gjejë thikën, me të cilën minoreni kishte kryer krimin. Mjeti mprehës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Për shkak të moshës së vogël, 13-vjeçari është në hetim në gjendje të lirë. Ndaj minorenit është ngritur akuza e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë. Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit, e cila është e specializuar për gjykimin e çështjeve me protagonistë fëmijët.

Marsela Kalaja

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Email shokeve
  • print Print version
  • Plain text Vetem tekst
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0